Shqipëri 2016!

Shqipëri 2016!

Nga Hysni Gurra - 09/10/2016

Nga Hysni Gurra

Shqipëria, vendi i bashkëjetesave të pamundura! Aty ku një ithtarë i republikës, nuk e ka për gjë të lidhë në kurorë bash vetë Mbretin. Aty ku një shtetar i majtë privatizon asete publike shumë herë më shumë se një i djathtë.

Aty ku ulje e borxhit publik quhet shlyrja e borxhit me borxh. Aty ku kanabisi, prostitucioni dhe plehrat cilësohen si industria më e rëndësishme prodhuese e vendit. Aty ku ligjin e dekriminalizimit dhe reformat e drejtësisë i votojnë , me zell të pashembullt, vetë kriminelët e trafikantët. Aty ku media vizive është kthyer në një "DVD" të partive politike.

Aty ku mund të kesh mesatare notash '9.9' dhe mund të mos fitosh një shkollë të lartë. Aty ku shëndetësia falas, suksesin më të madh të saj ka nxjerrjen e burrave shtatzënë. Aty ku çdo punë quhet reformë dhe çdo "reformë" quhet si e para në llojin e saj në 25 vitet e fundit. Aty ku gjenerata e tashme është më e korruptuar se e shkuara dhe gjenerata e ardhshme si punën e parë që bën në jetë është kultivimi i kanabisit.

Aty ku shembet një monument kulture dhe ngrihet një kullë. Aty ku llotaria amerikane është kthyer në "sport" mbarë popullorë. Aty ku librezën e parë të punës e fillon si ministër apo nëpunës i lartë shtetërorë. Aty ku më shumë punë zgjidh në kafe se në punë. Aty ku shifrat janë më të forta se faktet. Aty ku teologët bëjnë politikanin dhe politikani i bën të dyja. Aty ku drejtësia është më e shtrenjtë se vetë ari. Aty ku plehrat dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme. Aty ku qeveria le pa punë bojaxhinjtë. Aty ku të gjithë japin mend e askush nuk merr.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco