SHBA ka dijeni për kanabisin dhe implikimin e Ramës, Tahirit

SHBA ka dijeni për kanabisin dhe implikimin e Ramës, Tahirit

Nga Kastriot Islami - 14/10/2016

Pyetjes përse hesht SHBA lidhur me kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri i jep përgjigje eksperti amerikan i çështjeve të sigurisë Bill Coëan. Madje ai shkon edhe më tej duke treguar se janë Rama, Tahiri dhe familjarët e tyre që kanë shndërruar Shqipërinë në një strehë të drogës, në vendin e parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe tranzitimin e drogave të forta.

Ky ekspert i çështjeve të sigurisë, pasi evokon rrezikun e kthimit të Shqipërinë në hallkën më të dobët të NATO pikërisht për shkak të kultivimit të kanabisit jep edhe kohën e mënyrën e “zgjidhjes amerikane” për të mos lejuar Shqipërinë të destabilizohet apo të kthehet në një terren ku simpatizantët e ISIS pasurohen dhe veprojnë me fitimet nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri. SHBA do të veprojë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale duke i kërkuar Kongresit amerikan të kryejë një hetim ndërkombëtar për lidhjet e politikanëve të lartë me krimin, korrupsionin dhe kultivimin e kanabisit.

Tanimë eksperti amerikan i “armatosur” me te gjithë informacionet publike, konfidenciale dhe eventualisht inteligjente ka bërë një analizë të plotë, të thellë dhe të gjithëanëshme të dukurisë së kultivimit të kanabisit në Shqipëri, një analizë realiste, e cila ndodhet mbi tavolinat e politikë-bërësve dhe vendimmarrësve amerikanë, të publikut amerikan por edhe atyre europiane, e natyrisht tanimë është e nevojshme që ky “ndriçim” të arrijë edhe vendimmarrësit e publikun shqiptar…

Momentet kryesore të analizës së ekspertit amerikan Bill Cowan (http://bloomberg.com /research/stocks/private/person.asp?personId=39422786&privcapId=102612) jepen më poshtë në formën e një “interviste” pyetje-përgjigje ku pyetjet janë të publikut shqiptar kurse përgjigjet janë marrë ekzaktësisht nga analiza e ekspertit amerikan (http://thehill.com/blogs/pundits-blog/international-affairs/300392-albania-drug-haven-is-a-nato-challenge-for-next)

Pyetje 1: A kanë dijeni në SHBA për kultivimin e kanabisit në Shqipëri?  Kur do të merret seriozisht SHBA me cështjen e kultivimin e kanabisit në Shqipëri?

Përgjigja e ekspertit: Në Uashington, kohët e fundit kthimi i Shqipërisë në një strehë droge, ka qenë jashtë fokusit së politikës por është evidente se ka nevojë për vëmendje të menjëhershme. Menjëherë pas zgjedhjes se Presidentit në SHBA…

Pyetje 2: Përse kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një çështje kaq e mprehtë për SHBA?

Përgjigja e ekspertit: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të tolerohet që ajo të kthehet një hallkë të dobët dhe e destabilizuar e aleancës. Dhe kjo për shkakun se Shqipëria është shndërruar në një Meksikë dhe Kolumbi në Ballkan.

Pyetje 3: Vetëm SHBA ka dijeni për kultivimin e kanabisit në Shqipëri apo edhe vendet e tjera? Përveç kultivimit të kanabisit, çfarë informacionesh ekzistojnë për trafikimin e drogave të tjera?

Përgjigja e ekspertit: Këto dhe të tjera raporte, e përcaktojnë Shqipërinë jo vetëm si një prodhues të madh të drogërave të paligjshme, por edhe si vend tranzit të drogës që vjen nga Azia dhe më pas kalon në të gjithë Evropën.

Pyetje 4: Çfarë shqetësimesh krijon kultivimi i marijuanës në Shqipëri dhe tranzimi i drogave te forta përmes Shqipërisë për vendet e tjera?

Përgjigja e ekspertit: Shqipëria është kthyer në një bazë nga e cila grupet kriminale kontrabandojnë heroinë, kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme në pjesën tjetër të Evropës. Ky informacion vjen nga  Agjencia e Drogave të Evropës.

Pyetje 5: Është kjo një dukuri lidhet me veprimet e qytetarëve për shkak të varfërisë apo prapa kësaj dukurie fshihen politikanët dhe drejtuesit e shtetit? Më konkretisht, a janë implikuar shteti dhe drejtuesit e tij të lartë në këtë kultivimin e kanabisit dhe tranzitimin e drogave të forta?

Përgjigja e ekspertit: Disa raporte lidhin Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me familjarë të tyre të angazhuar fuqishëm në biznesin e drogës.

Pyetje 6: Cili është për momentin rreziku më i madh që shqetëson në këtë rast perëndimin?

Përgjigja e ekspertit: Mediat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar se simpatizantë të ISIS kanë marrë kontrollin e plantacioneve të kanabisit në Shqipëri.

Pyetje 7: Çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë se shumë qytetarë mendojnë se përderisa përendemi hesht ata mund të vazhdojnë të jetojnë më fitimet që mund të nxjerrin nga kultivimi i marijuanës aq më tepër që kanë edhe mbrojtjen e policisë, të Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit?

Përgjigja e ekspertit: Korrupsioni mund të jetë shkaktar që udhëheqësit e lartë të qeverisë mbyllin njërin sy për tregtinë e drogës, duke bërë që i gjithë sistemi i sigurisë dhe i zbatimit të ligjit në Shqipëri të rrezikohet.

Pyetje 8: Çfarë rreziqesh i kanosen vendeve të NATO e BE nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri?

Përgjigja e ekspertit: Në një kohë që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është i rëndësishëm, transformimi i saj në një strehë droge është i papranueshëm. Lidhjet e drogës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë.

Pyetje 9: Çfarë mund të bënte SHBA në këtë rast? Apo heshtja do të ishte zgjidhja e artë?

Përgjigja e ekspertit: Veprimi i SHBA do të nisë pas zgjedhjes së presidetit në SHBA dhe kjo do të jetë një nga sfidat e presidentit të ardhshëm. Kongresi dhe autoritetet amerikane  të zbatimit të ligjit duhet të shikojnë më thellë në këtë mjedis të rrezikshëm, duke përfshirë një hetim ndërkombëtar të zyrtarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe veprimtaritë terroriste.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco