Referendumi i Italisë, sfida e ardhshme e Evropës në luftën për mbijetesë

Referendumi i Italisë, sfida e ardhshme e Evropës në luftën për mbijetesë

Nga John Lloyd - 03/12/2016

Peizazhi politik europian i ngjan një ndeshjeje hokeji mbi bar, lojë e bërë popullore nga britanikët në shekullin e 19-të. Rregullat e saj duket mjaft të thjeshta: Lojtarët që vrapojnë për të kapur topin përmes ulje- ngritjeve në një lëndinë por si gjithçka tjetër, edhe kjo është më e komplikuar se sa duket. Hokej është një lojë pozicionesh, ashtu siç është bërë këto kohë edhe politika e Evropës.

Vitin e ardhshëm, topat duhet të kalojnë nëpërmjet një numër pengesat të rëndësishme që Bashkimi Evropian të arrijë të mbijetojë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë Bashkimi ka gjasa të rrëzohet. Një nga pengesat tashmë nuk është kaluar, zgjedhjet e qershorit në Britani  për të dalë nga Bashkimin Evropian tashmë janë parë gjerësisht si izolimi i shumicës së popullsisë,  që nuk i pëlqen të huajt. Megjithatë  ky vendim ishte mjaft ndryshe nga lëvizja që zgjodhi Donald Trump si Presidentin e 45-të të SHBA-ve. Pjesa më të madhe e britanikëve votuan për t’ia bërë të qartë BE-së se parlamenti ishte institucioni i tyre ligjbërës, jo një grumbull politikanësh konfuzë në Bruksel.

Tani pengesa tjetër është Italia. Të dielën, më 4 dhjetor, qytetarët do të votojnë me referendum mbi një propozim qeveritar për të ndryshuar kushtetutën, duke forcuar fuqinë e Dhomës së Ulët të Parlamentit ndaj Senatit. Në qoftë se Kryeministri  Mateo Renzi, humbet referendumin, të cilin e ktheu në sfidën e tij personale,atij do t’i duhet të japë dorëheqjen. Ai ka paralajmëruar me siguri të plotë se nëse referendumi dështonte do të tërhiqej dhe se qeveria do të binte. Nëse kjo ndodh, italianët do të duhet të zgjedhin me shumë mundësi një qeveri që nuk ka qenë në pushtet, (Italia ka pasur disa qeveri vitet e fundit) dhe shumë vështrime na cojnë drejt radhëve të Lëvizjes populiste me Pesë Yje. Lëvizja shtatë-vjeçare,  është bashkë-themeluar nga komediani Beppe Grillo, i cili nuk ka përvojë qeverisjeje.

E diela mund të sigurojë një goditje të  dyfishtë. Një votim i dytë për presidencën e Austrisë mund ta cojë Norbert Hoferin e Partisë së Lirisë në “Hofburg Palace”,  në qoftë se mund kandidatin e Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen. Nëse Hofer fiton, pushteti i tij kushtetues do të jetë i kufizuar, por efekti përtej kufijve të Austrisë do të jetë i madh.

Pengesa tjetër na çon në Francë dhe 23 prillin e 2017, kur do të mbahet raundi i parë i votimit për Presidentin . Ne e dimë se Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë do të nxjerrë lideren e saj, Marine Le Pen  dhe se kandidati i qendrës së djathtë do të jetë Francois Fillon i Partisë Republikane,  ish-kryeministër nën Presidencën e Nicolas Sarkozy. Ne nuk e dimë kush do të jetë kandidati socialist, por dimë që një nga presidentët më jopopullor në  histori, Francois Hollande ka vendosur të mos kandidojë.

Nga atmosfera e krijuar mund të parashikojmë se Le Pen dhe Fillon, një konservator katolik, do të nxirrje jashtë fushëbetejës çdo socialist që në raundin e parë. Estabilishmenti po përballët me një vit të vështirë dhe fitorja e Trump ka bërë që shumë komentues me ndikim ta shpallin para kohe Le Pen si fituese të mundshme. Nëse kjo ndodh BE-ja me shumë mundësi do të marrë fund. Nëse Fillon fiton, siç edhe pritet, ai do të zbatojë një vijë akoma më të ashpër mbi emigracionin dhe terrorizmit; ai ka thënë se nuk beson se në Francë, ka një problem fetar por se "ka një problem Islamik".

Loja më e rëndësishme do të luhet vjeshtën e ardhshme, në shtator, kur Gjermania të mbajë zgjedhjet federale. Angela Merkel, Kancelarja e tanishme dhe ende figura më popullore në vend, ka thënë se do të rikandidojë. Por emigracioni masiv që ajo miratoi vitin e kaluar ka “gërryer” jo vetëm popullaritetin e saj  por edhe të partisë së saj (CDU). Partia e anti-emigracionit, Alternativa për Gjermaninë, (ose AfD) , e udhëhequr nga Frauke Petry, e cila, ashtu si Merkel, u fuqizua në Gjermaninë Lindore,  është tashmë partia e tretë më popullore në vend. Ajo është në mënyrë solide kundër emigracionit, sidomos myslimaneve dhe e angazhuar për një "Evropë me shtete sovrane".

Nëse AFD-ja  bëhet partia më e madhe vjeshtën  e ardhshme ajo do të përbëjë një rrezik të vërtetë për sundimin e ekstremistëve në mbarë Europën në të ardhmen.

Por ka edhe një sfidë të mëtejshme këtë vit, e cila ose do t’i ndihmojë palët pro-europiane ose do tu japë ndihmë atyre nacionaliste. Krerët e shteteve të BE-së do të takohen më 15 dhe 16 dhjetor, kur ata pritet të diskutojnë nevojën për integrimin më të madh ekonomik dhe financiar. Ky vizion deri më tani i ka shpëtuar vende si  Gjermania, e cila refuzon të ndalë këmbënguljen për reduktimin e borxhit dhe shkurtimin e shpenzimeve.

Në qoftë se diskutimi shtyhet përsëri, ose në qoftë se është jobindës  apo përçarës, tentativea e shteteve të BE-së për tu bashkuar pas Brexit do të marrë një goditje të paparë dhe kriza do të thellohet. Bashkimi Europian duhet të kalojë nëpër të gjitha këto sfida në qoftë se do të ketë një shans për të mbijetuar dhe të jetë në gjendje të festojë 60 vjetorin e tij,  vitin e ardhshëm.

/Reuters - Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco