Shqipëria me qeveri të korruptuar po boshatiset nga shqiptarët

Shqipëria me qeveri të korruptuar po boshatiset nga shqiptarët

Nga Kastriot Islami - 17/03/2018

Shqipëria është një vend me regjim oligarkik. Që drejtohet nga një qeveri që paraqet interesat e oligarkisë e të korrupsionit. Një qeveri e lidhur me krimin dhe në përbërje të së cilës, në të gjithë nivelet, bëjnë pjesë individë me rekorde kriminale.

Një qeveri klienteliste, armike e meritës, aftësive dhe vlerave dhe që promovon paaftësinë e mediokritetin. Një qeveri e kultivimit të marijuanës dhe narkotrafiqeve.

Një qeveri që ka për moto: E keqja model Suksesi. Shqiptarë emigrojnë nga sukseset e Qeverisë

Një qeveri që mburret se po boshatis vendin nga shqiptarët dhe po i  detyron qytetarët e saj të emigrojnë.

Nuk ka mbetur asnjë shqiptar e tashmë edhe partner ndërkombëtar që nuk e ka të qartë se Shqipëria është një vend me regjim oligarkik, pra e qeverisur nga një grusht njerëzish të pasur, përfaqësues të interesave të krimit e korrupsionit:

Ku votat blihen dhe votuesit kërcënohen.

Ku krimi është i lidhur ngushtë me qeverinë, prandaj Rama largoi 20 profesorë nga PS dhe solli në Kuvend mbi 20 individë me rekorde kriminale dhe qindra të tjerë në administratën publike.

Ku përmes një strategjie të qartë e të mirëpërgatitur Shqipëria u kthye në kultivuesen kryesore të kanabisit në Europë.

Ku qeverinë e drejton një kupolë oligarkësh, të korruptuar dhe të lidhur me klanet e drogës, që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin kryesor transit të narkotrafikut në Europë.

Ku në qeveri bëjnë pjesë një grusht individësh të paaftë dhe që nuk realizojnë asnjë objektiv, por që janë anëtarë të qeverisë vetëm për shkak të lidhjeve klienteliste e korruptive me kryeministrin.

Ku qeveria ka vënë nën kontroll biznesin e madh duke i shndërruar një pjesë të tyre në anëtarë të kupolës oligarkike e klienteliste.

Ku shoqëria civile është nën kontrollin e qeverisë.

Ku median e kontrollon oligarkia qeverisëse.

Ku goditet opozita për tu rrudhur apo eliminuar. Dhe më së fundmi ku qeveria ka vënë nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë.

Dhe ku tentohet te kompromentohen zyrtarë të lartë në Bruksel e përfaqësuesit e tyre në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco