Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Çfarë do të mund të bënte opozita?

Çfarë do të mund të bënte opozita?

Nga Kastriot Islami - 16/03/2018

Shqipëria është një vend i qeverisur nga interesat e korrupsionit e të oligarkisë. Qeveria është e lidhur fuqimisht me krimin, deri në atë masë sa interesat e krimit janë të përfaqësuara në kuvend dhe prezentë në administratën publike. Përmes një strategjie të mirëpërpunuar, qeveria, përmes rrjetit të policisë, e ktheu Shqipërinë në vendin e parë në Europë për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Pas pasurimit të klaneve mafioze në lidhje të ngushtë me qeverisjen e vendit, ato kanë filluar ta kthejnë vendin në trampolinën më të fuqishme të trafikimit të drogave të forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Lindja dhe përfundojnë në vendet e BE.

Të gjithë këto para ilegale, qeveria shqiptare, po merr të gjitha masat për ti pastruar përmes ndërtimeve të ndërtesave gjigante, ngritjes së hoteleve luksoze, dhe realizimit të projekteve të platformës “1 miliard euroshe”. Ndërkohë ekonomia po rrënohet. Papunësia po rritet. Varfëria është rritur po ashtu. Fuqia blerëse ka rënë. Bizneset po mbyllen. Borxhi po rritet. Shqiptarët e pashpresë po largohen dhe Shqipëria po zbrazet me shpejtësi.

Pyetja e vetme që shtrohet është: Ç'duhet të bëjë opozita për ti kthyer shpresën qytetarëve?

Opozita po bën mirë denoncimin e kësaj situate të krijuar nga Qeveria Rama. Në parlament. Në konferenca shtypi. Në programet e ndryshme televizive. Dhe në takimet e kryetarëve të opozitës me qytetarët. Përfshi edhe ndonjë protestë. Këto janë të pamjaftueshme për të kthyer shpresën.

Vetëm me denoncimin e gjendjes nuk krijohet as besimi i qytetarëve te opozita dhe as shpresa që është shuar tek të gjithë qytetarët sepse ndonëse të mërzitur në ekstrem me qeverinë, nuk kanë besim te opozita.

Vetëm disa nga veprimet, pa përjashtuar asnjë nga propozimet e deritanishme, të bëra publike apo që janë në diskutim brenda forumeve partiake, që do të mund të ndërmerrte opozita, do të ishin:

hartimi i një platforme alternative të qeverisjes.

Përmes një bashkëbisedimi apo dialogu me qytetarët apo grupe të vogla interesi duhet të përgatiten mini-platforma për zgjidhjen e të gjithë halleve dhe shqetësimeve kryesore që kanë qytetarët. Këto mini-platforma duhet të jenë të thjeshta dhe të realizueshme lehtësisht dhe që të jenë të tilla duhet të jenë propozime të vetë qytetarëve apo të pranuara e plotësuara prej tyre. Duke dëgjuar prej qytetarëve sesa duke bërë deklarata, monologë apo duke ju deklamuar zgjidhje të parafabrikuara që nuk i beson më askush. Duhet hequr dorë nga premtimet e përgjithshme dhe mediatike sepse ato jo vetëm nuk krijojnë besim por në të kundërtën krijojnë perceptimin se edhe opozita sillet njësoj siç u soll maxhoranca kur kërkonte votën. Materiali duhet të jetë i shkurtër dhe i kuptueshëm, por mbi të gjitha zgjedhjet e propozuara duhet të jenë të realizueshme.

ngritja e një ekip sa më të madh, gjithëpërfshirës, të qeverisjes së ardhshme

Qytetarët do të krijonin besimin nëse do të kishin mundësi të takonin dhe bisedonin me individë që ju ngjallin shpresë. Një bashkësi individësh që njerëz do të zgjidhin realisht hallet e tyre. Prandaj e gjithë opozita duhet të ngrejë urgjentisht “ekipin e qeverisjes”. Bazuar në parimin e meritës, ku do të duhen të përfshihen individë me të aftë e me eksperiencë, me vlera e kontribute dhe të motivuar e të sakrificës për të zgjidhur hallet e shqetësimet e qytetarëve. Individë me integritet që ngjallin përshtypjen pozitive dhe shpresë te qytetarët. Ky proces duhet te jetë gjithëpërfshirës dhe përbashkues, duke përfshirë të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë tranzicionit por edhe të rinj energjikë, të shkolluar brenda vendit dhe jashtë. Nga të gjithë forcat politike opozitare që do të pranonin të bashkëpunonin.  Individët, anëtarë të ekipeve të qeverisjes së nesërme mund të propozohen apo miratohen, përmes mekanizmash adekuatë e transparentë nga qytetarët dhe jo të imponohen nga partitë apo të parashutohen prej tyre.

bashkimi i të gjithë forcave opozitare në një projekt të përbashkët

Krahas ngritjes së mekanizmave për afrimin e të gjithë kontributeve brenda çdo formacioni politik duhet të nisë një diskutim i brendshëm për ‘aleancën” e ardhshme zgjedhore dhe/ose eventualisht qeverisëse bazuar në parimet e kosto-përfitimit, natyrisht duke i dhënë me prioritet rëndësi integritetit të aleancës, respektimit të dallimeve ideore e programore dhe tentuar bashkërendimin e tyre, cilësisë dhe imazhit të ekipeve të çdo formacioni, e tjerë. Me synim maksimalizimin e suksesit elektoral. Krahas diskutimeve brenda çdo formacioni politik, dhe pasi të jenë marrë vendimmarrjet përkatëse fleksibël, duhet të nis urgjentisht procesi i konsultimeve dhe negocimeve mes formacioneve politike për të mundësuar ngritjen e një aleance efikase në të gjithë aspektet dhe solide afatgjatë.

reformimi dhe përmirësimi i organizimit partiak e elektoral

Opozita në përgjithësi dhe PD në veçanti duhen urgjentisht të merren seriozisht me ngritjen dhe vënien në lëvizje të strukturave organizative të partisë dhe kthimin e aktivizimin e tyre ne formatin elektoral adekuat, bazuar në ndarjen gjeografike sipas bashkive apo qarqeve zgjedhore, madhësisë së tyre. Ky organizim duhet të ketë për qëllim vendosjen e kontakteve të çdo individi, anëtar të kësaj skeme organizative, me të gjithë votuesit përmes një sistemi të qartë dhe të auditueshëm të “patronazhit”. Ky sistem do të mundësonte kontakte kapilare të përditshme me votuesit për një komunikim njerëzor me ta dhe për të përçuar të gjithë zgjidhjet apo grumbulluar prej tyre të gjithë propozimet apo komentet për zgjidhjen e halleve e shqetësime të tyre.

grup ekspertësh për informimin dhe komunikim me partnerët ndërkombëtarë

Ndonëse i gjithë suksesi i ardhshëm do të varje kryesisht nga veprimet e aleancës opozitare, nuk duhet neglizhuar roli dhe ndikimi i faktorit ndërkombëtar, veçanërisht i partnerëve ndërkombëtarë, aq më shumë që Shqipëria është vendi anëtar i NATO dhe mendohet të hapë së shpejti negociatat me BE, dhe në partneritet me SHBA e BE. Duhet të ngrihet një grup ekspertësh me eksperiencë e të rinj, që do të përpunonte/hartonte një platformë informimi e komunikimi me partnerët ndërkombëtarë e përfaqësuesit e tyre në Tiranë duke mbajtur kontakte të shumëllojshme për të paraqitur me realizëm situatën e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fadil Emiri19/03/2018 09:51

o tironco, o injorant dhe tu te paska djeg suma e u hodhe termo o legen tirone qe fshi prapanicen me gjethe fiku ose e la me uje te lombiku..qe edhe per te shkru nuk e ke idene. Dhe sta ma prapanica e shkru me psedudonim dhe hiqesh sikur je tironc o legen qe je msu me henger plonca te parrume e kapzerna..

safet18/03/2018 13:12

Ne shqiperi duhet revolucion i armatosur te shporrin komunizmin qe po i mbyt me fytyra te reja .te gjithe sa jane sote jane piese e pielles komuniste ,mos besoni cfar ju seririn rrokni armetr dhe i bini ati qeni (komunist)

tironci17/03/2018 15:22

Hahaha sa i paska djeg fadilit ky vezhgusi. Jep ne ti menimin tat ske pse sha robt.

Fadil Emiri16/03/2018 22:09

Vezhguesi: Lexo me vemendje shkrimin e profesorit! Nje opinion te tij modest sic thote vete. Ti nje injorant nga menyra sesi shkruan mendon, dhe pa lexuar asnje rrjesht, ben vetem monolog dhe flet me vete. Profesori flet per opoziten. Nese ti "vezhgues" qe nuk ke as guximin te vendosesh emrin kur ben komente, ben mire te largohesh nga ky vend dhe nese qendron me siguri do te fshihesh si mi haleje neper portale ose do te servilosesh sic ke bere gjithnje. Po pate prapanice dil me emrin tend dhe bej komente. Nese ke prapanice dil dhe organizo opoziten dhe mos desdellis. Nese ke prapanice trego me cilin je dhe nese nuk je me asnje mos derdellis se je vetem nje injorant qe as vete nuk e di se cfare kerkon dhe cfare do.

vezhguesi16/03/2018 19:52

Jo mor kac jo sbehet me asnje parti pa thyer bllokun biznes parti qe themeloi Ramiz Alija.
Sikur se di ti qe Shqiperine e Enver Hoxhes e trasheguan ne pasuri vetem 100 vete. Kta jane qe mbajne ne kembe kete poltike, keta bejne rruget ku i di qejfi, kta marin tendera toka asete ppv.
Asnje shenje ska pd qe te dale kunder ketij blloku e ta shkule nga rrenjet. Asnje shenje ska te behet transparence ku shkoi pasuria e komunzmit. Asnje shenje ska si do zhduket korrupsion qeveri biznes e prej tij infektohet tere shoqeria.
Nuk ka asnje shenje pd te dale kunder establishmentit por vetem rrokaden hiqja lenes e vurja prenes. Prape po erdhi pd ne pushtet do lidhet me oligarket do mare para prej tyre e do tu jape favore. Dhe njerizit mos i kujtoni budallenj po as nga Rama e as nga ju nuk shohin shtet per shqiptaret e ikin.

Shto koment

Denonco