Tahiri bëri miliardat me kanabis, Veliaj po i pastron, Rama ustai i ‘lavatriçes’

Tahiri bëri miliardat me kanabis, Veliaj po i pastron, Rama ustai i ‘lavatriçes’

Nga SYRI.net - 19/02/2018

Rama, Tahiri dhe Veliaj janë bashkë.

Edhe për të bërë miliardat me kultivimin e kanabisit, detyrë e cila iu ngarkua Saimir Tahirit.

Edhe për ti pastruar me ndërtimin e kullave me lejet e Erion Veliajt.

Por Rama çfarë detyre ka pasur?

Rama është ideatori, koordinatori dhe realizuesi i këtij projekti që shërbeu edhe për të blerë votat e bërë miliardat, pra konstruktori i “mullirit” të miliardave të cilën e menaxhonte Saimir Tahiri.

Por Rama është edhe ideatori, koordinatori e realizuesi i pastrimit të miliardave të fituara përmes “lavatriçes” të cilën e menaxhon Erion Veliaj.

Pra të tre janë bashkë. Kanë bërë miliarda bashkë. Po i pastrojnë bashkë.

Kanë bërë një “betim” së bashku, s’do ta shesin njëri tjetrin se ky do të ishte fillimi i fundit të të treve.

Skema e tyre është “moderne”, që miliardat të mos i fshehin në dyshekë.

Kjo është arsyeja që të tre kanë një “bankë” në shërbimin e tyre dhe llogari off shore secili më vete.

Po roli i bankës që zotërojnë cili është?

Banka është nën kontrollin strikt të Ramës. Sepse “banka” di gjithçka.

Tahiri e Veliaj duhet të dinë vetëm pjesën e tyre, por jo atë pjesë që ka të bërë me Ramën.

Kurse Rama di gjithçka edhe për Tahirin edhe për Veliajn.

Banka kë vetëm një të keqe, pavarësisht se ajo i dërgon paratë në llogari off shore të seicilit prej tyre.

Lëvizjet e parave në bankë i dinë disa shërbime partnere, të cilat për momentin s’duan të flasin.

E gjithë kjo skemë ka filluar të rrjedhë në një “vrimë”. “Vrima” Tahiri.

Ata që kanë hapur “vrimën” i kërkojnë Ramës “kokën” e Tahirit.

Ky është momenti kur ka lindur frika e dekonspirimit dhe e ndëshkimit.

Pikërisht ky është edhe momenti kur ka nisur dyshimi për njëri tjetrin dhe kërcënimet reciproke.

Tahiri duke qenë më i rrezikuari ka kërcënuar duke deklaruar se mund të bëhet i “penduar”.

Veliaj i është drejtuar “kupolës së sektit” për të garantuar trashëgiminë e marrë orientimet e duhura.

Rama ndjen fundin duke tentuar të sigurojë “daljen” elegante për të pasur mundësi të shijojë gjithçka ka fituar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

sonja19/02/2018 22:50

Perfekt keshtu..Rama eshte ne krye te gjithshkaje...

Shto koment

Denonco