Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

A po shpërthen shteti-piramidë, që ka ngritur Edi Rama?

A po shpërthen shteti-piramidë, që ka ngritur Edi Rama?

Nga SYRI.net - 21/03/2018

Me shpejtësi po zbulohet se në 5 vitet që Edi Rama ka drejtuar vendin, duket se ka ngritur një shtet-piramidë i cili sipas të gjitha të dhënave që vijnë këtë herë nga institucionet përgjegjëse ndërkombëtare është drejt shpërthimit. Së fundmi edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ka shpallur gjendjen e alarmit, për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Ajo po shkon me shpejtësi, drejt një krize të rëndë.

Paralajmërimet për strategjinë korruptive të PPP-ve (Partneritet Publik Privat); rritja galopante e borxhit publik; mungesa e investimeve të huaja dhe përqendrimi tek ato “fasadë”; korrupsioni i administratës; rrëmuja në investimet publike; tentative e qeverisë Rama për të shpikur një Bankë Investimesh e cila nënkupton pastrim parash etj, tashmë janë zyrtare. 

Një mision ekspertësh të Fondit zbarkuan në Shqipëri gjatë muajit Mars për të parë nga afër gjendjen e politikave ekonomike të qeverisë shqiptare. Në përfundim, ditët e fundit, FMN publikoi një raport të detajuar për çfarë konstatoi, si dhe vulosi shqetësimet dhe rekomandimet për qeverinë, të cilat në fakt janë të shumë-përsëritura për veshët e dyllosur të Ahmetajt dhe Ramës.

Ekonomia në zgrip

 FMN paralajmëron uljen e rritjes ekonomike të vendit, si pasojë e mbarimit të futjes në ekonomi të parave të huaja me mbarimin e investimeve të mëdha të infrastrukturës në sektorin e energjisë (kryesisht gazsjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit), të cilat në fakt qeveria socialiste i trashëgoi nga ajo paraardhësja. Raporti ngre alert, edhe për  mungesën e reformave strukturore, veçanërisht në sektorin e energjisë, atë të menaxhimit financiar publike. Të gjitha këto dhe faktorë të tjerë që do ti rendisim më poshtë, paralajmërojnë “ditë të zeza” për ekonominë shqiptare.

Borxh i frikshëm për të ushqyer koncesionarët

Në raportin e saj FMN thuhet hapur, se niveli i lartë i borxhit publik të vendit po rritet me shpejtësi dhe është rënduar shumë nga detyrimet afatgjata në rritje të PPP-ve. E gjitha kjo skemë që ka krijuar Rama duke u dhënë koncesione afatgjata miqve të tij në shëndetësi dhe fusha të tjera në shuma të frikshme dhe që paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë (pa ndryshuar faktikisht asgjë në “shërbimet” që ofrojnë) po krijon problem të rënda fiskale. FMN del në konkluzionin se aplikimi i kësaj skeme me PPP-të, “do të ulë investimet private në ekonomi”.

FMN gjithashtu flet me shifra konkrete duke ngritur alarmin, se borxhi publik i Shqipërisë është shumë i lartë, duke arritur 71.2 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB). Dhe kjo është vetëm maja e Ajsbergut, sepse në nivelin 71.2% nuk përfshihen detyrimet për pagesat në kuadër të PPP-ve, të cilat janë në shifra ë frikshme prej qindra milion euro.

 “Vetëm detyrimet e papaguara të qeverisë dhe pushtetit lokal kanë arritur në 1.8 përqind të PPB, pra më shumë se 270 milionë dollarë”, konstaton Fondi, duke arritur në përfundimin ogurzi se kjo gjendje e borxhit mund të bëhet e papërballueshme nëse ulet ritmi i rritjes ekonomike dhe rritet interesi i borxhit në tregje.

Investime- fasadë

Një nga pikat më të errëta që konstaton FMN në raportin e saj të fundit është edhe ajo e prioriteteve të investimeve që bën qeveria Rama. Sipas ekspertëve ndërkombëtar, qeveria sistematikisht ka ndjekur një politikë të rrëmujshme të investimeve publike të përqendruara vetëm në projekte të parëndësishme.

Nuk thuhet hapur, por duket qartë se bëhet fjalë në investimet-fasadë të së famshme; “Rilindje urbane”. Prandaj i bën thirrje qeverisë që të vendosë prioritete në përcaktimin e investimeve publike, veçanërisht në vendim-marrjen për PPP-të që do të ndërmerren.

 “Mungesa e lidhjeve infrastrukturore, informaliteti i lartë i ekonomisë, kapitali njerëzor me cilësi të varfër, mungesa e qasje në financime, si dhe mungesa e zbatimit të të drejtave të pronësisë dhe korrupsioni në drejtësi, janë pengesat kryesore për investimet e huaja dhe faktorë që minojnë konkurueshmërinë e Shqipërisë. Përmirësimi i klimës së investimeve kërkon transformime strukturore—reforma që ndryshojnë strukturën e ekonomisë dhe mjedisin ekonomik”, ngre alarmin Fondi.

Skema korruptive e PPP-ve

 Për të disatën herë, FMN përsërit kritikat për politikat qeveritare në lidhje me PPP-të. Ajo konstaton se ato përmbajnë detyrime të mëdha, të cilat paguhen në një hark kohor afatgjatë duke rrezikuar seriozisht financat e shtetit. I bëhet thirrje qeverisë sërish, që të heqë dorë menjëherë nga praktika e PPP-ve që vihen në lëvizje nga oferta të pakërkuara nga operatorë privatë. Rama jo vetëm që nuk dyshon nga ky vesh, por përkundrazi po vazhdon me shpejtësi ta thellojë skemën në çdo sektor siç ka bërë së fundmi me incerenatorët.

Bankat dhe pastrimi i parave

Për herë të parë në raportin e saj, FMN zbulon një plan të kryeministrit Rama i mbajtur i fshehtë deri dje për publikuan. Bëhet fjalë për tentativën për të themeluar një Bankë Investimesh. FMN hedh dyshime për këtë projekt duke i bërë thirrje qeverisë, që të  jetë e kujdesshme pasi përvoja ndërkombëtarë dëshmon se një praktikë e tillë mbart rreziqe të mëdha financiare, fiskale dhe administrimi.

Nuk thuhet hapur, por nënkuptohet se projekte të tilla mbështeten në pastrimin e parave dhe tashmë dihet se “financat e zeza” të prodhuara nga droga dhe korrupsioni në Shqipëri janë sheshit, në shuma të frikshme. FMN konstaton gjithashtu, se sektori bankar vazhdon të jetë i rënduar nga kreditë e këqija dhe nga pamundësia, për të ekzekutuar kolateralet që kanë garantuar kreditë e dhëna. Politikat e bankave të BE-së për të ulur rreziqet e panevojshme, mund të shtojnë trysninë ndaj degëve të tyre në Shqipëri duke i vënë në vështirësi serioze.

Më herët Fondi ka ngritur edhe shqetësimin e infiltrimit të dyshimtë në sistemin shqiptar bankar, të lojtarëve që nuk ju dihet burimi i financave pasi janë maskuar nëpërmjet kompanive offshore. Bëhet thirrje për kujdes, ndaj shitje-blerjeve të bankave në vendin tonë. Nuk përmendet me emër, por tashmë të gjithë e dinë se ky alarm i adresohet “ABI Bank”, ku bashkëshortja e kryeministrit është drejtuese kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber22/03/2018 02:58

"Bashkshortja e Kryeministrit eshte drejtuese kryesore". Pse nuk na sqaroni perse nje nga antaret e keshillit mbikqyres eshte "kryesore". Ajo nuk ka pronesi (te pakten ne documentat publike), nuk eshte as Drejtore e ABI-t, as Kryetare e Keshilllit Mbikqyres. Anetar i Keshillit Mbikqyres i ABI-t eshte edhe Mark Crawford, Shefi i Dhomes Amerikane te Tregtise. Nese autori i shkrimit ka fakte, qe vertetojne akuzen e tij, atehere duhet t'ja bashkangjise shkrimit qe te jete i besueshem, ndryshe eshte ne kuadrin e thashethemeve. Ciao

Shto koment

Denonco