5 arsye pse presidenca e Donald Trump do të jetë madhështore

5 arsye pse presidenca e Donald Trump do të jetë madhështore

Nga Tim Stanley - 07/01/2017

Kongresi ka certifikuar rezultatin e Kolegjit Zgjedhor: Donald Trump do të bëhet zyrtarisht president  pas 13 ditësh. “Fundi - thonë liberalët - është afër. A do të ketë luftë mes BE-së dhe Kinës? Rusisë? E vështirë për tu thënë, zoti Trump gjithmonë sfidon pritshmëritë. Parashikimi im është se ai ndoshta do të fillojë një luftë bërthamore me një shtet që askush nuk  e pret, Izraelin,  ose Djiboutin.

Por edhe cdo shpërthim radioaktiv ka një re argjendi rreth vetes, kështu që  Presidenca e Trump mund të kthehet nga “dicka e tmerrshme’  në dicka madhështore.

Këtu janë pesë gjëra të mira që unë shpresoj se do të ndodhin nën udhëheqjen e tij.

Plani i tij tatimor rigjallëron ekonominë amerikane.  Propozimet Trump janë më ambiciozet që nga koha e Ronald Reagan, duke përfshirë një thjeshtësimin nga shtatë grupe taksash në tre  ndërkohë që taksat e korporatave do të zhyten nga 35 për qind në 15 për qind. Demokratët do ta portretizojnë këtë shifër deficititi si një dhuratë për të pasurit, por ajo ka aftësinë për të nxitur një bum investimesh dhe konsumi.

Trump do ti shkojë Amerikës një “dorë boje”. Rrugët e saj janë shkatërruar; trenat janë gati në zvarritje; aeroportet duken të pasigurt. Trump ka premtuar se të rinovojë infrastrukturën dhe se do të krijojë qindra vende pune. Fatkeqësisht, ky plan i Trump ka më pak gjasa ta shohë dritën e diellit. Shuma që  është caktuar për rindërtimin e  vendit ka rënë tashmë nga  1 bilion dollarë në 550 miliard dollarë dhe shumica e kësaj do të jenë në fakt taksa dhe ryshfet për investitorët privatë. Por fitimet financiare janë të kufizuara, kështu që nuk presin shumë entuziazëm nga biznesi.

 Aborte më të rralla. Numri ndërprerjeve të shtatëzanisë ka pësuar rënie nën Barack Obama, fatmirësisht, por demokratët u kanë rezistuar përpjekjeve për të hequr fondet publike , duke i vënë tatimpaguesit pro-jetës në një pozitë të tmerrshme. Trump dhe Kongresi republikan duhet se do t’i presin këto fonde. Kryetari Paul Ryan ka thënë se dëshiron të heqë fondet federale për abortin, gjë që është një shenjë e mirë. Lajmi vjen  pasi një raport i detajuar pretendoi se kishte prova të mëtejshme se shumë organizata përfitonin nga shitja e pjesëve të trupit. 

 Politika e jashtme amerikane është rivendosur. Unë nuk jam dakort me shumë akuza, shumë prej të cilave vijnë nga liberalët, të cilët thonë : "Unë jam i trishtuar që Trump fitoi, por të paktën ne kemi shmangur një luftë me Rusinë." Është e mundur të besojmë se Vladimir Putin nuk është “djaloshi i keq” duke pranuar se konflikti me Moskën do të ishte katastrofave për njerëzimin. Kina, ndërkohë, ka nevojë të mësojë se nuk mund ta marrë gjithmonë atë që dëshiron. Telefonata e Trump-it me Tajvanin ishte një lëvizje e guximshme dhe e shkëlqyer.

Lufta e neverishtme e  politikanve të krahut të majtë duhet të ndalet. Do të ishte mirë  të shihnim në një president që e quan terroristin-terrorist dhe Krishtlindjet- Krishtlindje. Unë mezi po pres që Trump të vishet si Babagjyshi dhe të shpërndajë dhuratat e vitit të  mbështjella mirë ...  ju e dini se ku.

/ The Telegraph – Përshtati Syri.net/

Lexo edhe

Komentet

Shto koment