‘Tik-Tak’, ora amerikane, apo ajo shqiptare?!

‘Tik-Tak’, ora amerikane, apo ajo shqiptare?!

Nga Poli Hoxha - 16/02/2018

Pasditen e 31 Janarit ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kur kuptoi i zhgënjyer se i kishte ‘mashtruar’ shqiptarët për afatin e nisjes së kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’, mori një orë, e kurdisi dhe deklaroi; Tani ka nisur, tik-taku...

Por cilën orë na tregon ambasadori; atë të Shqipërisë apo atë të vendit të tij ku ajo bën ‘tik-tak’, që prej 237 vitesh?

‘Ora amerikane’

Nëse Donald Lu e ka fjalën për orën e vendit të tij, atëherë shqiptarët që ja kanë mbathur jashtë vendit me shumicë këto vite, le të bëjnë gati valixhet e kthimit. Të tjerë këtu që kanë në kokë planin e ikjes, ta rishikojnë urgjentisht atë. Kurse kush ka aplikuar për punë në Gjermani, për lotarinë amerikane, kanadeze, apo australiane ta anulojnë sepse më në fund ditë të mira e presin vendin e tyre!

E vetmja gjë që duhet të bëjmë nëse ‘ora amerikane’ po punon për ne është vetëm, pritja me lule e ‘rambove’ të DEA-s, që do të arrestojnë Balilin me shokë, e ‘007-ave’ të CIA dhe FBI, që do prangosin dhe do të spastrojnë me themel, klasën e korruptuar të politikanëve e qeveritarëve, prokurorëve e gjyqtarëve.

Kur të mbarojë e gjitha kjo, të gjithë do jetojnë më në fund në këtë vend, të lumtur e të barabartë para ligjit e shanseve për një jetë më të mirë, madje me shumë gjasa do të kenë fatin që të bëhen figurantë, të një filmi me buxhet të madh, në Hollivud.

‘Ora shqiptare’

Nëse ambasadori Lu i ka varur shpresat tek ‘ora shqiptare’ e cila në pamje të parë duket fringo e re, (vetëm 28 vjeçare), por edhe e modifikuar së fundmi me aksesorë shkëlqyes, si Reforma në Drejtësi apo ligji i Dekriminalizimit, atëherë le ti bëjmë një zbërthim të shpejtë mekanizmit të saj.

Më 8 Dhjetor të vitit 1990, pas një beteje epike të rinisë studentore shqiptare u themelua në vendin tonë PLURALIZMI politik, si zemberek i orës së sistemi demokratik. Që atëherë kanë kaluar 27 vite, por e vërteta e dhimbshme është, se sot ne e gjejmë veten si vend, me një demokraci të përçudnuar ku sundon korrupsioni dhe krimi ka mundur të futet në politikë, qeverisje dhe në parlament.

George Wilhelm Friedrich Hegel, që studioi fillimet e kapitalizmit ka thënë pak a shumë, se ‘korrupsioni është si vaji lubrifikant për ingranazhet e makinës që e vë në punë këtë sistem. Kur është në masën e duhur ajo punon, kur shtohet me tepri ngurtësohet dhe kthehet në bllokues deri në përçudnim dhe shpërthim’.

Brenda zemberekut të të ashtuquajturës demokraci shqiptare, përveç vajit të korrupsionit gjen me shumicë edhe drogë, para të pista, gjak, spermë, injorancë dhe mbi të gjitha pashpirtësi.

E vërteta është se ‘ora e Shqipërisë’ e ka zemberekun e saj, pra pluralizmin, vetëm ‘në letër’, formal. Tashmë është provuar se sistemi është kthyer në një qark të mbyllur, që komandohet nga kryetarët e dy-tre partive, të cilët pasi kanë vënë ligjin dhe Kushtetutën në shërbim të vetvetes, kontrollojnë zgjedhjet; që nga përpilimi i listave, mënyra e votimit, e numërimin dhe deri edhe vetë KQZ-në.

E gjitha kjo ka rezultuar me deformim të votës së shqiptarëve, duke bërë që vendi të kapë pikën kulmore të sundimit të korrupsionit dhe shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Ky sistem ka bërë, që të futet në parlament krimi i organizuar, madje edhe ai ordiner. Kjo skemë nis që me shkatërrimin e demokracisë së brendshme nëpër partitë e ashtuquajtura të mëdha dhe përfundon, me një rotacion pushteti sistematik mes tyre, sipas parimit: kontrolli i votës sjell pushtet, pushtet do të thotë para të grabitura nga taksapaguesit, me të cilat mbahet pafundësisht në këmbë kjo ngrehinë kriminale, që pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron mbi 90% të shqiptarëve.

Çdo parti e re ‘ëndërrimtare’ që guxon dhe krijohet në rrethanat e këtij sistemi të pashpresë, lind e vdekur. Ose në rastin ‘më të mirë’ përfundon e përshtatur në ingranazhet e zemberekut të mbushur me ndyrësitë, që përshkruam më lartë.

Nëse ambasadori Lu ka në mendje seriozisht një ‘orë shqiptare’, që ka nisur të bëjë ‘tik-tak’ dhe nëse nuk e ka kuptuar vetë këto 4 vite shërbim në vendin tonë, dikush duhet ti thotë se asaj i është bllokuar e prishur në mënyrë ‘kodike’ zembereku. Ai dhe burokratët e BE-së duhet të deklarohen qartë dhe përfundimisht, se në Shqipëri nuk ekziston pluralizmi i vërtetë, por diktati i disa individëve dhe grupeve me interesa oligarke.

Nëse dritat e prozhektorëve nuk hidhen më në fund mbi këta ata që kanë uzurpuar partitë e tyre duke kapur edhe sistemin, me të vetmin qëllim që po e ripërsërisim; vota e grabitur, e detyruar, e blerë dhe e manipuluar, sjell pushtet; pushteti sjell pasurim; atëherë jemi duke gënjyer popullin shqiptarë me lugë bosh, imazhe e mirazhe.

E vetmja shpresë që ka ky vend përfundimisht është çuarja e ‘orës shqiptare’ për skrap, ose më e drejtë, dorëzimi si precedent studimi, për ‘ufologët’ e studimeve politike e historike.

Pas kësaj, e vetmja rrugë që ka Shqipëria për tu bërë ‘si gjithë të tjerët’ të paktën është, instalimi urgjent i ‘orës amerikane’ apo ‘gjermane’, (pak rëndësi ka), duke çliruar kështu nëpërmjet një sistemi krejtësisht të ri zgjedhor votën e lirë dhe rithemeluar njëkohësisht partitë e atrofizuara dhe kriminalizuara deri në gen, që janë faktikisht burim i burimeve të deformimit të demokracisë.

Ambasadori Lu dhe gjithë homologët e tij të BE në Tiranë e dinë mirë, që vota e lirë është në bazë të Kushtetutave të vendeve të tyre dhe kushdo që e prek, shpallet armik i kombit. Sepse popujt, klasa politike dhe qeveritë e tyre përfundimisht janë të ndërgjegjshëm, se pa votë të lirë, nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka prosperitet dhe mirëqenie ekonomike, nuk ka reforma, nuk ka zhvillim.

Mbi të gjitha nuk mund të punojë zembereku i orës së demokracisë; pluralizmi i vërtetë.

‘Ora amerikane’ bën, që edhe astronautët jashtë orbitës së globit të votojnë me vullnet të lirë, kurse ajo shqiptarja ta ble dhe vjedh votën, edhe në shtratin bashkëshortor.

 Cila orë po bën ‘tik-tak’, zoti Lu?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar18/02/2018 14:51

"Poli-tikanët" , vazhdon me avazin e Mukës Poli Hoxha duke i përgjithësuar të gjithë njëlloj.
Që politikanët-- jo vetëm shqiptarë që tek e fundit kanë dalë nga vatha e diktaturës enveriste para veç dë dekadave, por edhe politikanë të vendeve më 250 vjet sistem demokratik, bëjnë herë pas here ca prapsira korruptive, kjo nuk ka mundur e nuk do të mund të evitohet me orën e tik-takun e Lu-së.
Sa meremi me hamendësime për ta shpërndarë të keqen tëk gjithë shqiptarë e politikanë njëlloj, përse të mos ndalemi tek e keqja aktuale që bën muuuuuu me emra personash e me bëma mafie.
Mund ta përqeshim e të mos kemi besim tek reforma e drejtësisë, kur këtë mëlçi Lu-ja i tik-takut, ja ka varur në qafë Edi Ramës që ta "rruaj".
Por nuk kemi se pse të përqeshim ligjin e dekriminalizimit, që në njëfarë mënyre i ka dhënë ca rezultate.
A nuk u veçuan me emra e mbiemra e me vendime gjyqsore të gjykatave europiane disa deputetë, kryetarë bashkie e "kuadro" të PSSH që i pat përmendur edhe tik-taku i Lu-së ?
Ndonëse Lu-ja, nuk ju përmendi përkatësinë partiake emrave që citoi, nuk ka shqiptar nga poli i veriut deri në polin e jugut që të mos ta dijë se ato ishin të gjithë përzgjedhje e kryeministrit socialist Edi Rama.Përse duhet të bëjmë të paditurin e të flasim përsëri me përgjithësimin "politika".
Një gjë eshte e sigurtë se ishte Partia demokratike ajo që i demaskoi në parlament me emra, të gjitha bëmat e të përzgjedhurve të Ramës, pa u kujtua edhe Lu-ja ti përmendëte ato emra.
Reformën në drejtësi, tash duket haptazi që Rama e kupton si revansh ndaj opozitës që ja nxori bojën.
Nuk ka sepse ta kemi kaq të dobët memorien historike edhe të para 5 viteve.
A nuk ishte Edi Rama që erdhi në pushtet me zotimin se do të fuste në burg Berishën e gjithë ministrat e tij për "korrupsion" ?
Çfarë ndodhi ?
Për nja 4-5 muaj ministrat "e ndershëm" të Ramës, nuk bënë gjë tjetër vecse gërmuan në dokumentet e dikastereve të tyre për të gjetur fakte kompromentuese për "korrupsionin" e ish ministrave, e nuk gjetën asgjë.
Kur nuk kaloi shumë kohë e buuuum ju plasi bomba, jo më vetëm e korrupsionit por edhe e krimit e kanabizimit të gjithë Shqipërisë nga qeveria Rama.
Ligji i dekriminalizimit, pas skandalit të madh të trafikut rekord të kanabisit, meqë reforma në drejtësi ishte e është akoma larg, e detyroi Ramën qe veç ca deputeteve e kryetarëve bashkishë, të pezullonte në fillim vetëm tre ministra e më vonë edhe gjysmën e qeverisë e gjithë drejtorët e policisë të dyshuar se kishin marë pjesënë aksionin e madh, jo të zhdukjes së kanabisit, por të lulëzimit të tij e të trafikut gjigand.
Kjo është historia e dukëshme e këtyre pesë viteve të qeverisë Rama e nuk ka sepse të meremi me barazime të politikës apo ti përvishemi opozitës se ajo e paskërka pasur fajin njëlloj si Rama. E ku ta gjente më mirë se kjo mbrojtjen Rama, kur fajet e tij po ja edhe ngarkojnë Bashës ?

Kevinjon17/02/2018 12:31

Ne shqiperi jetojne Shqiptaret, jo Anerikanet e as Gjermanet. Cdo teori tjeter eshte mashtrim apo enderra.

Tiku16/02/2018 19:47

Pikat mbi i; E keqja e ketij vendi, kanceri me sakte jane partite...

Krist16/02/2018 19:29

Sa te lumtur,qe e ndiejne vehten,ata qe na paskan besim tek reforma ne drejtesi!Une per vehte,jam pro cdo reforme qe zhvidhon fushen,per te cilen behet reforma.Por jam kategorikisht i pa kenaqur,me cdo reforme ,qe behet per: T'ja hek Lenes,e per t'ja vene Prenes-sic thote popullim i mencur.,apo sic thone besimtaret:Cohu ti prift,se do te ulet hoxha.

krasasi tp16/02/2018 16:55

Poli, punet kane radhe.Edhe kur cmontohet nje agregat, vegla qe heq te paren e monton te fundit.Ne te kundert i ben lemsh te gjitha, ose te dalin ca rraqe teper.Te gjitha jane sic thua.edhe une kam qene skeptik per rezultatet e Reformes ne Drejtesi dhe dobishmerine e saj.Edhe une si shume te tjere te keqen e shifja te nderhyrjet ambasadoriale apo te qeveritar te vecante.Tash besoj te Reforma ne Drejtesi,tash besoj me shume se kurre, se Ate nuk mund as ta perdorin e as ta keq perdorin aktoret politik, kushdo qofshin ata,ne mazhorance, apo ne opozite.Nuk ka zgjedhje te lira, as ne nivel qendror, as ne ate lokal,as ate ne parti, pa Reforme ne Drejtesi.

fery16/02/2018 16:54

Kurse ne kosove erdhi ora kure do te lexohet aneks-dokumenti i nenshkruar mese dy presidenesh ku do te dele boterishte ne siperfaqe se kushe ishin ata horra qe e bllokuan Kosoven dhe prespektiven e saje euroatlantike por qe sot,e tri vite te shkuara bllokuan jeten normale te qytetareve te saje sepse , nga sindromi i ores se Shqipërisë , nga tranzicioni i pafund 28 vjecar i shtetit ame , eshte goditur rende dhe , po vuan edhe Kosova ...???

i deleguari16/02/2018 14:19

Tufa e debilave dhe halabakeve qe paturpesisht na thenkan se kane "koleg" Sali Berishen" jane kategori zhgaravinash politike qe asgje s'i dalloka nga Edvini qe doli pa breke mes miletit (te pakten sipas pergjimeve te fundit te shtypit roze) te kryesuar nga LYL Basha ,merita e vetme e te cilit mbetet qe nje here apo dy here ne vit kerkon qeveri anti-mafia! Nqse opozita do te ishte e vertete dhe do te perconte ne Bruksel e Washington,maskaralleqet e zyrtareve,perfaqesues te tyre,atehere Tillerson nuk do t'i jepte "vize amerikane" se pari dhe para te gjitheve as dores vete DONALD LU ,i cili nje zot e di kujt i sherben !!!

albi16/02/2018 13:59

Atehere si shpjegohet qe ne cdo dy pale zgjedhje amerikane ka pretendime per abuzime me procesin zgjedhor. Kujto Floriden ne zgjedhjet e 2000-shit apo pretendimin e Trumpit se ne zgjedhjet e fundit kane votuar 3 milion persona te paregjistruar dhe se padrejtesisht nuk jane lejuar te votojne te tjere . Joseph Stiglitz(nobelist ne ekonomi) para disa ditesh ne nje shkrim per project syndycate thoshte qe ne amerike ekziston shitblerja e votes, dhe kete e ben nga platforma mediatike e Sorosit, njeriun qe nuk i intereson demokracia por vetem axhenda e tij. Komploti i elitave kunder zgjedhjeve ne mbare boten ka filluar, packa se e quajne lufte kunder idioteve me te drejte vote, dhe jo gjithmone e kane gabim.

Lali16/02/2018 12:55

Nuk ke cfare ti shtosh asnje rresht ketij shkrimi te Poli Hoxhes. I vetmi element per tu diskutuar (sinqerisht dhe pa ligesi) ka te beje me llojin e ores: e ka vertete ore amerikane apo nga ato qe diskutonte per gjyqtare e prokurore? Dhe meqe jemi ke ora ka nje lajm shume te mire... BE (Parlamenti) ka vendosur qe duke filluar nga ky vit nuk do te kete me ndryshim te ores,,,, pra do vazhdojme me kete ore...... NE BURG TE GJITHE MASKARENJTE DHE HAJDUTET E KETIJ KOMBI PA PERJASHTIM

Shto koment

Denonco