Letër e hapur Liburn Aliut

Letër e hapur Liburn Aliut

Nga Ilir Babaramo - 22/03/2018

Liburn, miku im

Kurrë nuk e kisha menduar se mund të komunikoja me ty në të tilla rrethana. Ca më tepër kur besoja se Kosova është një vend i lirë, madje aq i lirë sa komuniteti ndërkombëtar mund të aplikojë në Prishtinë gjithë klauzolat e mundshme të të gjithë konventave, traktateve, parimeve që bashkësia ndërkombëtare mëton për ta bërë botën tonë më të mirë. Të jem i sinqertë, shpresa ime shkonte deri aty sa mund të besoja që Kosova ishte një mundësi për të provuar se mund të ndërtohet diçka përtej urejtjes, përtej klisheve të luftës së ftohtë, përtej ku e di unë çfarë. Sepse është një shtet që ndërtohet nga e para, që ndërtohet në shekullin XXI, që ndërtohet me drejtësi.

Liburn, ajo që ka ndodhur sot në parlamentin e Kosovës nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e njerëzimit. Të arrestosh deputetë të parlamentit pikërisht në sallën e parlamentit nuk e ka bërë as Stalini madje as Hitleri. Të shtatë ju deputetët e Vetëvendosjes që u rrëmbyet sot mes tymit lotësjellës nga salla e parlamentit për tu çuar në dhomat e paraburgimit dhe nesër do të dilni përpara një gjykatësi milioner por me këpucë me baltë, beqir beqir e ka emrin në mos gabohem për këtë jam I sigurtë. Jam i sigurtë se kjo ka për të ndodhur, sepse drejtuesit e Kosovës prej kohësh kanë pranuar paktin e heshtur: të bëjmë plaçkë dhe të firmosim gjithçka na kërkohet duke mbyllur sytë. Sepse aktualisht Kosova është një sofër qorash, një kombinim lufte bandash, që kush ia arrin të dalë në krye, të mbyllë pazaret mes gjithë trimave, të blejë heshtjen e ndërkombëtareve, madje të ndajë tregun me banditët e serbëve të veriut.

Liburn,

Po çfarë dreqin doje të shkoje në burg, në një burg shqiptar. Nuk të kanë mjaftuar 12 vjetët e burgut të babait tënd, veprimtarit të madh për çështjen e Kosovës, Ali Aliu? Nuk të mjaftuan katër vite burg që bëre nën Serbi? A e mban mend se si në mënyrë perfide serbët të mbyllën fiks në të njëtën qeli ku vuante dënimin babai yt? Përse duhet të jesh aq idealist sa gjaku yt Afrin Zhitia? Përse duhet ta dëgjosh axhën Zenel Kelmendi? Dhe tani je në një burg shqiptar. Kohë pazaresh dhe ti nuk po din të orientohesh. Ti dhe miqtë e tu të Vetëvendosjes.

Përtej humorit të zi dua të them se ne shqiptarët po hyjmë në një cikël suisidal. Me lehtësinë më të madhe po falim 8200 ha të republikës së Kosovës. Edhe qentë e Sharrit e dinë parimin e Badinter, ministrit të drejtesisë së Miteranit. Sipas këtij parimi, të fiksuar nga ndërkombëtarët, kufijtë mes entiteve të Jugosllavisë kthehen në kufij shtetërorë. Këtë parim ju të Vetëvendosjes mbrojtët. Eshtë një parim që nëse lëshohet për Malin e Zi vaj halli se cfarë ndodh kur të vijë moment I negocitatave me Serbinë.

Dreqi e di se cfarë pazaresh ka bërë Thaçi. Situata aktuale është shumë interesante. Janë bërë bashkë ata që nuk besoheshin se mund të ishin në një krah të përbashkët të parlamentit, Thaçi e Haradinaj. Kontributi I Haradinajt në luftë të imponon. Mjafton ajo natë kur komandantit të zonës së Dukagjinit i duhej të mbante në shpinë vëllain e vrarë në kufi për të kuptuar tragjicidetin e familjes së tij.

Por jemi 20 vjet më vonë. Në seancën që diskutohej kufiri Ramushi kotej në kollutkun e kryeministrit. Dhe për qamet se e trembte gjumin. Fola për Ramushin se kontributin e Thaçit e kemi parë në Tiranë me ndërkombëtarë e gazetarë. Për hir të vërtetës në atë periudhë Bukuria Gjonbalaj ishte më efektive se Hashimi.

Sot nuk ka asgjë për tu shqetësuar nga qëndrimi I ndërkombëtarëve. Gjithë ata komandantët që tani flasin në emër të ambasadorit e mbajnë mend Robert Gelbard. Ishte I dërguari special I Klinton për Ballkanin. Gelbart I quajti ata terroristë në mars të vitit 1998. Kaluan tre muaj dhe një tjetër I dërguar special I Uashigtonit, Ricard Hollbruk doli në foto me përfaqësuesin e UÇK. Qëndrimi I SHBA u përmbys. Ka qindra raste në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare kur SHBA ka ndryshuar qëndrim. Ka mbështetur ata që mund ta kritikonte më parë mjaft që intersat strategjike të jenë të njëjta. People counts.

Nejse Liburn, tani duhet të jesh në ndonjë komisariat të shtetit që ti dhe familja jote ka berë gjithçka që të krijohet. Nuk po hyn në burg se ke vjedhur a ke vrarë. Të ishe pjesë e klanit “Pronto” tani do ishe duke shijuar oxhakun në ndonjë vilë në Gërmi. Të mbyllën në burg për një arsye të thjeshtë . Nuk do që të falësh territor të Kosovës. Duhet të kesh shumë kahare. Me ata titistët e LDK pazari është I qartë. Gjithmonë kanë qenë cheap. Të gatshëm të ulin brekët në çdo cep ure. Drama është me ata të krahut të luftës. Ti vuan kur mendon si mund tu jetë dhjamur kaq shumë truri dhe trupi atyre që I kanë shtënë dy pushkë. Mos u trishto. Ka patur vite të mamuthëve por kohë të tyre s’pati kurrë, thotë Kadare. Mamuthët e PDK votuan jo për Kosovën. Ngritën kartonin për tagjinë personale. Për të mos humbur privilegjet.

Liburn,

Ti I përket një subjekti politik që ka një avantazh të jashtëzakonshëm. Dhjami I komandatëve u ka shkaktuar diabet dhe zor se shkelën më në zyrat e qeverisë për shumë vjet. Ata sekretarët e rinisë që po shfaqen në LDK gjithmonë janë një vagon që I bashkohen trenit. Ju thjesht qëndroni këta që jeni. Gjithcka tjetër është detaj.

Përqafime

Iliri

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

alfons28/03/2018 19:20

nuk besoj se amerika qe derdhi mijra raketa e miliona dollar per te liru kosovaret, ja paska me hile tani..gjithsesi ato toka jane te shqiptarve ne dy anet e kufirit .ska asnje drame.me respektin per artikullshkruesin qe besoj se ska informacionin e sakte

Daj Jaku22/03/2018 17:09

E bukur. Madhështore, Shqiptare, Kosovare.

Shto koment

Denonco