Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Policia që deshën dhe që prap e duan

Policia që deshën dhe që prap e duan

Nga Ylli Manjani - 02/03/2018

Policia që dje e deshën korrte hashash. Pronarët e hashashit nuk diheshin!

Policia që duan sot, magazinon Kokainë. Pronarët e saj prap nuk dihen!

Njësoj! Si me Policinë që deshën ashtu edhe me Policinë që duan! Trafikantët nuk gjenden, nuk dihen, nuk kapen...

Dallimi është te lloji dhe cilësia e mallit. Dje flitej për hashash, sot për kokainë. Normal. Qeveria ka më shumë stres dhe kërkon "kualitet të lartë" dhe financim efektiv...

Ndërkohë opinionit publik i serviren vetëm histori me "trima" e me "forca ligjesh". Asnjë autor, përveç një të dyshuari edhe ai formalisht është nën alibinë ligjore të pronësisë së bananeve. Kjo tregon se kapaciteti HETIMOR i shtetit është 0.

Si në të shumtën e rasteve! Pra asgjë e re! Kot fryhen se kanë bërë reforma! Ja ku e kanë pasojën.

Policia më së pari ka detyrë të gjëmojë e të kapë kriminelët e jo të mbledhë dhe magazinojë produktet e krimit.

Ndaj ai operacion që bënë, të cilin e quajtën SHOË (në fakt për shoë u bë), në rastin më të mirë ishte i papjekur dhe jo profesional.

Nëse nuk është kështu, i bie të jetë kriminal sepse është bërë për të fshehur pronarët e atij malli.

Të gjitha shenjat (në fakt edhe Kryeministri e pranoi) janë që ajo drogë do përpunohej ende këtu nga "porositësit" dhe do paketohej për tu dërguar në perëndim. Këtë tha edhe Kryeministri: "droga ishte e destinuar jo për konsum vendas".

Por operacioni SHOW, e ndërpreu ciklin, pa lejuar hetimin të shkojë tek pronarët. Ndoshta nëpërmjet tyre edhe tek politikanët pushtetarë...

Prandaj Policia që deshën, e duan prap! E duan për magazinë droge dhe jo kapje të trafikantëve.

Tashmë nuk më çudit as Prokuroria. Ajo është vartëse e Ministrisë Brendshme...

Ndërkohë trafikantët që hë për hë publiku i njeh me kodet "777" apo "024", etj të stampuara në ato pako kriminale, do ti marrim vesh më vonë, për fat të keq nga lajmet e kronikës së zezë...

Prandaj e duan Policinë, siç e deshën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho04/03/2018 11:24

Zoti; o alban nuk ju vejn hakut bastardeve, ketyre doçerve ju vijne hakut protestat pa nderprerje edhe me dhuen po te jete nevoja sepse kjo qeveri muti nuk njeh veçse dhune e me dhune duhet fundosur! Mos mbani shprese tek opoziçka o shqiptare se eshte e shitur me gjithe gra e femije per parate qe i jep kryedoçi! Sado paradoksale te duket ne nje fare menyre kkk-ja eshte me i ndershem se llulli e moniçka qe bjne sikur luftojne kriminelet ne pushtet e tradhetojne çdo dite zgjedhesit, sepse kkk-ja i del per zot vjdhjes e shkaterrimit, e u thote dy kelyshme te opoziçkes( e quaj keshtu sepse nuk egziston) shameni sa te doni vetem mos beni protesta e ju paguaj sa te doni me parate e vjedhura shqiptareve!!

coli03/03/2018 12:24

Lila !
Nese vërtetë e ke hallin të shpëtosh të keqen e Shqipërisë nga droga, nuk do ti dilje në mbrojtje "Xhafes së shkretë" që e paska zënë belaja e nuk di çfarë të bëjë, por do ti kërkoje që të kapte vëllanë e tij e ta fuste në burg si një bos të njohur të drogës deri në Kolumbi.

Askushi03/03/2018 11:40

Kokaina nuk do te shkoj kot, ajo eshte e magazinuar mire dhe shume shpejt do te shkoj ne destinacion.

alban03/03/2018 07:58

Mos resht se denancuari z. Manjani. Megjithese kjo bande kriminelesh nuk po pyesin fare. Zoti u ardht hakut.

L02/03/2018 19:42

Ka shume mundesi qe droga qe u sekuestrua te shperndahet perseri sepse keto nuk njohin asnje ligj dhe I kane dhe provat ne lazarat qe drogen e shesin perseri.Opozita ti beje syte 4 qe kjo droge mos te shitet perseri.

Ali Pashe Tepelena 02/03/2018 19:35

Pse u "nxitua" grupi polici-prokurori per te nderprere aksionin sapo malli u fut ne magazine. Shume e thjeshte, te mos kapeshin (zbuloheshin) pronaret e vertete dhe garantuesit... Pse nuk përmenden me shefat e policisë qe "u arratisen". Hesht opozita, heshte prokuroria, policia dihet. Vet i "ekstradoi". Per te mos mësuar shefat e tyre.

lila02/03/2018 19:33

Mire o mire flet ti, po po te ishe ti ne vend te Xhafajt, cfare do beje???Kam frike se do beje te njejten gje. Ndaj nuk ju beson njeri. Ndaj kemi ngelur ketu. Sepse ju te gjithe jeni njesoj: hajduta, vrasesa, genjeshtar, te pangopur, imorale dhe te pa karakter!
Shqiperi te kam dh..., nuk te njoha asnjehere!

Daj Jaku02/03/2018 16:21

Policia magazinon produktet e krimit, çudi si nuk u mbushën plot ato magazina me "gjithë ato sasi droge që kapen". Sepse pasi mbaron show i kapjes së drogës, fillon aksioni i shpërndarjes së saj drejt destinacioneve. Apo i harruat denoncimet me fakte të Luan Ramës? Kujtoni që kanë ndërruar zanat. Janë qindra miliona €, nuk i lë kush të hupin. Njëri grup që ja fut tjetrit. Prandaj thotë Z.Ministër që do ti njihni padronët e drogës kur të fillojë larja e hesapeve ( peshit e mëdhej, peshkaqenët e lartë).

gramoz02/03/2018 15:59

Te lumte zoti Manjani, vazhdo ti degjenerosh keta ordinere ashtu si di ti me argumenta.

Shto koment

Denonco