A e urrejnë amerikanët Hillary Clinton? - BBC

A e urrejnë amerikanët Hillary Clinton? - BBC

Nga Jasmine Taylor-Coleman - 12/10/2016

Askush nga kandidatët presidencialë amerikanë nuk kanë qenë kaq të papëlqyeshëm sa Donald Trump dhe Hillary Klinton. Por sulmet ndaj Clinton në veçanti, e kanë kaluar limitin dhe janë duke shfaqur si një urrejtje e hapur. Pse?

Emily Longuorth, 25 vjec u rrit në shtetin jugor të Gjeorgjisë duke diskutuar mbi politikën rreth tavolinës së ngrënies me babain e saj dhe gjyshin, të dy konservatorë të patundur. Duke qenë se ka punuar si specialiste në ushtrinë amerikane, ajo është goxha e kujdesshme për mënyrën si shprehet mbi politikanët amerikanë.

Por ajo nuk e ‘kafshon aspak gjuhën’ kur flet për Hillary Clinton: "Ajo është një shtrigë, manipuluese, gruaja narciste, që nuk meriton asgjë përveç të futet në burg përjetë", thotë ajo.

Në një video, të publikuar në rrjetet sociale, Longuorth e përshkruan me "neveri" kandidaten demokrate, video e shpërndarë mijëra herë.

Ajo është gjithashtu,  zëdhënësja e një grupi që shet bluza dhe mallra me sloganin "Hillary në burg".  Clinton meriton një dënim me burg-  argumentojnë ata, për episode të tilla si polemika pronës në Whiteuater në vitet 1990, apo përdorimi i një serveri privat ndërkohë që ishte në detyrë.

Shumë amerikanë bien dakord se Clinton e ka njollosur emrin e saj në të gjitha këto polemika dhe kjo mund të ndihmojë të shpjegojë vlerësim saj aspak favorizues nga më shumë se 50% e amerikanëve.

1-Sulmi në Bengazi: Clinton ka thënë se ajo mban përgjegjësinë për sulmin ndaj misionit amerikan, që vrau katër amerikanë në vitin 2012. Disa seanca në kongres kanë dështuar të provojnë akuzat ndaj saj.

2-Përdorimi i një emaili privat: Një hetim i FBI-së arriti në përfundimin se nuk ka "prova të mjaftueshme" që do ta conin Clinton drejt një ndjekjeje penale, Ata thanë se ajo dhe ndihmësit e saj ishin  thjesht "shumë të pakujdesshëm" në trajtimin e informacionit të klasifikuar

3-Fondacioni Clinton: Pyetjet mbi marrëdhëniet potencialisht të papërshtatshme me zyrtarë të pasur dhe biznese të huaja kanë ofruar një terren ‘pjellor’ për Trump, por fushata e Clintonit ka theksuar ai, gjithashtu, ishte një donator në këtë fondacion. Clinton ka theksuar punën humanitare të organizatës dhe ka mohuar akuzat për korrupsion

4-Skandalet seksuale: Donald Trump ka dalë në një konferencë më të gjitha gratë që akuzojnë Bill Clinton për sulme seksual, përfshirë Juanita Broaddrick që pretendon se Bill e ka përdhunuar gjatë fushatës.  Clinton-ët kanë insistuar se akuzat janë të pabaza, edhe pse ish-presidenti ka pranuar se kishte pasur marrëdhënie intime me disa prej tyre.

Por kritikët më nuk e mbështetin llojin e gjuhës ekstreme që është përdorur në rrjetet sociale duke argumentuar se kanë shkelur "standardet e komunikimit"

Longuorth për shembull, është pjesë e një grupi të vogël por të zhurmshëm radikal në skajet e Partisë Republikane.Disa veshin bluza që shkruajnë se Hillarin është një e “përdalë” dhe ka nga ata që e përshkruajnë si "shërbëtore e djallit" dhe përdorin hashtage si #Killary në mediat sociale.

Trump është gjithashtu në qendër të përbuzjeve, më keq akoma, ai është krahasuar me Adolf Hitlerin dhe është akuzuar për çrregullim personaliteti.

"Unë i kam parë të dy kandidatët të sulmohen në bazë të karakteristikave fizike, të dy të sulmohen në bazë të personalitetit, të dy të sulmohen në bazë të vendimeve të kaluara", thotë Jennifer Mercieca, një historiane e retorikës politike amerikane.

"Ndryshimi është se është se Clinton është sulmuar për faktin e të qenit grua, por Trump nuk është kritikuar ‘pse është mashkull . Duke qënë se ajo është kandidatja e parë femër për presidente, njerëzit e kanë të lehtë ta kritikojnë me anë të fyerjeve gjinore”, argumenton ajo.

Shumë nga fyerjet e drejtuara ndaj Clinton sillen rreth skandaleve seksuale të bashkëshortit të saj në vitet 1980 dhe '90. Vitin e kaluar, vetë Trump ripublikoi në Twitter komentin: "Në qoftë se Clinton nuk mund të kënaqë burrin e saj, çfarë e bën atë të mendoj se mund të kënaqë Amerikën?", koment që e fshiu shpejt.

Madje disa kritikë janë fokusuar në rolin e saj të dyshimtë në skandalet seksuale të Bill Clinton, në të cilin ajo akuzohet se është përpjekur t’u mbyllë gojën grave të përfshira  dhe i ka përndjekur për vite të tëra.

Në një film të kohëve të fundit, “Amerika e Hillary-iy: Historia e fshehtë e Partisë Demokratike”, Dinesh D'Souza, një shkrimtar konservativ, argumenton se Hillary Clinton e inkurajoi burrin e saj për të fjetur me gratë e tjera.

"Ajo e ka orkestruar të gjithë këtë! Ajo përdori varësinë e tij për ta bërë Billin të varej nga ajo!”, thotë ai.

D'Souza gjithashtu përforcon idenë se ajo është “aq çmendur pas pushtetit sa është e paprekur nga ndjesitë normale njerëzore si dashuria, besnikëria dhe xhelozia."

Përshtati SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco