Ku u zhdukën shqiptarët!?

Ku u zhdukën shqiptarët!?

Nga Masimmo Cirri - 12/10/2016

Analiza e integimit të shqiptarëve botuar në portalin italian IlPost.it 

A ju kujtohen shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Më përpara nuk ishin e pastaj aty për aty, ishin të gjithë këtu. Erdhën të imbarkuar mbi anije dhe ishin aq shumë saqë edhe anijet vetë nuk dukeshin. Si në një pemë e vitit të ri e rregulluar bukur, me dekorime, dritat llamburitëse, e dritat shumëngjyrëshe të cilat e mbulojnë të tërë pemën aq sa ajo nuk duket më. Si pemët e vitit të ri të të pasurve. Por nuk ishin të pasur të shqiptarët, ishin një mal me njerëz të varfër që ishim kapur ku të mundeshin. Ishin të shumtë shqiparët dhe kishin ardhur këtu? “Po tani?”- pyesin gazetat dhe e pysnim veten pak nga të gjithë.

“Po tani cfarë do të bëjmë me këta shqiptarët? Ku do ti vendosim, si ti sistemojmë? A kemi vend? A nuk do të ishte më mirë që ti kthenim nëpër shtëpitë e tyre në Shqipëri? Disa edhe i kthyen, por ata u kthyen prap. Ose nëse vertet duhet të bëjmë dicka, a nuk do të ishte më mirë që ti ndihmonim në shtëpinë e tyre dhe kështu ata nuk do të vijnë më këtej? Sepse këtu në vendin tonë kemi shumë probleme tonat dhe nuk do rrimë tani të integrojmë edhe shqiptarët. Ishin të shumtë ata që thonin, provojeni të integroni një shqiptar. Sepse shqiptarët janë shqiptarë. A e dini se në vitin 300', një shqiptar i shkeli këmbën një shqiptari dhe që prej asaj kohe ata vriten rregullisht me njëri tjetrin, nga babai tek i biri, nga nipi tek nipi vetëm për hakmarrje? Vriten madje edhe mes kushurinjsh. Hakmarrje shqiptare, çfarë integrimi po thua. Janë të dhunshëm shqiptarët, janë të këqinj. S'bëhet fjalë për ti integruar, ëshë një pushtim, është një kërcënim, një rrezik nga i cili duhet të mbrohemi”. Ishin gjithandej, shqiptarët, nëpër gazta, nëpër porte, tek semaforët, në majë të shqetësimeve tona.

Ndërsa sot mendoni pak, ata janë zhdukur. Po kur ikën? Po tani ku janë?

Janë akoma mes nesh. Janë plot 482.959. Janë komuniteti i qytetarëve ekstrakomunitarë më i madh prezent në territorin nacional. Vetëm marokenët janë diçka më shumë, por vetëm pak më shumë.

 Por ama le të jemi të ndershëm, shqiptarët janë zhdukur. Nuk janë më nëpër gazeta, as nëpër porte të kacavjerrur nëpër anije, dhe as në majën e shqetësimeve tona. Shqiptari i fundit për të cilin kam lexuar në gazetë ishte Altin Prenga, një kuzhinier i famshëm. Ai tregonte se kishte mbërritur me anije, se i kujtohej dita që kishte vendosur të nisej. “Një shoku im i klasës, duke kaluar me makinë më vëllain e tij të madh më ulëriti nëse doja që të shkoja në Itali”. Vrapoi t'ia thoshte mamasë: “Mamaja ime qante, ndërsa unë për një orë isha bërë gati duke u hequr edhe si kurajoz. Sapo i ktheva krahët mamasë time, buzët më dridheshin në një miks mes dhimbjes, gëzimit dhe emocionit”. Altini tregonte për peshkarexhën në të cilën ishte sëbashkur me 150 persona të tjerë. Tregon për kutërbimin e aromës së naftës dhe të të vjellurave. Tregon sesi kishte punuar fort nëpër restorantet italiane, duke e filluar sëpari me larjen e pjatave. Ishte një klandestin. Altini e tregon këtë sepse është jeta e tij dhe i pëlqen të tregojë për atë që ka hequr për tu shëndrruar në atë që është sot. Ai e njeriut që ia doli në jetë. Por kjo neve sot duket se nuk na interson dhe aq shumë. Sot prej tij duan të dijnë vetëm sesi i përgatit pjatat e tij.

Harruat që është shqiptar. Nuk na intereson më që është shqiptar. Ku përfunduan shqiptarët?

Në këtë vend janë rritur shumë intoleranca dhe bezdia. Por ama nuk gjendet as edhe një për be që të jetë racist me shqiptarët.

Po si u zhdukën shqiptarët? A u tretën? A mos vallë janë integruar? Nëse përballemi me të dhënat mund të kuptosh se ata kanë filluar te zhduken, shqiptarët, nga kryqëzimi mediatik, nga epiqendra e problemit, nga frustrimi i vazhdueshëm “cfarë do të bëjmë me ta”, kur thjeshtë kanë ndryshuar ca ligje për vajtjen dhe ardhjen nga Shqipëria në Itali, kjo është bërë një gjë normale. Që mund të bëhej thjeshtë duke blerë një biletë e duke hypur në një target. Një anije normale. Një kabinë apo një vend një direk. Jo një anije e mbuluar me trupa që rrezikonte të fundosej. Sepse fundoseshin herë pas here anijet e shqiptarë. Dhe vdisnin shqiptarët.

 Tani nuk vdesin më. Ikin dhe vijnë, lëvizin. Hapin restorante, si Altin Prenga, çelin.

 Ja pra mund të themi që integrimi më i vështirë i ditëve tona, mundësia për të interuar për dikë që vjen nga një vend tjetër ndryshon pak, pushon së qenuri një problem, vetëm atëhere kur nga këto vende mund të shkohet e me mund të vihet.

Kur e mendon, çfarë integrimi që është të shkosh e të vish. Njerëzisht, kaq banale, ndoshta të zë pak deti por ama pa qenë nevojë për të humbur jetën.  

Përgatiti SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco