Rama prapë kërcënon Europën, por kërcënimi është vetë Ai

Rama prapë kërcënon Europën, por kërcënimi është vetë Ai

Nga Syri.net - 20/03/2018

Rama sot në Bruksel e kërcënoi Europën.

Ishte po e njëjta tezë: Nëse nuk na pranoni në Europë do të shkojmë gjetiu, pra me Turqinë, Rusinë apo Kinën.

Vetëm kështu mund të përkthehet thjeshtë kërcënimi i tij.

Kërcënimi i vërtetë për Europën s’janë Shqipëria e shqiptarët por qeveria Rama dhe vetë Rama. Përse?

a.   Sepse Rama është një kryeministër, i paaftë, i korruptuar e arrogant;

b.   Sepse Rama ka kapur shtetin, ka vënë nën kontroll biznesin, median, shoqërinë civile;

c.   Sepse Rama ka lidhje të fuqishme me krimin e organizuar dhe klanet mafioze,

d.   Sepse Rama ka shkatërruar shtetin ligjor;

e.   Sepse Rama ka vënë nën kontroll më së fundmi edhe drejtësinë;

f.   Sepse Rama e klientela e tij pasurohen, kurse qytetarët e papunë varfërohen çdo ditë;

g.   Sepse Rama ka rritur borxhin dhe rrënuar ekonominë;

h.   Sepse Rama s’ka model asnjë lider europian por adhuron Erdoganin, Putin dhe drejtuesit kinezë;

i.   Sepse Rama është i gatshëm të ndezë flaket e nacionalizimit e populizmit në rajon;

j.   Sepse Rama e do Europën për të shtrënguar duart e bërë foto me drejtuesit e këtyre vendeve të saj;

k.   Sepse Rama nxit qytetarët e Shqipërisë të emigrojnë e këtë e konsideron sukses të qeverisjes së tij;

l.   Sepse Rama konsumon shuma kolosale për të kompromentuar zyrtarë të lartë e përfaqësuesit e huaj.

Shkurtimisht: E vetmja pengesë e madhe e pakapërcyeshme për Shqipërinë lidhet me shqetësimin që kanë qytetarët europianë për korrupsionin e lartë të qeverisë Rama dhe kapjen e shtetit prej saj. Për lidhjet e saj me krimin e narkotrafiqet. Për mungesat e mëdha të sundimit të ligjit. Për rrënimin e ekonomisë.  Dhe mbi të gjithë drejtohen së drejtuesi i saj mburret që qytetarët e vendit të tij emigrojnë drejt BE.

Me pak fjalë: Në Shqipëri mbretëron “oligarkia, korrupsioni, krimi, nrakotrafiqet, banditizmi dhe klanet mafioze të lidhura me qeverinë”. Sadoqë Rama përpiqet ti fshehë këto probleme apo të mashtrojë drejtuesit europianë apo të komprometojë përfaqësuesit e tyre, qytetarët europianë e kanë shprehur opinionin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco