Merkel kundër ndikimit të Kinës në Ballkan. Po Rama ç’po bën?

Merkel kundër ndikimit të Kinës në Ballkan. Po Rama ç’po bën?

Nga SYRI.net - 22/02/2018

Në konferencën e përbashkët për shtyp, në kuadër të vizitës së Zaev në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur rrezikun e ndikimit të investimeve kineze në Ballkan duke paralajmëruar se “Kina s’duhet të lidhë investimet kineze në Ballkanin Perëndimor me kërkesa politike”.

Gjatë viteve të fundit Kina ka qënë shumë aktive me investimet në sektorë strategjikë në Ballkan. Më konkretisht, para disa viteve, Kina ka bërë disa investime në sektorë strategjikë dhe në infrastrukturë, përfshi blerjen e portit të Pireut në momentin kur Greqia ishte në krizë.

Në Maqedoni Kina ka investuar në ndërtimin e hekurudhës dhe Zaev e ka falenderuar kryeministrin kinez për modernizmin e këtij sektori, ndërkohë që Maqedonia kërkon të futet në NATO e BE. Shqipëria nuk bën përjashtim.

Presidenti francez Makron gjatë vizitës në Kinë paralajmeroi se disa vënde të BE janë më të hapur ndaj Kinës sesa disa të tjerë dhe kjo ka ndodhur “në kurriz të interesave europiane”.

Kurse ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel paralajmëroi në Paris në gusht të vitit të kaluar “se nëse Europa nuk harton një strategji lidhur me Kinën, atëhere Kina do të vazhdojë të përcajë Europën”.

Pyetja që shtrohet është: Po Rama si i ka lexuar këto mesazhe europiane, ndërkohë që Shqipëria synon të hapë negociatat për anëtarësim në BE? Mos vallë Rama bën sikur kërkon të futet në Europë por sytë i ka nga Kina sepse vetëm kështu garanton pushtetin e tij personal?

Vetëm dy fakte për ti dhënë në mënyrë indirekte përgjigje pyetjeve të ngritura.. Së pari, Aeroportin e Rinasit, të vetmin aeroport ndërkombëtar që ka Shqipëria, Rama ja ka kaluar për menaxhim një kompanie kineze ndërkohë që më para atë e menaxhonte një Konsorcium Gjermano-Amerikan. Së dyti, Rama largoi nga nafta një kompani kanadeze dhe futi një kompani kineze.

Dhe së treti, nuk kanë munguar përpjekjet kolosale të vëllait të Edi Ramës. Olsit, për të sjellë kompani kineze në Tiranë. Një prej tyre ishte ajo që do të angazhohej në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Të gjithë këto veprime të Ramës janë qartas në kundërshtim me shqetësimet e ngritura nga kancelarja Merkel, duke vepruar vetëm në funksion të garantimit të pushtetit të tij personal, sa më gjatë të jetë e mundur.

Rama tenton të ftojë kompani kineze në Tiranë thjesht për garantimin e pushtetit të tij personal sepse kinezët nuk do të kushtëzonin futjen e investimeve të tyre në Shqipëri me luftën kundër korrupsionit qeveritar, me shkatërrimin e lidhjes së shtetit me krimin apo me betejën kundër narkotrafiqeve.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, Rama nuk ka si model qeverisjeje as Gjermaninë, as Francën, as SHBA dhe asnjë vend perëndimor, por Kinën, Rusinë e Turqinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber23/02/2018 20:12

Askush nuk merzitet. Te gjithe jane pjese e te njejtit thes. Lu-ja, Merkel, Mogherini, Junker, e deri Vllahuta.

Daj Jaku22/02/2018 22:47

Në Shqipëri edhe amerikanët kanë sjellë një ambasador kinez, ndërsa BE ka sjellë një baxhellë. Mos të mërzitet Sorosiania Merkel që EDrama tall bythën me plehrat që ka rrotull.

fery 22/02/2018 22:32

Rames me iu dhene rasti , Kinen e qone edhe ne Gjermani znj.Merkel ...!

Shto koment

Denonco