Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

‘Rana e Hedhun’ dhe gjaku i hedhur…

‘Rana e Hedhun’ dhe gjaku i hedhur…

Nga Bledian Koka - 17/03/2018

Operacioni i djeshëm i Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Lezhës me në krye, kryebashkiakun Fran Frrokaj, ishte aksioni i radhës i arrestimeve të vendorëve që akuzohen se kanë abuzuar me pronat, kryesisht ato në bregdet.

Që në nisje të këtij shkrimi dua të them se nuk ka ndërmend të bëj avokatinë e askujt. Por si një njeri i medias kam mundësinë për të mësuar veprimet në prapaskenë që e bëjnë hetimin, minimalisht të diskutueshëm. A ka patur tjetërsim, vjedhje, apo përvetësim prone publike në “Ranën e Hedhun”? Do habitesha për të kundërtën.

Zona në fjalë, është e fundmit perlë e pashkatërruar në gjirin e Adriatikut, që vështirë se ka lënë të painteresuar atë që ka patur mundësinë ta shtijë në dorë. Por deri në një vendim të kundërt, në këtë vend duhet patjetër të mësojmë standardin demokratik të prezumimit të pafajësisë. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, thotë se abuzime ka patur dhe qartazi në këtë pikë nevoja lind edhe për hetim.

Qytetarët shqiptarë, mund të shpresojnë se malet e shkresurinave verifikuese të KLSH-së kanë filluar të pinë ujë? Dyshoj fort. Dje nga zyrat e Prefekturës së Lezhës (nën timonin e PS-së), u xhirua edhe akti i fundëm i një skenari që më së paku, ka një muaj që përflitet nën zë. Pamjet e Fran Frrokajt që shoqërohej në polici, u morën dhe iu dërguan menjëherë televizionit nën menaxhimin editorial të Endri Fugës.

Shfaqja mbaroi, drejtësi u bë, shqiptarët sigurisht që nuk mund të jenë të lumtur paskëtaj. Po të doni ju them edhe emrin e kandidatit të PS-së, në zgjedhjet parakohshme lokale për Bashkinë e Lezhës, sepse besomëni, zgjedhje do të ketë. Përtej kësaj, ka diçka që prej kohësh nuk shkon në mënyrën sesi vepron Prokuroria e Përgjithshme me drejtuese të përkohshme. Ka diçka që shqiptarët e ndërgjegjshëm të cilët ende besojnë se “drejtësia është e paanshme”, e shohin sesi ajo e “erës-Marku” e ka deformuar peshoren e drejtësisë në disfavor ligjit që është dhe duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Fjala vjen, e njëjta Prokurori e Përgjithshme që iu turr dosjes “Rana e Hedhun” dje, ka vendosur të heshtë dhe të mos rihapë dosjen e gjakut të derdhur të Ardit Gjoklajt sot e gjithë ditën. Ende sot shqiptarët e ndërgjegjshëm nuk mund ta harrojnë sesi Erion Veliaj e Petrit Fusha pinë verë mbi gjakun e derdhur të Ardit Gjoklajt, dhe e mbyllën arkivolin e tij me pllakat e Sheshit “Skënderbej”.

Ndërsa dje, për “Ranën e Hedhun” Prokuroria e Përgjithshme arrestoi si bandë terroriste 23 persona me në krye, kreun e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Unë jam shumë dakord me çdo hetim dhe askush nuk duhet t’ia hedhë pa u lagur. Sot unë nuk marr përsipër të mbroj Fran Frrokun, por jam kundër standardit të dyfishtë që nuk hap apo rihap dosje për kryebashkiakë, korrupsioni i të cilëve ka vrarë një 17-vjeçar si në rastin e Erion Veliajt.

Nuk hap dosje për kryetar bashkie që kanë nxjerrë nga burgu serial killer, si Vangjush Dako. Nuk hap dosje për kryetar bashkie që kanë vjedhur prona e tendera pa fund si Elvis Rroshi. Apo sesi nuk hetohen ministrat si Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e Ilir Beqja me abuzimet në energji, me koncesionet e tyre në shëndetësi dhe me inceneratorët e Klodian Zotos.

Edhe njëherë dje radha nuk ishte e tyre, por vetëm e njerëzve të opozitës. Gjithmonë nëse radha e Prokurorisë së Përgjithshme me drejtuese të përkohshme, për “Rilindasit” do të vijë ndonjëherë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho18/03/2018 21:12

E çfare,,,,? Derdellitje,, edhe pse jane te drejta keto qe thote ky zotriu, kush e degjon, dhe vete ai e di qe nuk e ja fershellen banda e qeneve! Ore shiptarë; ky doçi me doçerit qe ka pas do ta beje Shqiperine si endhjer hoxha; Thirrini mënjes, lerini teorite pa buke e gjoja kunder bandes, sepse banda nuk pyet per keta llafolloge gazetash, duhet veprim, te cilin keta llafolloge nuk e thone! Ti biesh fyellit ne te njejten vrime asgje nuk ndyshon. Eshte e lehte dhe e thjeshte te kritikosh; e nje njeri qe thote te verteten dhe kritikon, nuk duhet te mjaftohet me kaq, sepse eshte e pa ndershme, si perpara shqiptareve edhe para vetes, por te jape mendime se si dilet nga kjo gjeme ne te cilen gjendet vendi! Mjaft me me me llafe per te cilat bastardi nuk pjerdh, por veprime duhen nga te gjithe shqiptaret dhe media e ndreshme nuk duhet vetem te flase pa dhene asnje opinion,,,,,,,,, se si dilet nga kjo krize qe po shperben Shqiperine dhe shqiptaret!

ligji 750118/03/2018 12:13

Të tërheq vëmendjen ne këtë historinë e arrestimit kolektiv të gjithë bashkisë së Lezhës, ngjashmëria me "zbulimin e grupeve armiqësore kundër partisë e popullit" që i shkrepte Enver Hoxhës të bënte herë pas here. Ngjashmëria shkon edhe tek kthimi i drejtësisë si një levë partisë. Sapo Rama emëroi prokurore të përgjithëshme Markun, nga vëmendja e publikut se çfarë do të bënte drejtësia me ministra, deputetë, kryetarë bashkishë, drejtorë policie faktorë të demaskouar të veprimeve mafioze apo të bashkëpunimit me mafien, u arrestuan dy drejtorë të opozitës që pse nuk kishin parashikuar shembjen e dheut tek dy rrugë, e tani e gjithë bashkia e Lezhës e opozitës, se paskej bërë marifete me manipulime dokumentesh për "ranën e hedhur" duke abuzuar më ligjin 7501 të para dy dekadave.
Poqese i hyhet hetimit të manipulimit me ate ligj, duke patur parasysh se e gjithë administrata e fillim viteve 90, ishte po ajo e kohës së diktaturës, llogjikisht del se autorë të atyre manipulimeve, nuk ishin ministrat e qeverisë demokratike, po pikërisht nëpunësit lokalë të ish partisësë punës që ndroi emrin në parti socialiste.
Janë pikërisht këta nëpunës që në bashkëpunim me gjykatësit punistë, bënë kërdinë duke abuzuar me ligjin në fjalë e duke gllabëruar prona publike e private me dokumenta të fallsifikuara, pa përjashtuar edhe ndonjë antikomunist të korruptuar..

lenci17/03/2018 18:42

Per krasasin....ju thoni si do zgjidhet problemi i pronave ...edi rama do zhduke ekonomikisht te gjithe pronaret e ligjshem...ata qe i quan pronare te vjeter. ne vend te tyre do vere pronaret e rinj, ata wee fituan prone me revolutcion proletar.

Ajo17/03/2018 17:28

Dihej qe kur se Arta Marku u zgjodh me 69 votat e Rilindjes se kjo do ndodhte. Drejtesi selektive. Trembje te opozites qe te mos demaskoje me asnje zullum te Edi Rames. Goditja sidomos e njerezve te Pd-se ne zonat e veriut qe akoma po mbeshtesin PD-ne. Une nuk e di eshte apo jo fajtor kryebashkiaku i Lezhes, por pse nuk u hyn asnje gjemb ne kembe Veliajt, Dakos, Sejdinit, Roshit, Pecit e sa e sa prej trimave te Rilindjes?
Pd beri gabimin me te madh qe vazhdon te legalizoje nje Parlament te kriminalizuar dhe te kapur nga Edi Rama qe prej zgjedhjes se Arta Markut ne mes tymit dhe sherrit. Duhej te ishin dorezuar mandatet!
Dhe sot nuk i ka mbetur vecse te beje statuse ne Facebook ndersa Edi Rama nepermjet Arta Markut po terrorizon opoziten dhe Jozefina Topalli me Patozin ia ngulin edhe me thelle thiken pas shpine PD ne keto dite teper te veshtira.

koment17/03/2018 14:54

Ky i fiqve ja hodhi "paq".Ai djale i shkrete e kish jeten perpara por ja preu ende pa filluar babezia e ketij te fiqve.E ke ne ndergjgjegje Erjon deri sa te kesh jete mbi kete toke, dhe sigurisht ne te tejmen do japesh llogari doemos. Sot e ke te lehte te justifikohesh me faktin se aksidente dhe vdekje ndodhin perdite. Bythlepiresit qe ke rrotull do te te mbajne ison dhe do te ta lehtesojne sikletin qe ndien, por ne fund perseri do jesh vetem dhe i vetem ne pafytyresine dhe pergjgjegjesine qe ke dhe qe kurre nuk e morre persiper per shkak te grykesise dhe pangopesise qe te karakterizon.Mjer ti dhe shoket e tu se po hyni nga rruga e gjere.

krasasi tp17/03/2018 14:09

Une nuk jam nga ata qe besoj se drejtesija ka qene apo eshte e pa aneshme.Por une besoj forte se po luftohet per kete.Duke qene Znj.Marku nji Shkodrane prej Puke dhe Z.Frrokaj nji Lezhjan prej Puke ne mund te shprehemi se Zj.Marku e filloj nga "vetja,"dmth nuk kemi nje goditje qe behet mbi baza krahinarizmi.Keto arrestime u kryen mbi bazen e dosjeve te te kopsitura nga KLSH dhe qe flinin gjume ne Prokurorine e Pergjithshme."Dosjet i gjeta midis jush".Nje mesazh qe vjene nga keto arrestime eshte se per pak toke dhe vetem per nje bashki u arrestuan dhjetra njerez.Po ne rang vendi, cfare do ndodh nese "loja" vazhdon.Po sikur abuzimi me pronat te vazhdoji edhe ne Tirane psh.Do ishte nje kokcarje e madhe edhe per gazetaret edhe per pronaret e tyre e tutje tu.Por Ju Z.Koka si gazetar i varur nga medija nuk e "kuptoni" qe u hap me kete raste nji debat,ai lidhur se si do ti qasemi zgjidhjes se problemit te pronesise.Nese e ke ndjekur, te gjithe televizionet qe bashkebisedojne me qytetaret, portalet ,kafenete dhe me mijra familje ne rrethet e tyre te brendshme e presin nje zgjidhje.Lidershipi politik e ka pergjegjesine e zgjidhjes.Ne menyren me te mire te mundshme, qe edhe " mishi te piqet por edhe helli mos te digjet".Oligarkeve, ku perfshihen se pari kuartreti mediatik ndoshta mund mos ti interesoj as debati dhe as zgjidhja.

Shto koment

Denonco