Karta ruse ‘varroset’ nga Kongresi në SHBA, Rama vazhdon sulmin si Donkishoti

Karta ruse ‘varroset’ nga Kongresi në SHBA, Rama vazhdon sulmin si Donkishoti

Nga Shënim - 14/03/2018

Komisioni i Kongresit për Shërbimet Inteligjente deklaroi të hënën, në datën 12 mars 2018, se “nuk u gjet asnjë fakt apo provë që të tregonte ndërhyrjen ruse në fushatën e Trump dhe prandaj faza e pyetjeve për këtë hetim u përmbyll.” Konkretisht u deklarua se “nuk u gjet asnjë ndërhyrje, lidhje apo konspiracion mes fushatës së Trump dhe Rusëve”, thuhet në përmbledhjen një-faqëshe të komisionit, të cilën demokratët e kritikuan , kurse Presidenti Trump e publikoi në faqen e tij në tuiter. Kështu “u varros” thashemnaja me kartën ruse.

Natyrisht Beteja e demokratëve me këtë kartë do të vazhdojë, brënda e jasht SHBA, duke u përqëndruar jo vetëm te Trump, por edhe te ministrat e tij, këshilltarët, njerzit e familjes, te lobistët e tij për të arritur deri në Tiranë. Synimi është të goditet fuqimisht e vazhdimisht Trump, si një individ i lidhur me rusët, që është në krye të vëndit me asistencën ruse dhe që rrethohet nga individë e partner, brënda e jasht SHBA, të lidhur me rusët dhe që punojnë kundër SHBA. Njëri prej këtyre rasteve është edhe ai me “lobistët e Bashës”, agjentë të KGB (sipas medias Mother Jones të sponsorizuar nga kundërshtarët e Trump) që paskan futur në kurth kryetarin e PD së Shqipërisë, për të mos lejuar Shqipërinë të integrohet në BE.

Sulmi i Ramës me kartën ruse kundër Bashës e PD-së s’ka të bëjë aspak as me Bashën e as me PD, por natyrisht ka efekte kolaterale mbi Bashën e PD. Në fakt ky është një sulm i orkestruar nga e njëjta makineri, dhe është pjesë e strategjisë për të goditur Trump e enturazhin e tij, si gjoja të lidhur me rusët. Në fakt përmes këtij sulmi synohet të tregohet konkretisht se edhe lobisti kanadez pranë Trump është i lidhur me rusët dhe me shërbimin e fshehtë rus. Pra përmes këtij sulmi, në shënjestrën kryesore është vënë përsëri Trump. Ky mund të quhet një sulm anti-Trump që Rama po përdor kundër Bashës e PD, sulm që vazhdohet nga Rama në Tiranë ndërkohë që Komisioni amerikan i Shërbimeve Inteligjente në Kongres e “varrosi” kartën ruse të ndërhyrjes.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, edhe këtë rradhë, duke qartë se është i orkestruar nga e njëjta makineri përderisa është angazhuar një media periferike e majtë, agresive anti-Trump dhe e financuar nga miliarderë Anti-Trump. Një media, e cila cdo ditë boton artikuj kundër Trump duke sajuar lidhje të Trump dhe enturazhit të tij me rusët. Sulmi i fundit i rimarrë nga Rama është njëri prej tyre.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, duket qartë se sponsorizohet nga e njëjta makineri anti-Trump, sepse mediatizimin e saj e ka bërë një media periferike, e cila dihet se financohet nga miliarderë anti-Trump dhe me tej artikulli i saj rimerret edhe nga gazetë e madhe, po ashtu një media e pozicionuar kundër Trump, që çdo ditë sulmon Presidentin e SHBA. Kjo rimarrje bëhet për të mbajtur gjatë në media këtë çështje si dhe për të krijuar idenë se çështja është serioze.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, që Rama është angazhuar këtë rradhë për ta kryer edhe kundër Bashës, është në realitet sulmi i tretë i Ramës kundër Presidentit të SHBA. Sulmi i parë u krye nga Rama gjatë fushatës elektorale, kur ai do të deklaronte në CNN apo në Nju Jork Times, se kandidati për president i SHBA është “turpi i njerëzimit”. Sulmi i dytë kundër Trump, do të ishte votimi i Ramës në sesionin e OKB kundër nismës së Trump për Jeruzalemin, gjë që e detyroi atë ta klasifikonte Shqipërinë në grupin e “vendeve armike”. Ky është sulmi i tretë, që SHBA-së dhe Presidentit Trump i vjen nga Shqipëria, më konkretisht nga Rama.

Sulmi anti-Trump i Ramës me kartën ruse, duke akuzuar lobistin kanadez, si agjent të KGB dhe se është paguar nga Basha për të lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në BE, ka për shënjestër indirekt edhe disa lidera europiane. Është evidente se për shkak nivelit shumë të lartë të korrupsionit të qeverisë Rama dhe të lidhjeve të saj me krimin, mafian e narkotrafiqet, disa vende europiane janë të rezervuara për të lejuar hapjen negociatat me Shqipërinë. Këtë qëndrim të tyre kundër hapjes së negociatave, Rama kërkon ta paraqesë se gjoja qenka marrë për shkak se opozita shqiptare është angazhuar me ndihmën e lobistëve, agjentë rusë, që po ashtu i kanë mundësuar Bashës një takim me Trump. Ky është edhe aspekti më qesharak dhe më idiot i këtij sulmi, që për të maskuar korrupsionin, lidhjet me krimin e narkotrafiqet e qeverisë së tij, Rama po kërkon t’ia hedhë fajin opizitës, duke e paraqitur PD të lidhur me Rusinë dhe që punon kundër integrimit të vendit në BE. Thënë ndryshe, që Kryemininstrin e korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me mafian e narkotrafiqet, e pengon pozita që ka paguar disa lobistë rusë për të bindur/friksuar liderat europaine të vendosin negativisht për hapjen e negociatave me BE. Pra Basha me ndihmën e lobistëve, agjentë të KGB, paska ndikuar edhe në vendimmarrjen e Merkelit e të disa drejtuesve të tjerë të BE, kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë që “çështja e ndërhyrjes ruse” është “varrosur” në Kongresin e SHBA, Rama me kartën ruse, njëlloj siç bënte Donkishoit me mullinjtë e erës, po vazhdon sulmin kundër Trump në Tiranë duke provuar se është veçse një vegël periferike, duke u implikuar rrezikshëm në cështjet e brëndshme të SHBA.

Syri.net, 14 mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco