Çfarë po ndodh kështu?! Mero Baze, e katandis Ramën të qajë…

Çfarë po ndodh kështu?! Mero Baze, e katandis Ramën të qajë…

Nga SYRI.net - 14/03/2018

Nëse ka sot një njeri që i gjendet pranë Edi Ramës, sa herë i plas ndonjë skandal në oborr ai është gazetari dhe botuesi Mero Baze. Të dy e pranojnë në rrethet e ngushta (Baze, edhe publikisht) se tashmë janë një çift i pandashëm. Kur nuk gjendet koha që të takohen fizikisht për të përpiluar strategjinë e radhës propagandistike pas çdo skandali të madh, telefonatat nuk pushojnë.

Baze si një mjeshtër i vjetër i manipulimit të shkruar përdor një teknologji tjetër, nga ajo e shërbëtorëve dhe këshilltarëve mediatik të Ramës. Ai asnjëherë nuk hidhet hapur të mbrojë Ramën, nëse i plas ndonjë bombë kur nuk e pret. Ajo që bën ky “mefistofel” i medias shqiptare është ushqimi i një tjetër “skandali” në terrenin e denoncuesve dhe demaskuesve të Edi Ramës, me qëllimin për të sfumuar dhe hedhur sa më shumë mjegull.

Këtë teknologji po përdor aktualisht, edhe me çështjen “Kokaina e Maminasit”. Së bashku me Edi Ramën, po bombardojnë opinionin publik me një skenar sa qesharak aq edhe të ndyrë, për një celulë spiunazhi rus, mu në selinë e partisë më antikomuniste dhe të themeluar si pro-amerikane e pro perëndimore; PD-së. Sa më shumë që kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, themeluesi i saj Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të opozitës nxjerrin fakte për implikim të njerëzve afër kryeministrit në këtë linjë gjigante të trafikimit miliardësh të kokainës, aq më shumë tymuese hidhen nga krahu tjetër.

Këtë teknologji të Bazes e huazon here edhe vetë Edi Rama, në mënyrën më imorale duke futur në lojë, edhe familjen. Kështu pak kohë më parë, ndërsa Rudina Xhunga e pyeste për,  “bombën e kanabisimit të vendit”, dhe se denoncimet e opozitës dhe specifikisht të Sali Berishës dolën të vërteta, ai ndryshoi si një aktor i lindur mimikën; bëri të revoltuarin, pastaj të përvuajturin me lot në sy dhe në vend që ti përgjigjej pyetjes, nisi të tregonte një histori traumatike, me djalin e vet të madh Gregorin.

Të njëjtën teknologji përdori edhe dy ditë më parë në emisionin e Eni Vasilit, kur i duhej të shpjegonte përveç kanabisimit të vendit edhe çështjen e “kokainës së Maminasit” dhe denoncimeve, që bën paraardhësi i tij Berisha për këtë çështje.

Si me komandë mbushi sytë me lot dhe pasi morri pamjen e një të revoltuari që e kanë prekur aty ku as imagjinohet, nisi të tregojë sërish historinë “horror” të djalit të tij dhe se nuk ja harron kurrë Berishës atë që i ka bërë.

Por çfarë i ka bërë Sali Berisha, Edi Ramës dhe djalit të tij, sa që ai kalon deri në qarje publike?!

Le të kthehemi prapa në kohë dhe ta ndihmojmë të risjellë kujtesën, meqenëse Edi Rama sa herë që kujton atë histori shfaqet si një i “persekutuar politik” ; si një njeri që ka një traumë të madhe të cilën nuk e harron dot dhe madje, siç edhe deklaroi përpara Eni Vasilit, “prandaj jam këtu”. Pra ekzistenca e tij në politikë dhe në krye të vendit ka një motiv të fortë të tipit, “Edmond Dantes”, për tu hakmarrë për atë gjëmë që i kanë bërë në të kaluarën djalit të tij dhe atij vetë.

Në muajin tetor të vitit 2003, Mero Baze, në gazetën e tij “Tema” botoi një histori që bëri bujë të madhe në atë kohë. Ai zbuloi procesverbalin e një gjyqi brenda familjes Rama, të denjë për filma thriller me personazh kryesor “yllin në ngjitje” në politikën shqiptare, Edi Ramën. Për hir të së vërtetës Baze në atë kohë edhe pse po të ishte treguar më njerëzor mund ta kursente “armikun Rama” duke mos e botuar atë histori, si rrallëherë në karrierën e tij nuk kishte shpikur, as shpifur dhe vjell vrer siç bën zakonisht kur të vë në shënjestër, për një “grusht para”.

Ai botoi procesverbalin e plotë të gjyqit që me iniciativë e Edi Ramës u zhvillua në Tetor të vitit 2003 me objekt, divorcin me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi, me të cilën kishte edhe një djalë të quajtur, Gregor.

“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore më 12.10.1987. Nga martesa i ka lindur fëmija Gregor, i dt. 1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq bashkëshortët kanë patur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra, në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nga kjo kohë nuk kanë patur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koincidon me periudhën e shtatzanisë”.

Nëse e lexon sot këtë procesverbal të botuar nga Baze, ka qenë gjyqtarja Eva Seiti, e cila e ka shpëtuar Edi Ramën duke mos lejuar që ai të heqë dorë nga atësi e Gregorit. Rama sot qan për traumën e fëminisë së Gregorit që ja pasja shkaktuar Sali Berisha, kujton herë pas here në kohë fushatash sesi vuajti dhe u kurua nga një sëmundje e rëndë në SHBA etj, por do të ishte interesante të imagjinonim sot sjelljen e tij, nëse gjyqtarja Seiti do të bënte atë që ai i kërkonte me këmbëngulje 15 vite më parë; mohimin e atësisë për Gregorin.

Gjithsesi detajet nga ky gjyq i turpshëm që ja uli kokën Kristaqit deri në fund të jetës së tij, falë Mero Bazes morën dhenë. Ndërkohë Edi Rama eci përpara furishëm në politikë dhe nisi betejat e tij politike. Por sa herë që ju shiste moral dhe integritet kundërshtarëve politikë, nuk kishte se si të mos i kujtohej gjyqi i famshëm i mohimit të djalit dhe akuzës së rëndë që bëri kundër babait të tij në moshë, botuar plot zell nga miku dhe këshilltari i sotëm Mero Baze.

Duket se Baze ishte treguar “profesionist”, sepse Rama nuk guxoi në atë kohë as ta përgënjeshtronte dhe as ta hidhte në gjyq. Kurse sot e përdor në mënyrën më imorale si armë kundër Berishës!

Edi Rama nëse sot i ka të vërtet ata lot, sa herë i rikthehet asaj historie, nëse vërtet është i bindur se nuk është e vërtetë, gjëja e parë që duhet të bëjë është hedhja në gjyq për shpifje e Mero Bazes edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite. Ose si kryeministër dhe politikan, të paktën të distancohet publikisht prej tij.

Por nuk e bën, sepse dihet që historia është e vërtetë, sepse ai vetë nuk ka asnjë lloj traume të shkaktuar prej saj; sepse Bazja i duhet sot më shumë se kurrë duke i shërbyer edhe me ato fakte, që e sulmonte dikur.

Nëse lotët e Ramës janë vërtet për traumën e Gregorit, ato i ka prej Mero Bazes dhe nga çfarë ka katranosur vetë në rini. Nëse (siç edhe ka më shumë gjasa) janë në funksion të teknologjisë imorale sipas së cilës përdor edhe fëmijën për të shmangur vëmendjen nga “Elefanti” i drogës dhe skandaleve të tjera, sërish i ka prej Bazes.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes me titull: Rama; “Grigori nuk është djali im”/ Ka akuzuar gruan se ka shkuar me babain

“Unë nuk kam qenë në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë” Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka mohuar në gjyq atësinë mbi djalin e tij Grigorin, duke akuzuar në mënyrë perverse bashkëshorten e vet. Në gjyqin e zhvilluar më 15 dhjetor 1991, Rama ka refuzuar të paguajë pension për djalin e tij (në atë kohë një-vjeçar). Ai ka fyer, në sallën e gjyqit, bashkëshorten, duke e akuzuar se ai nuk ishte fëmija i vet. “Ti ke qenë në plazh me prindërit e mi kur ke mbetur shtatzanë!” – ka qenë argumenti kryesor i Ramës kundër bashkëshortes së tij. “Unë nuk mund të rris fëmijët e të tjerëve” – ka vazhduar ai.

Rrëfimi tronditës ka dalë nga goja e një njeriu që përpiqet të citojë Biblën për ndershmërinë e tij morale. Rama është shtrënguar të bëjë akuza të tilla kundër babait si edhe bashkëshortes së vet, pasi gjykata dëshmoi se fëmija ka të njëjtin grup gjaku me të. “Atëherë e ka me Kristaqin!” – ka thënë ai dhe ka lëshuar sallën e gjyqit. Gjyqi është zhvilluar në dhjetor të vitit 1991. Kryetarja e seancës, Eva Seiti, është detyruar atëherë të ndërpresë disa herë seancën për të përballuar shpërthimet e Ramës. Në procesverbalin e gjykatës thuhet se i padituri Rama, është ftohur me bashkëshorten e vet Makoçi, sapo ka marrë vesh se ajo ka mbetur shtatzanë.

Sipas seancave paraprake që janë bërë për pajtim, është dëshmuar se paditësja është fyer rëndë deri në perversitete nga akuzat e të paditurit Rama, i cili vazhdimisht e ka akuzuar atë se ka shkuar me babain e tij, Kristaqin, pasi ai vetë nuk mund të lindte fëmijë. Ja se çfarë thuhet në procesverbalin origjinal të zbardhur: “Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në datën 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Grigor, dt.1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë.

Në atë kohë pra në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim.

Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koinçidon me periudhën e shtatzanisë”. Ky procesverbal ka të bashkangjitur shënimet e stenografes gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura që është bërë për divorcin. Aty gjenden dhe deklaratat fatale të Ramës kundër babait të vet dhe bashkëshortes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho18/03/2018 00:09

Po tani Mero haleja pse nuk shkruan perseri per djalin e rrames Zahon? Siç duket pret qe ky te ndahet nga gruaja e sotme dhe rrama te thote te njeten gje ne gjygj : une nuk bej femije, nuk e ka me mua,,,,,!

zaho18/03/2018 00:04

Ketij "komentit" ; Zogu ore ti i paditur ( te me falesh) themeloi Shqiperine moderne, kurse rraca e bastardeve te kuq ka qe ne kohen kur Zogu u detyrua nga Musolini, te linte vendin, po e shketrron me gjithçka ! Te mos qe kjo murtaje Shqiperia sot do ishte e perparuar si vendet e tjera dhe ne Europe! Qe je i paditur kuptohet se Zogu ndenji si kryeminister e si mbret per 14 vjet, e jo dhjete! Tung!

zaho17/03/2018 20:33

Ketij "komentit" ; Zogu ore ti i paditur ( te me falesh) themeloi Shqiperine moderne, kurse rraca e bastardeve te kuq ka qe ne kohen kur Zogu u detyrua nga Musolini, te linte vendin, po e shketrron me gjithçka ! Te mos qe kjo murtaje Shqiperia sot do ishte e perparuar si vendet e tjera dhe ne Europe! Qe je i paditur kuptohet se Zogu ndenji si kryeminister e si mbret per 14 vjet, e jo dhjete! Tung!

selim rroshi15/03/2018 09:56

Rama eshte gati te xhiroje gomorren shqiptare, nje vend me keq se Napoli ku vete qeveria eshte super klani mafioz. Ndaj keta merot e shume te tjere analiste te felliqur duhet ti neshtrohen vettingut pe sa para cash kane mare nga qeveria sa vende pune per te afermit, sa sheshe ndertimi tendera pa gare. Kalbja e ketij sistemi u pershpejtua me vete Ramen nje njeri i degjeneruar moralisht qe ska asnje arritje pozitive ne jete qofte personale qofte publike. Berisha po kete sistem antivleash ndertoi por vete Berisha nuk ishte person i degraduar ne planin personal. E si ti tille pati diku aty dhe njerez te njejte dhe pati ca gjera njerzore minimale, Ardhja e Rames ne krye si kulmi antivleres solli dhe identiket e tij ne gjithe piramiden e shtetit e kesisoj kundemimi u be aq i madh e i kalbur sa sot po rrezikon te shembet e te zere brenda te mire e te ligj. Fakti qe sbie eshte se bota i con ndonje kacidhe sa te mos bjere ngrehina e shtetit. Se bota po u shemb ngrehina e degraduar e Rames i bie te harxhoje 10 fish me shume leke per te mbajtu gjalle Shqiperine.

Dixi14/03/2018 19:50

Epo, Merua dhe Rama kanë ngjashmëri të madhe si tenxherja me kapaken, prandaj sido që të shfaqen, armiq për vdekje apo miq për kokë, të dy janë antivlera...

xxxxxxx14/03/2018 18:44

Merushja eshte bere si çerdhe kurvash greke dhe antishqiptare

monstra14/03/2018 18:17

Ja pse duhet hequr dorë nga imuniteti i gazetarëve. Një gazetar gënjeshtar, shpifarak, servil e interesaxhi i ndyrë e primitiv si Meroja, mund të shkaktojë në një shtet viktima edhe më të shumta se një luftë. Nuk thonë kot se fjala vret më shumë se pushka.
Një shpifje mund të bëhet sebep për një konflikt të dhunshëm ndërmjet dy njerëzve, kur shpifjen e bën një qytetar çfardo, por kur shpifja publikohet në media, ajo mund të shkaktojë konflikt kombëtar.
Përmendet këtu rasti i gjyqit të Ramës që tek e fundit edhe mund të ishte e vërtetë, po përse duhej publikuar në media kjo dramë familjare ?
Por Mero shpifaraku ka bërë e bën çdo ditë me rubrikën e tij të ndyre "antena në familje" të gazetës së tij Tema, me qindra shpifje për familjarët e Berishës e të drejtuesve të tjerë të PD, shpifje që nuk janë vertetuar asnjëhere me asnjë fakt,
Ç'na qenka ky ligj që e mbrokërka këtë gazetar gënjeshtar të pa cipë e mashtrues të opinionit publik ?
Sa ta rahinsi rugaç të dy palët e politikës këtë abuzues se lirisë së medias, përse të mos ja mbyllin gojën e ndyre me gjoba kur i vërtetohet gënjeshtra e nëse nuk zë mend të provojë edhe burgun ?
Jo, do të thotë dikush se kështu ndëshkohet "fjala e lirë" e medias.
Duhet të ishin vetë mediat që të ngriheshin të gjithë e të kërkonin heqjen e këtij çibani të ndyre nga trupi i tyre, që ka krijuar edhe mendimin negativ për gjithë gazetarët,
Më ka tërhequr vëmendjen fakti se në shkrimet e tij shpifarake, Bazja ju hap dritën jeshile vetëm komentuesve të niveleve më të ulta të nostalgjikëve enveristë apo të ndonjë kalemxhiu ish oficer i ndonje dege të mbrendëshme të kohës se diktaturës e me paturpësinë më të madhe e propogandon gazetën e tij Tema, si gazetën "më të lexuar nga shqiptarët".
Pra një ofendim për gjithë popullin shqiptar që qenka sipas Bazes tifoz i gënjeshtrave të tij.

Daj Jaku14/03/2018 15:23

EDrama ka thënë të "vërtetën" për Kristaq krminel kurvarin, çështja sot është se me kë Linda ka zënë Zahon? Thuhet me Olsin. Gjithmonë brënda familjes. Ymer Gëlbaza duhet ta dijë. EDrama qan se i bëjnë lezet gojoret e Mer Gëlbazës.

liu14/03/2018 15:12

Mero nje bythlepires i perjetshem i pushtetit.Zanat shqiptari

Koment14/03/2018 14:46

Mjere ne. E hengrem nga Turku 500 vjet. Nga nje pusht me mbiemrin Zog nje dekade.Nga nje kasap 45 vjet dhe tani i fundit i nje liste te gjate karagjozesh qe per 27 vjet shuan nje brez te rinjsh dhe vrane shpresen e nje popull te tere.

Loran shehu14/03/2018 13:42

Mero bazja esht njeriu me i felliqur qe ka ky komb dhe esht dirigjenti i klanit patozi bode

ilir14/03/2018 13:39

kjo eshte thike pas shpine qe i ka vene bazes

Soni14/03/2018 13:37

Po ca behet kshu , gjithe Tepelenasit na qenkan kokrrat e bq..... vetem te zhvatin duan.

Shto koment

Denonco