Presidenti i ri, dorëheqja e ambasadorëve në SHBA, një rutinë…

Presidenti i ri, dorëheqja e ambasadorëve në SHBA, një rutinë…

Nga SYRI.net - 09/01/2017

Lidhur me kërkesën e stafit të Presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump  për dorëheqjen “pa asnjë përjashtim” të ambasadorëve jo të karrierës (pra të emëruar nga Presidenti i SHBA pa pasur karrierë diplomatike) të SHBA ka pasur shumë debate dhe pasaktësi. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka sqaruar:

 1. Mesazhi i nisur është diçka normale që ndodh çdo katër vjet pas zgjedhjes së Presidentit të SHBA; ky mesazh niset nga Departamenti i Shtetit me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë (zyrës së Presidentit);

2. Është një procedurë normale që të gjithë ambasadorët, e karrierës dhe jo të karrierës(pra ato të emëruar politikisht) të japin dorëheqje; dhe të gjithë e kanë bërë këtë gjë;

3. Në shumicën e rasteve (po jo gjithnjë) ambasadorët e karrierës rikonfirmohen për të qëndruar në postin e tyre;

4. Gjithashtu ka raste kur ambasadorët politikë që kërkojnë t’ju zgjatet qëndrimi për disa muaj për arsye familjare apo të tjera, shqyrtohen rast pas rasti. Në rastin konkret mesazhi ka bërë të qartë që nuk do të ketë përjashtime për çfarëdolloj arsyeje.

Për më shumë sqarime shiko linkun:

http://www.snopes.com/trump-fire-all-politically-appointed-ambassadors-unprecedented/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco