Opozita e Saliut ose Berisha i panënshtruar

Opozita e Saliut ose Berisha i panënshtruar

Nga Artur Zheji - 01/12/2016

Ka kaluar të shtatëdhjetat. Ka diferencë intelektuale sipërore të theksuar, nga pjesa e heshtur dhe gri e Partisë Demokratike dhe ndoshta është kampioni i vullnetit dhe i qëndrueshmërisë atletike, në të gjithë klasën politike shqiptare.

Është e vështirë të jesh edhe miku, edhe armiku i tij, sepse dukshëm është një person që mbi vetveten nuk vendos asnjeri. Dhe këtë e skalit në shprehjen: “Jam Sali Berisha unë!....”

Ndonëse ka 26 vjet që dominin politikën shqiptare, ka kaluar periudha të errta të historisë moderne shqiptare, sidomos në vitet ’97-’98, vite që duhen harruar për të gjithë. Nga Berisha në rradhë të parë.

Është ringritur disa herë, kur mendohej gabimisht, se ishte një kartë e djegur politike. Gjuhën e ka të sertë dhe e tepron në fyerje dhe përgojime të kundërshtarëve, por mbetet, pikë referimi i të gjithë Opozitës Shqiptare.

Njeriu që e imiton më shumë nga të gjithë, në brezin e ri të politikës shqiptare, është njëkohësisht edhe kundërshtari i tij më retorik, dora vetë, Edi Rama.

Debolesa e tij reale për Berishën u pa në rastin e katastrofës së Gërdecit, ku Berisha kishte lëkundje 10 ballëshe pushtetit, por Rama asokohe kishte përparësi, heqje qafe të “vëlla” Metës dhe për këtë Berisha i duhej domosdo. Dhe mbajtën njeri tjetrin në vitin 2008, duke bërë sëbashku ndryshimet Kushtetuese dhe Kodin zgjedhor, anti Ilir Meta. Berisha, nuhatës i mirë i ambicieve të Ramës, i përdori me mjeshtëri ato dhe e kapërceu me sukses të plotë, me ndihmën e kryeopozitarit, krizën e Gërdecit.

Ndërsa imitimin më të madh, Rama e realizoi në ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011, ku ai nxiti skenarin e një Lufte Civile për marrjen e pushtetit me dhunë, të ngjashëm me sulmin e Berishës, kundër Fatos Nanos, në vitin 1998, 13 vite më pas.

Rama vijon ta imitojë Berishën, duke ndjekur një qëndrim radikal, ndaj opozitës së brendshme në brendësi të PS, ku lideri është gjithshka dhe të Dytët dhe të Njëqintët, janë në të njëjtin nivel.

Berisha, mund të ishte tërhequr nga debati politik, mund të merrej me jetën e tij personale, pasi ta kishte kontraktuar pasurisht abdikimin e tij, nga e përditshmja luftarake politike. Eksponentë të Pushtetit të sotëm, parlamentarë apo biznesmenë, mund tja blenin heshtjen dhe tërheqjen nga politika, me cfarëdo cmimi të kripur dhe super të shtrenjtë.

Por ai nuk dorëhiqet, përderisa natyra ta lejojë, të ketë zë të fortë, mendje të mprehtë dhe shëndet perfekt, që e lejon të çlirojë një energji të pabesueshme, ndonëse vetmitare, në Kuvend. Berisha në këto 3 vite të vështira opozitare, mbas një rezultati elektoral dëshpërues në Qershor 2013, u mundua me të gjitha forcat që të mbajë të pacopëtuar Partinë Demokratike, ku një pjesë eksponentësh, të pasuruar bollshëm në 8 vitet e pushtetit të tij, kanë zgjedhur ose heshtjen ose flirtin me pushtetin aktual.

Por mbi të gjitha, ish kryeministri dhe ish kryetari i PD, shfaqet i panënshtruar, ndonëse të gjitha shigjetat e pushtetit të ri, politik apo mediatik, drejtohen kundër tij, ndërsa ai u qëndron përballë në mënyrë të habitshme.

Mbas vëzhgimit mëse 3 vjeçar që shqiptarët po u bëjnë qeveritarëve të rinj dhe dështimeve të krahasueshme, me vitet më të “këqia” të 4 vjeçarit të dytë, të qeverisjes Berisha, duket se për ata “djalli Berisha”, nuk është më aq i zi, sa e përshkruajnë kundërshtarët e tij politikë.

Me fitoren e Donald Trump në SHBA, pozitat e tija personale janë forcuar nga e para, në mënyrë proporcionale me dobësimin “amerikan” të Ramës.

Dhe është tanimë një e vërtetë e pamohueshme, se Berisha, mbetet dhe ripërtëritet si shtylla kryesore e kohezionit brenda Partisë

Demokratike, me tendenca të qarta tradhëtish dhe xhelozishë fraksioniste në gjirin e vet.

/360grade.al 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco