Shqipëria e superkorruptuar dhe ‘shoqet’ e saj po aq të korruptuara…

Shqipëria e superkorruptuar dhe ‘shoqet’ e saj po aq të korruptuara…

Nga SYRI.net - 23/02/2018

 Shqipëria mbetet një vend me korrupsion të lartë. Me kapje të shtetit nga qeveria e korruptuar. Një vend që nga 2013 ka bërë vetëm regres në luftën kundër korrupsionit duke rënë me 6 vende në krahasim me 2013 ose thënë ndryshe ka qenë i suksesshëm në rritjen e korrupsionit elitar apo korrupsionit qeveritar.

Shqipëria është ndër më të korruptuarat në Ballkan dhe “shoqen” si vetja ka vetëm Bosnje Hercegovinën, një shtet që keqfunksionon dhe me ekzistencë të dyshimtë. Kurse poshtë vetes ka vetëm një ‘shoqe’ si Maqedonia për të cilat komisioneri Hahn po bën harakiri në të gjithë vendet e BE për ti mbushur mendjen qytetarëve europianë se këto dy vende kanë qenë të suksesshëm në bërjen e reformave.

Në realitet Maqedonia ka një indeks të ulët për shkak të korrupsionit nga ish-qeveria e Gruevskit dhe kryeministri i ri Zaev nuk ka pasur kohë të ndryshojë perceptimin për korrupsionin e lartë. Pra qeveria Rama është po aq e korruptuara sa Bosnja dhe ndodhet në të njëjtin nivel korrupsioni sa edhe qeveria e Gruevskit.

Nga 100 pikë maksimale që merr një vend pa korrupsion, Shqipëria ka marrë në 2017 gjithsej 38 pikë, pra merr notën pak më të ulët se 4 në një sistem ku nota më e mirë është 10.  Ndërkohë që vendet më pak të korruptuara të tilla si Zelanda e Re dhe Danimarka kanë marrë përkatësisht 89 dhe 88 pikë.

Vendi më i korruptuar në botë, Somalia ka marrë 9 pikë.  Shqipëria e ndodhur në pjesën e poshtme të klasifikimit të 180 vendeve, pra një vend me korrupsion të lartë, ka rreth gjysmën e vendeve poshtë vetes dhe kjo e ngushëllon.

Ndërkohë që asnjë vend i BE, vend anëtar i NATO, vënd kandidat i BE apo vend i rajonit të Ballkanit nuk është më i korruptuar se Shqipëria. Edhe Kosova është në vendin e 85 pra 6 vende mbi Shqipërinë. Serbia është në vendin e 77 pra rreth 14 vende para Shqipërisë kurse Mali i Zi ndodhet në 64 pra rreth 27 vende para Shqipërisë.

Kjo mesa duket është një arsye e fortë përse këtyre dy vendeve i është dhënë një perspektivë anëtarësimi për në 2015.

Me të njëjtën sasi pikësh dhe në të njëjtin vend si Shqipëria, në vendin e 91 nga 180 vënde, ndodhen “shoqet” e saj po aq të korruptuara si Suazilandi, Bosnja, Guajana, Sri Lanka dhe Timori Lindor. Kurse pak më poshtë Shqipërisë. Svazilandi është një shtet afrikan në kufi me Mozambikun me popullsi sa gjysma e Shqipërisë dhe GDP për frymë sa 60 për qind të Shqipërisë.

Sri Lanka është një ishull i Azisë së Jugut që e ka fituar pavarësinë në 1948 me një GDP për frymë më të ulët se Shqipëria. Kurse Timori Lindor është një ishull pranë Indonezisë që e ka fituar pavarësinë me vendim të OKB në vitin 2002.

Më pak të korruptuara se Shqipëria janë edhe vende shumë më të varfëra se Shqipëria, si Gana(vend afrikan), Burkina Faso, Senegali (vënd afrikan), Ruanda, apo vende të dala nga revolucioni si Tunizia. Madje edhe Kuba është më pak e korruptuar se Shqipëria, ajo ndodhet në vendin e 62 pra rreth 30 vende mbi Shqipërinë.

Edhe vendi më komunist me regjim autoritar Bjellorusia është më pak i korruptuar se Shqipëria, Bjellorusia ndodhet në vendin e 68 pra 23 vende para Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Letonia23/02/2018 12:08

Shqiperia ka ik per lesh. Jemi me keq se nje vend afrikan .

Shto koment

Denonco