Rama thërret në ndihmë 'Barba Pilon', për mashtrimin e radhës!

Rama thërret në ndihmë 'Barba Pilon', për mashtrimin e radhës!

Nga Syri.net - 23/02/2018

Nëse ka një moment për kryeministrin Edi Rama nëpër intervistat e tij live në televizione, kur ai belbëzon, përdridhet e spërdridhet, nervozohet e gjuha i trashet, si të jetë pas vizës së pestë është ai, kur i kërkojnë që të tregojë ndonjë investim të saktë nga kompani të huaja në Shqipëri, qoftë edhe deri në 5 milion euro, gjatë qeverisjes së tij që po del nga viti i pestë.

“Goja” kryministrore e Ramës është e mbushur plot me dhëmbë të krimbur, por atij gjuha më së shumti i shkon pikërisht tek ai që është kalbur fare; mungesa totale e investimeve të huaja.

Kështu ka bërë edhe sot që në pik të mëngjesit, duke hedhur në faqen e tij në facebooku një shkrim-raportim të gazetarit dhe kushëririt të tij, Benet Koleka, për një aktivitet rutinë me disa biznesmenë italianë të konfindustrisë në Tiranë, i cili është infiltruar te hapësirat “me pagesë” në gazetën New York Times.

 “MIRËMËNGJES! Dhe me këtë artikull të Neë York Times për mundësitë e shkëlqyera që u ofron sot Shqipëria investitorëve të huaj përmes taksave më të ulëta dhe burokracive të reduktuara ndjeshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ashtu siç e thamë më sipër në këtë shkrim të bërë nga kushua i tij, nipi i “Baraba Pilo”, Koleka, pasqyrohet takimi i Ramës dy ditë më parë me biznesmenët italianë, të cilët i kishte takuar edhe disa vite më parë në vendin e tyre, por nëse atëherë i joshi që të vinin në Shqipëri, sepse “këtu nuk ka sindikata”, këtë herë ju tha se do paguajnë më pak taksa dhe nuk ka burokraci!

Ikën nga Rama biznesmenët italianë, por ende pa mbërritur në vendin e tyre për të bërë gati milionat e investimeve, që e mundojnë aq shumë kryeministrin tonë, ju ra si “bombë” raporti i radhës nga ndërkombëtarët që e nxirrte Shqipërinë e tij, “pioniere” të korrupsionit në Europë dhe të denjë për të qenë përkrah qeverive më të degraduara në planet, në këtë drejtim.

Sipas raportit më të fundit të Transparency International për vitin 2017, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë, Shqipëria e Edi Ramës, që nga viti 2013 kur ai erdhi në pushtet, ka vrapuar për të kapur vendet “e nderit” në renditjen e botërore të qeverive të korruptuara. Ajo renditet e 91-ta në planet, ndërsa mes vendeve evropiane, renditet mes dy vendeve të fundit, bashkë me Bosnje-Hercegovinën.

Vetëm duke bërë një krahasimin me një vit më parë (2016, Shqipëria ka degraduar për sa i përket nivelit të korrupsionit, edhe 8 pozicione të tjera.

Kryeministri i Shqipërisë është i gatshëm që të artikulojë deri edhe idiotizma të padëgjuara ndonjëherë, si ato që u tha biznesmenëve italianë,` investoni se te ne te nuk ka sindikata`, por sistematikisht bën sikur harron se arsyeja e vetme që investitorët e huaj i largohen vendit tonë, sikur të jetë i pushtuar nga murtaja është, korrupsioni galopant. Në vendin tonë gjatë qeverisjes së Ramës, jo se nuk kanë ardhur investitorë të huaj serioz, por pasi janë ndeshur me ministrat e tij që e kanë dorën e rëndë, mbi 20%, kanë ikur me vrap dhe të tjerë edhe të gjakosur si amerikano-libanezi Fadil Mitri, i cili do të investonte 450 milionë dollarë në Gjirin e Lalzit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber23/02/2018 18:16

Meqe e ka thene edhe NY Times qenka lajm i sigurte atehere. Po cfare rendesie ka se paska vene lajmerim se ne Shqiperi paska mundesi te shkeldhyera per investim. Nuk e shohim ne si baterdisen me taksa bizneset? Sa se i korruptuar eshte Rama me qeverine e tij? Ketu nehet bizness duke ju fal para nga taksat kompanive te Rames, per sherbime qe ata se i ofrojne fare dhe pa pike turpi i quan koncesione qe nuk ka fare lidhje me koncesionet. Kjo eshte vjedhje e hapet. Nje shembull i thjeshte se cfare eshte koncesioni. Zogu i dha shoqerise Italiane ne koncesion fushat naftembajtese te Kucoves. Qe do te thote italianet do te investojne para, punesojne njerez, dhe nga fitimet ju paguajne taksa shtetit, por shteti vete nuk hedh asnje lek per investim, kete e ben privati qe i jep koncesionin. Kurse Rama i jep miliona Vilma Nushit nga taksat tona, qe ajo te ofroje sherbime, duke anashkaluar entet e qeverise qe paguhen e qe duhet ta bejne kete.

Shto koment

Denonco