Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Teknologjia e propagandës së ‘antiramistëve’, për ta larë të pëgërën me urinë

Teknologjia e propagandës së ‘antiramistëve’, për ta larë të pëgërën me urinë

Nga SYRI.net - 19/02/2018

Është bërë tashmë e zakonshme, që sa herë kur Andi Bushati hedh në eter ndonjë analizë “të egër” kundër qeverisë apo “Rilindjes” në përgjithësi, ajo rishpërndahet dhe ribotohet me shpejtësinë e “dritës” te të gjitha mediat që e kanë të shkruar në ballë se i shërbejnë Edi Ramës.

Shumë habiten se si ka mundësi që shkrimet e një prej analistëve më të “pamëshirshëm” ndaj Edi Ramë, njëkohësisht marrin jehonë te enturazhi mediatik i kryeministrit!

Ka ardhur koha që ta shpjegojmë këtë teknologji të propagandës, e cila çon ujë të cilësisë së parë në mullirin e Edi Ramës; e sofistikuar në pamje të parë, por shumë e trashë nëse merr mundimin ta zbërthesh.

Strategjia kryesore e ndërtimit të një mirazhi për publikun është ajo e futjes të të gjithëve, “në një thes”. Pra qeveria dhe PS e kapur nga krimi dhe oligarkët, por edhe një opozitë që nuk është hiç më e mirë; media e gazetarë që kontrollohen nga Rama, por edhe të tjerët që kontrollohen nga opozita, apo bëjnë “lojë të dyfishtë”.

Kjo lloj teknologjie që përdoret me zell edhe nga analistë të tjerë të vetëshpallur si “antiramistë”, si Lubonjë etj, në fakt ngjit më së shumti në opinion, edhe si pasojë e pritshmërisë më të madhe që vjen nga opinioni për aksionin opozitar, përball mënyrës skandaloze se si qeveris Rama dhe të kapjes së tij me presh në dorë, disa herë në krim.

Një mënyrë tjetër për të mjegulluar thelbin e thelbit të asaj që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri, (edhe më e “sofistikuar kjo), është ajo e përpjekjes për të mbuluar të pëgërën kapicë, me të urinën, që hedhin herë pas here bashkëpunëtorët e kryeministrit.

Një shembull tipik i kësaj teknologjie mediatike është edhe analiza e fundit e Bushatit: “Kullat e Veliajt, krim më i madh se hashashi i Tahirit”.

Që në titull jepet mesazhi, se punët e pista në Shqipërinë e Rilindjes qenkan të ndara; Të tjera ato të Ramës dhe të tjera ato të Tahirit, Veliajt apo Beqajt, Ahmetajt e Gjiknurit me kompani.

Shkrimi në pamje të parë, reket të zhbirilojë një të vërtetë tashmë të madhe, atë të ekspansionit të paprecedentë të ndërtimeve në përgjithësi dhe të kullave gjigante në veçanti, në Tiranë.

“Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinë që po konsumojnë një krim. Ata duan t‘i mbulojnë kullat me shoshë, sepse janë të ndërgjegjshëm se përmes tyre po e vrasin kryeqytetin. Mjafton të përmendësh se kryeministri i sotëm, 20 vite më parë, kur ishte ministër Kulture dhe kur nuk kishte mundësi të fuste gjë në xhep, e shpalli zonë të ruajtur qendrën e Tiranës ku po jep leje sot. Mjafton të përmendësh se Erion Veliaj, në fushatë, kur duhet të joshte qytetarët për vota, premtonte zero ndërtime në Tiranë. Që pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate të reja”, shkruan Bushati.

Pra i gjithë ky beton që po hidhet furishëm menjëherë pas mbylljes së operacionit, 2015-2017, për kanabisimin e Shqipërisë (Me autor Saimir Tahirin?!) jo vetëm në Tiranë, sipas Bushatit ka vetëm një problem; atë të “vrasjes së kryeqytetit”, zhdukjes së zonave historike dhe hapësirave publike.

Të gjitha këto janë të vërteta. Në pamje të parë përshkruhet “mister 20%”, në kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës dhe që sot është zëvendësuar nga Erion Veliaj. Por ajo që bën në thelb Bushati është përpjekja e tij për të na mbushur mendjen, se ky krim me kullat në Tiranë ( na qenka edhe më i madh nga ai i kanabisimit të vendit) bëhet vetëm për të përfituar, ca para nga lejet e ndërtimit.

“Por, sado e rëndë apo cinike qoftë, duhet pohuar një gjë. Kanabizimi ishte vërtet një krim i paramenduar shtetëror, efektet e tij për korruptimin e shtetit, për nëpërkëmbjen e policisë, për shkatërrimin ekonomik të bujqësisë dhe shtimin e përdoruesve të rinj të barit, qenë vërtet të tmerrshme. Por efekti i tij, është i çrrënjosshëm më lehtë dhe me pasoja më afatshkurtëra. Ndërsa politika urbanicide e betonizimit është krejt ndryshe. Ajo e shkatërron në mënyrë të pakthyeshme Tiranën duke e bërë atë qytetin me mbipopullimin më të madh në Europë”, i vë vulën asaj që po ndodh, Bushati.

Pra kemi një Saimir Tahiri, që “doli dru i shtrembër” dhe bëri atë që bëri; korruptoi shtetin, nëpërkëmbi policinë, shkatërroi bujqësinë dhe shtoi përdoruesit e hashashit…

Nga ana tjetër kemi edhe një Erion Velaj që; po betonizon dhe po mbipopullon Tiranën, po shkatërron gjelbërimin etj.

Nëse e sheh nga larg panoramën që na servir Bushati, të mbushet mendja se kullat që po ndërtohen dhe kanabisimi i vendit nuk kanë asgjë të përbashkët, asnjë pikë që i lidh.

Dhe në fakt kjo është teknologjia për të cilën po flasim. Ky është thelbi i qëllimit të këtij shkrimi dhe dhjetëra të tjerëve tipik, “kundër Rilndjes”, duke përjashtuar rastin, se Andi Bushati e të tjerë janë naiv të mëdhenj.

Duke treguar ca të vërteta, fsheh atë të madhen, pikën që ndërlidh drogën me ndërtimet, Tahirin me Veliajn, Beqen me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin me Arben Ahmetajn.

Bushati harron qëllimisht se synimi final i kanabisimit të vendit ishte përfitimi i shpejtë e miliardave, të cilat më pas edhe duhet të pastrohen nëpërmjet lulëzimit të bankave të reja misterioze të themeluara në “offshore”, projektit “1 miliard” në infrastrukturë dhe natyrisht në sektorin e ndërtimit, ku kompani fantazmë të themeluara së fundmi, me “buxhet” 20 mijë euro, po ndërtojnë kulla gjigante.

Të shpëlash fytyrën dhe rolin e vërtetë të Edi Ramës në gjithë këtë ndërmarrje gjigante kriminale nëpërmjet analizave të tilla “ të egra” që , ngjasojnë shumë me mënyrën se si Rama po lan e shpëlan paratë e drogës (që në fakt nuk vijnë vetëm nga kanabisi, por më së shumti nga kokaina dhe heroina, për të cilat gati nuk flitet deri në raportin e radhës të Departamentit të Shtetit) gjëja e parë që të vjen në mendje është ajo shprehja frazeologjike e popullit: Kot mundohesh, nuk shpëlahet dot kurrë, m..i me sh..ë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cak-cak-cak20/02/2018 08:41

Është plotësisht e vërtetë ajo që shtrohet në këtë shkrim, se sot në mediat shqiptare dominojnë ca "anlistë" të sojit Lubonja e Bushati, që ndonëse të detyruar nga faktet flagrante të përceptueshme nga gjithë opinioni publik për bëmat e qeverise Rama, pasi i godasin ato "egërsisht" në dukje, qofte edhe me një fjali të vetme në shkrimet e tyre, si "të gjithë politikanët shqiptarë janë njëlloj banditë si Edi Rama", apo se "Rama po bën si Berisha", në fakt bëjnë të kundërtën e asaj që duhet të bënin. Ja zgjasin jetën politike "sociopatit" Rama, e jo vetëm "kullave" e "kanabisit" që do t'ju a zgjasin jetën, por do ta boshatisin Shqipërinë nga shqiptarët duke ju rrënjosur psikollogjinë e mungesës së shpresës e fatalizmin.
Nuk janë "kullat" në vetvetë e keqja e Shqipërise, se kulla të tilla i kemi parë të ndërtohen në të gjitha vendet e zhvilluara demokratike por edhei ne Phenianin e diktatorit komunist koreanoverior Kim Jong Un.
Puna është se si e kush po i ndërton këto kulla e nga vijnë paratë për ti ndërtuar ato.
Nuk do të kishte asgjë të keqe që edhe në Tiranë si në të gjitha metropolet e mëdha, me plane të studiuara e transparente urbanistike, të krijoheshin lagje të reja me ndërtime moderne shumëkatëshe, rrugë të gjëra e hapsira të gjelbra. E keqja dhe e "pariparueshmja" qëndron në faktin se këto ndërtime janë bërë pa asnjë plan urbanistik të përgjithshëm e të miratuar publikisht, por në mënyre kaotike e të shëmtuar.vetëm më lidhje korruptive me biznesmen ndërtimi, që në shumicë absolute rezultojne se janë "socialistë".
Tregohet "i shqetësuar" Lubonja për "oligarkët" me të cilët ai përgjithëson të gjithë pasanikët e rij shqiptarë për të cilët dukshëm e tregon se si majtist i thekur ka alergji.
Po pse nuk kujtohen keta farë analistësh të analizojnë me fakte, se pse Shqipëria qeveriset nga politikanë që e shesin veten si armiq të kapitalizmit, e ndërkaq shumica dermuese e këtyre "kapitalistëve" të rij, vijnë nga strukturat e punistëve që zbritën nga malet me opinga ?
Ka pasur Shqipëria para ardhjes në pushtet të diktatorit komunist, pronarë të mëdhej tokash, tregtarë e biznesmenë.. Pjesën më të madhe të tyre, ose e zhduku fizikisht diktatori, ose emigruan, ose u lanë fëmijtë e tyre nëpër fshatrat ku u internuan, jo më pa asnjë pronë, por ju privua edhe e drejta e shkollimit.
Sot nuk përmendet asnjë emër nga fëmijte apo nipërit e ish pasanikëve e intelektualëve më të shquar nacionaliste, si biznesmenë të fuqishëm. Normalisht ata si trashëgimtarë të ligjshëm të pasurive, si në gjithë botën e zhvilluar, duhej të ishin bërthama e kapitalizmit demokratik shqiptar. Nese do të behej e të publikohej një liste e parexhijve më të fuqishëm në Shqipëri sot, kam bindjen se ose do të jenë familje punistësh, ose mafiozë pa ngjyrë politike, që u lidhën me socializmin alla shqiptar që vazhdon të zotërojë të gjitha hallkat e administratës se shtetit të dkurshëm diktatorial enverist..

Sonja19/02/2018 15:10

Te gjitha sa u thane me siper, nuk jane te ndara njera me tjetren. Ato jane nje. Rama ka objektiv Paran, sa me shume para dhe sa me shume pushtet. Te gjitha behen nen dirigjimin e Rames.
Kanabizimi futi shume para ne xhepat e Rames, ato para duhen per vota, duhen dhe per investime (ndertime etj..) per vila, dhe jete lluksoze sigurisht.
Tenderat,(Beqaj, Gjiknuri...etj) futin gjithashtu shume para, qe gjithashtu duhen po per te njejten gje.
Kullat (ndertimet) Ketu kemi parat e droges, korrupsionit qe munde te investohen (pastrohen), Ndetimet ne vetevete jane nje biznes shume fitmiprures, dhe ata qe marrin lejet e ndertimit kane lidhjet e tyre direkte me Ramen, nderkoh dhe lejet e ndertimit, kane perfitimet e tyre.
E gjitha eshte shume e thjesht, Para dhe Pushtet, te gjitha te dirigjuara nga Rama, se kush ka ndikim me te keq per vendin, askush nuk do tja dij.

Ajo19/02/2018 14:19

Ky artikull eshte plotesisht i drejte. Por kam nje pyetje per Syri.net: Si shpjegohet qe edhe ju beni te njejten gje, duke i futur te gjithe ne nje thes,me hapesirat qe i krijohen Patozit & Co ne sulmin e eger kunder Bashes? A mos kujtoni se po i beni nje sherbim te mire PD-se ne vecanti apo opozites ne pergjithesi duke fajesuar Bashen si bashkefajtor me Ramen?
Une mendoj se demi qe i shkaktoni ju elektoratit te djathte eshte edhe me i madh se c’ mund ti shkaktoje Bushati apo dikush tjeter. Ne fund te fundit elektorati i majte do t’ ia jape voten perseri PS dhe Rames cfaredo te beje Rama. Puna eshte se kur ju qe supozoheni te mbeshtesni PD, sulmoni Bashen, corodisni dhe demoralizoni elektoratin e djathte duke mbjelle idene se Basha eshte i shitur tek Rama dhe ben politiken e Sorosit.

kometa19/02/2018 13:56

A bij bushtrash a bij bushtrash. Mallkuar qofte barku qe j'u polli. Ne perendim per nje genjeshter a per nje mosrrespektim orari jepet doreheqja por ju o ustallare te mashtrimit dhe mediokritetit nuk prekeni as nga vdekjet per shkak te paaftesise e poshtersise qe rezatoni. Mjere ju nese nuk ktheheni nga rruga per ku jeni nisur sepse atje ku po shkoni nuk do keni shoke vec njeri-tjetrit dhe zjarrit qe do perveloje shpirtrat tuaj.

Shto koment

Denonco