A e ka të qartë Mogherini se çfarë ndodh në Shqipëri?

A e ka të qartë Mogherini se çfarë ndodh në Shqipëri?

Nga Syri.net - 20/03/2018

Sot në Bruksel, vetëm Mogherini ka qenë entuziaste për progresin e madh që ka bërë qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Ramës?! Ajo i ka kërkuar Parlamentit Europian që të hapë “pa asnjë kusht” bisedimet me Shqipërinë???!!! Sidoqoftë shyqyr që kemi Mogherinin që na i mbulon të gjithë zullumet!

Përse Mogherini vetëm Mogherini e ka kaq xhan Shqipërinë?!

Arsyet mund të jenë:

Së pari Ajo informohet vetëm dhe vetëm nga Vllahutin!

Së dyti, Ajo beson vetëm dhe vetëm se çfarë i thotë Rama!

Ne si shqiptarë do të ishim shumë të lumtur dhe do të falenderonim shumë ‘motër” Mogherinin nëse “fjalët e saj do të binin në vesh të Perëndisë” dhe Parlamenti Europian do të dëgjonte fjalën e saj, e për rrjedhojë në qershor Rama do të mund të fuste në xhep “hapjen e bisedimeve” me BE!

Ky vendim do të shpëtonte Ramën që të mos shkonte me Erdoganin apo Putin siç ka ai vetë “kërcënuar”, nëse PE nuk merr vendimin që ai pret, vendim të cilin e ka bërë publik Mogherini.

Argumentet që i ka dhënë Rama janë dy:

Së pari që “qeveria” ka kapur në Lezhë disa peshq të mëdhenj!

Së dyti, që Ditmiri dhe Kotzias, vetëm më nje drekë me peshk dhe një darkë me kërnacka, kanë rënë dakord për kufirin detar. Duke i hapur rrugën “pazarit të Korçës” mes Cipras e Ramës.

Këto dy argument e kanë bindur Mogherinin të shprehet entuziaste për sukseset historike të Ramës. Me të drejtë shqiptarët kanë disa pyetje për zonjën italiane:

  1. A e di Mogherini se Rama mburret që shqiptarët emigrojnë në vendet e BE dhe këtë Rama e konsideron sukses të qeverisë së tij?
  2. A e di Mogherini se Tahiri si ish-ministër i brendshëm është akuzuar për lidhje me klanet mafioze të trafikut të drogës dhe armëve dhe mbrohet nga Rama për të mos u dënuar?
  3. A e di Mogherini se Shqipëria me 613 kg kokainë është bërë trampolina e trafikut të Kokainës së vjen nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE? Dhe dyshimet janë se garantuesit politikë të këtij malli me vlerë 220 milion dollarë shkojnë deri të Rama apo kupola e tij e ngushtë?
  4. A e Mogherini se Arta Marku është zgjedhur duke dhunuar Kushtetutën?
  5. A e di Mogherini se janë mbyllur mbi 10 mijë biznese të vogla dhe po largohen apo shiten kompani gjigante si Sheraton, Bankers, 2 banka greke, eventualisht spitali Hygeia, e tjerë?
  6. A e di Mogherini që çfarë mendon FMN për PPP dhe borxhin publik të Shqipërisë?
  7. A e di Mogherini se Armo, uzina e vetme e përpunimit të naftës është vjedhur nga njerëz të afërt të Ramës dhe është në një borxh prej mese 700 milion euro?
  8. A e di Mogherini se Shqipëria është një nga 19 vendet më të korruptuara në Europë?
  9. A e di Mogherini se Shqipëria ja kaluar për numër emigrantësh në vendet e BE edhe Sirisë, Afganistanit dhe disa vendeve afrikane?
  10. A e di Mogherini se në Raportin e OSBE/ODHIR-it thuhet se në zgjedhjet kur Rama mori të gjithë “tepsinë e pushtetit” votata u blenë dhe votuesit u kërcënuan?
  11. A e di Mogherini se Rama kontrollon bizneset, median, shoqërinë civile, dhe së fundmi drejtësinë?
  12. A e di Mogherini se Rama është akuzuar nga një raport konfidencial i OSBE se zotëron 200 milion euro te fshehura në një llogari off shore?
  13. A e di Mogherini se Shqipëria është një nga vendet kryesore të pastrimit të parave dhe kjo do të realizohet me ndërtimin e mbi 30 kullave gjigante në Tiranë?
  14. A e di Mogherini Rama ka kërcënuar BE me bashkimin e Shqipëri-Kosovë, si jashtë ashtu edhe brënda BE?
  15. Sa e sigurt është Mogherini që Vllahutin e ka mirinformuar? Përse Mogherini e beson Ramën?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco