Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Teleqeverisja nuk është pune por manipulim

Teleqeverisja nuk është pune por manipulim

Nga Erion Piciri - 09/01/2017

Me qindra milion euro sa u hodhen per fasada, zyra dhe bllokimin e qendres se Tiranes mund te ishte siguar ngrohja qendrore per shkollat dhe spitalet e ketij vendi. Kjo eshte puna kryesore e nje qeverie. Investimet publike duhet te shkonin tek njerezit jo tek objektet dhe marketingu politik.

Nje vend eshte ne rrugen e duhur kur drejtohet per nga impakti ekonomik dhe jo impakti mediatik, kur cdo gje behet per te pasur efekt mbi jeten e qytetarit, jo mbi zbukurimin e imazhit te pushtetarit, kur rritet punesimi dhe investimet serioze private jo kur rripen njerezit nga taksat dhe buxheti perdoret per bashkiake dhe qeveritare qe rreken te pozojne si sipermarres, bamires, shpetimtare, nena dhe baballare te kombit.

Kjo eshte nje menyre e ulet per t'i fyer njerezit e vertete te punes qe mbajne mbi shpatulla zhvillimin ekonomik te vendit. Bolsheviket shpiken modelin ku nuk punohej por ku sajesa festohej, kur e verteta mbulohej dhe falsiteti nderohej. Nuk ecet me keshtu. Vendin e ben njeriu i zot, krijuesi, sipermarresi, intelektuali dhe jo politruket e partise qe profesion te vetem kane manipulimin dhe paftyresine.

Nuk eshte pune t'ju vesh taksa njerezve, kjo eshte gjobvenie, nuk eshte pune te luash me kameran neper kende lojrash, ky eshte manipulim, nuk eshte pune te shperdorosh taksat, ky eshte abuzim, nuk eshte pune te ndash parate e shtetit me shoket, kjo eshte kleprokraci. Pune eshte te krijosh mundesi per te gjithe, atraktivitet per investime te huaja direkte dhe te qenesishme, jo pallate ku te shumefishojne leket boset e hashashit, te marrin perqindje boset e politikes dhe te terhiqen zvarre nje jete me kredira qytetaret e thjeshte te vendit. Me propagande mbahet pushteti por nuk qeveriset vendi...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco