Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Nga SYRI.net - 10/10/2016

Në jetën tonë të gjithë bëjmë gabime, të gjithë bëjmë kompromise. Askush nuk është perfekt dhe sidomos kur dikush votohet për të qeverisur një lagjje, një komunë, një bashki apo edhe një komb po të doni. Sot në 2016 shqiptarët e drobitur në 25 vite shumë herë më shumë se në 104 vite shtet, nuk po i besojnë dot më syve. Shqiptarët që u votuan për ti qeverisur, u janë turrur shqiptarëve që i votuan për të qeverisur. Të tillë janë dhe gazetarët, edhe ata janë votues, edhe ata janë shqiptarë, edhe ata hanë buke e pinë ujë.

Por vakti i ditës për ta është bërë më i hidhur sesa ai i lypsarit, më i pakapërdishëm sesa sadakaja e falur pa zemër, më e hidhur se buka me myk që hanë të gjithë shqiptarët sot. Sot gazetarët e Shqipërisë janë murit i fundit që nuk po shkallmohet me buldozerët e paarsyes, por po çmontohet tullë për tullë. Po grryhet gramë për gramë harasanja që e mban të ngjitur këtë mur dhe kjo harasane për ne është mundësia me folë, hapësira me mendu, liria për me u shpreh, e mungesa e frikës për për ta shpall të vërtetën tonë.

Jo gjithëmonë si etaloni i pamohueshëm, por e sigurtë që është e vemtja e vërtetë që shqiptarët mund të mësojnë sot e gjithë ditën në një qark që po mbyllet dhe ata do të izolohen njëherë e mirë aty. Sali Berisha ka bërë gabime të tilla, Fatos Nano gjithashtu edhe Ilir Meta ka mëkatet e veta e Edi Rama gjithashtu. Por ajo që po bën Erjon Veliaj ia kalon të gjithave. Para Veliajt edhe Gëbelsi i Hitlerit shfaqet si një ëngjëll i lirisë së fjalës. Para Erjon Veliajt, Berisha Meta, Nano e Rama bashkë duken fillestar të një të keqje që edhe në ligësinë më të madhe ata nuk do ta kishin menduar. Erjon Veliaj nuk e vrau Ardit Gjoklajn 1 muaj më parë në Sharrë, edhe pse ai ia ka dhënë lejen e shfrytëzimit pa kriter kompanisë 3R të kryetarit të PS-së së Peqinit.

E sigurtë është që këtë ai e ka bërë me urdhër të Edi Ramës, siç po merr edhe të gjitha vendimet e tjera që ditën e zezë që tiranasit e votuan për të qeveriur Tiranën. Ashtu si edhe vendimin për ndërtimin e parkut të lojrave që vendosi të tërhiqej derisa Rama e kapi për veshi dhe e detyrojë ta çontë shkatërrimin e kodrave të Liqenit deri në një. Por ajo që Veliaj bën pa urdhërin e Ramës vetëm me zellin e vet, është mbulimin e gjurmëve të ujkut me lepur në bark që lë pas maskarallëku dhe pangopësia.

Erjon Veliaj ka kohë që i zhbën fajet Ramës duke bërë faje më të mëdha vetë, dhe për këtë nuk ia ka fajin askush.

Erjon Veliaj ka kohë që i hyn në borxh njerëzve që nuk ia kanë borxh personal atij, porse me punën e tyre kundër zullumeve të pushtetit që keqpërdor Erjon Veliaj dhe shefi i tij, ata sot janë të papunë. Një gazetar i papunë nuk është thjeshtë një gazetar pa bukë, por një i aftë më pak në vendin ku “punë për të vërtetën ka, por duhen profesionistë”. Një gazetar i përdhunuar pse guxon të thotë të vërtetën që Veliaj do ta mbulojë sot, nuk është thjeshtë një hall i zgjidhur Lalit për momentin, por një problem sa vetë jeta politike që Erjoni nesër në opozitë (sepse ai do të dalë një ditë në opozitë)  që ai do ta qajë me pika loti sepse do ta ndjekë pas si një mallkim. Mbyllja e emisionit Publicus dhe largimi nga puna e Alida Totës si kryeredaktore nga A1News, vetëm sepse ata e hetuan vdekjen e Ardit Gjoklajt jo si një incident në kodrinë e vdekjes por si një vrasje të paralajmëruar të një shoqërie të tërë, janë vepra të pastra kriminale të Erjon Veliajt.

Po aq kriminale sa edhe vdekja e Arditit, po aq kriminale sa edhe dhënia e tenderave pa hesap e me letra bakalli nga bashkia siç argumenton edhe BIRN. Si ka mundësi që veprimtari i shoqërisë civile MJAFT u shëndrrua në ndëshkuesin e çdo fenomeni civil që ai e konsideron rrezik? Si ka mundësi që djali i vogël i dikurshëm që shiste fiq, nuk ka asnjë ndjeshmëri njerëzore për djalin e vogël që vdiq duke mbledhur plehra? Si ka mundësi që jetimi me fat ka vendosur ti heqë çdo mundësi për të funksionuar si normale një shoqërie orfane pa fat? Çfarë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj që po promovon antivlerat që shkatërrojnë një shoqëri si model suksesi?

A je njeri ti, a s’je?!...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco