Hipokrizia amerikane e ndërhyrjes ruse dhe ‘kështjellat e qelqit’

Hipokrizia amerikane e ndërhyrjes ruse dhe ‘kështjellat e qelqit’

Nga Cal Thomas - 11/01/2017

Shumë agjenci të inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin ka drejtuar një operacion sekret me qëllim diskreditimin e Hillary Clinton, duke ndihmuar Donald Trump fitojë zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Hillary Clinton ka bërë më shumë për të diskredituar veten sesa rusët, nëse do të ktheheshim mbrapsh në kohën kur ishte zonja e parë.  

Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac më 2015-në, shumica e votuesve të SHBA-së, 54 për qind, mendonin se Hillary Clinton  ishte e  pandershme dhe e pasigurt. Ndërkohë që dita e zgjedhjeve po afrohej, një sondazh i ABC Neës / Ëashington Post tregoi se 46 për qind e të anketuarve mendonin Trump më i besueshëm.

Pas kësaj ankete, doli raportit i parë i inteligjencën amerikane që dokumentonte se Rusia sulmoi Komitetin Kombëtar Demokratik dhe postoi "lajme të rreme" në mediat sociale. Kështu, edhe në qoftë se Hillary Clinton nuk ka ‘rrezatuar vazhdimisht mirësi”,  nuk do të jetë e vështirë për këdo të mendojë se janë thjesht shpifje ndaj  saj.

Ndërkohë që demokratët dhe disa republikanë përkeqësojnë marrëdhëniet me Rusinë, ata duhet të kujtojnë veprimet e dyshimta të Shteteve të Bashkuara. Presidentët nga të dyja palët kanë një histori të gjatë gënjeshtrash duke u përpjekur të diktonin kush duhet të sundojë kombet e tjera.

John F. Kennedy na kujton se : "... më 1 nëntor 1963, qeveria Vietnamese Jugut u rrëzua. Grushti i shtetit ka pasur miratimin e heshtur të administratës Kennedy. Presidenti Diem u vra, pasi ka refuzuar ofertën amerikane të sigurisë dhe nuk pranoi të japë dorëheqjen. "

Në vitin 1973, Henry Kissinger i kërkoi Presidentin Richard Nixon që të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Kili.

Presidenti George Ë. Bush filloi Operacionin “Liria e Irakut” në një përpjekje për të shpëtuar botën nga diktatori tiranian Sadam Huseinit , me pretendimin se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë, të cilat nuk janë gjetur kurrë.

Presidenti Obama minoi qeverinë e presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe çoi drejt zgjedhjes së presidentit Mohamed Morsi, lideri i Vëllazërisë Myslimane radikale. Ai u zëvendësua nga qeveria e tanishme, e instaluar nga egjiptianët pakënaqur me radikalët, pavarësisht kundërshtimit nga administrata Obama.

Presidenti Obama dhe Hillary Clinton  përmbysen diktatorit libian Muammar el-Gaddafi, i cili krijoi një boshllëk, që u mbush më pas nga terroristët të cilët vranë ambasadorin e SHBA-së dhe dy amerikanë të tjerë në Bengazi.

Presidenti Obama u kërkoi gjithashtu britanikëve  të votonin kundër Brexit dhe të qëndronin në Bashkimin Evropian.

Pra a ka ndonjë ndryshim moral nga ajo që thuhet se Putin ka orkestruar për të ndikuar në zgjedhjet amerikane?

Presidentët dhe politikanët amerikanë na kanë gënjyer për dekada të tëra, duke filluar që me  incidentin e “U-2”, të cilin  Presidenti Eisenhoëer e mohoi por pastaj u detyrua ta pranonte se një avioni spiun kishte fluturuar mbi Bashkimin Sovjetik.

"Zyrtarët e inteligjencës amerikane ndryshuan raportet e Komandës Qendrore për të portretizuar një pamje më optimiste të luftës kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri", shkruan “Nju Jork Tajms”. Dhe sic u raportua  në shtator 2015, "Një revoltë e hapur është duke u zhvilluar në kuadër të krijimit të inteligjencës të SHBA-së, me më shumë se 50 analistët veteran që akuzonin se raportet e tyre mbi ISIS-in u ndryshuan në mënyrë sistematike për të pasqyruar “versionin” e Shtëpisë e Bardhë."

Çdo përfshirje e Rusisë në zgjedhjet e nëntorit duket se shoqërohet me të informacion pazbuluar që demokratët janë duke u përpjekur ta fshejnë dhe që gazetarët e kanë humbur ose injoruar. Çfarë është më keq, veprat apo mënyra sesi këto vepra janë zbuluar?

Duke ditur ndërhyrjen amerikane  në vendet e tjera dhe  liderët e SHBA-së që na kanë gënjyer prej vitesh, ne nuk duhet të gjuajmë me gurë nga shtëpitë tona prej qelqi.

/Fox News – Përshtati Syri.net/

Lexo edhe

Komentet

Shto koment