Pse Shqipëria i tërheq grupet kolumbiane të kokainës

Pse Shqipëria i tërheq grupet kolumbiane të kokainës

Nga Angelika Albaladejo - 06/03/2018

Kapja e sasisë më të madhe ndonjëherë të kokainës në Shqipëri tregon që grupet kriminale kolumbiane po përpiqen të arrijnë në tregjet fitimprurëse evropiane duke ndryshuar portat e hyrjes.

Me bumin në prodhimin e kokainës në Kolumbi, vendet evropiane po bëhen tregje përherë e më tërheqëse për grupet kriminale kolumbiane që synojnë ta shesin atë. Siç ka raportuar së fundmi InSight Crime, dërgesa të mëdha kokaine janë kapur në Spanjë, Portugali, Belgjikë e Gjermani. Muajin e kaluar, një aeroplan që mbante gjysmë toni kokainë u interceptua në Britani, ndërsa një tjetër gjysmë toni e kapur nga ambasada ruse në Argjentinë çoi në shkatërrimin e një rrjeti droge të paprecedent.

Shqipëria tashmë ka një histori të gjatë të prodhimit dhe trafikimit të marijuanës dhe tani duket se po rritet statusi i saj si vend transit për kokainë kolumbiane të destinuar për tregjet evropiane. Grupet kriminale kolumbiane tërhiqen nga pozicioni strategjik i Shqipërisë, në mes të tregjeve fitimprurëse në Evropën Lindore dhe atë Perëndimore, si dhe nga lidhjet ekzistuese midis mafias shqiptare dhe ‘Ndranghetas italiane.

Më 2016, autoritetet shqiptare zbuluan një rrjet trafiku kokaine që përfshinte kimistë kolumbianë, anëtarë të ‘Ndranghetas dhe kontakte në Holandë, Greqi e Belgjikë. Rrjeti tashmë i shkatërruar i përziente dërgesat e kokainës kolumbiane në dërgesa materialesh ndërtimi, si çimento, pastaj kimistët kolumbianë në Shqipëri e nxirrnin atë për t’u shpërndarë më pas në kontinentin evropian.

Grupet e krimit kolumbian që trafikojnë direkt në Shqipëri duket se shpresonin të shmangin interceptimin e dërgesa duke evituar rrugët e zakonshme evropiane përmes vendeve si Spanja, ku autoritetet po shkatërrojnë grupet e drogës. Por me Shqipërinë nën presion për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar si kusht për të hyrë në Bashkimin Evropian, kapja e sasisë së madhe të kokainës tregon se edhe kjo rrugë alternative drejt Evropës nuk do të mbetet jashtë mbikëqyrjes.

Marrë nga InSight Crime-Përgatiti SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco