Top Channel i gjuan me top kullat e Edi Ramës

Top Channel i gjuan me top kullat e Edi Ramës

Nga Berat Buzhala - 15/02/2018

Kjo eshte nje histori e imja personale me Top Channel. Kur e kisha njohur, si e kisha njohur dhe pse e kisha njohur Tanin e Topit? Sonte me rane ndermend te gjitha keto, kur e pashe emisionin Te Paekspozuarit.

Para nje dekade, kur kam qene Kryeredaktor i gazetes se shkruar Express, pata shkruar nje shkrim: Me Top kunder profesionalizmit.

Shkrimin e pata shkruar duke qene i inspiruar nga nje fushate aktive negative qe ky medium kishte ndermarre kunder Sali Berishes, atebote Kryeminister i Shqiperise. Nuk me pengonte qe Top Channel po merrej intensivisht kunder Berishes, sepse mire po bente, por sepse kete po e bente me nje agjende te ngarkuar politike. Sipas bindjes time te asaj kohe, konsideroja qe Top Channel e kishte kaluar vijen profesionale, duke u bere nga subjekt medial ne subjekt politik.

Nuk kishte internet, nuk njihesha ne Shqiperi keshtu sic sot mund te njihem, prandaj pritjet e mia per shkrimin ishin shume modeste. Ne fakt nuk prisja asgje. Thjesht thosha ato qe po i mendoja per nje media kaq te madhe, sic ishte dhe sic eshte Top Channel, ose Top Media.

Kur e kisha harruar shkrimin, dikur vone te nesermen, pak para mesnates, une isha me nje mik timin, me Bujen, kur kete e therret ne telefon dikush. Ne bisede e siper e degjova qe po permendej edhe emri im. Buja po insistonte ta bindte bashkebiseduesin, te cilin e pashe qe e kishte mik, se "Berat Buzhala nuk eshte emer i trilluar, ai person ekziston", dhe po bente me dore ne drejtimin tim qe me kishte shume afer. Nuk i tha qe ishim bashke. Kur e mbylli biseden, m'u drejtua pak a shume me keto fjale: Cka hamamin paske shkruar per Top Channel'in? Ishte bere shume nervoz. Polemizuam shume ashper, ndoshta nuk kemi biseduar kurre kaq ashper. Perndryshe, Bujen (Musen) e kam pasur dhe e kam partner ne Gazeta Express qe nga themelimi, por edhe nje njeri te afert.

Ne bisede e siper, ne perlarje e siper, e kuptova qe kishte biseduar me legjenden mediale, te njohur si Tani i Topit. Isha i ri ne ate kohe, dhe nuk po besoja qe Tani te kishte gjetur kohe te merrej me mua. Thelle ne vete u gezova deri diku, ndonese po kaloja neper nje bisede te acaruar, por qe isha i bindur qe do te mbyllej. Bujari nje nate me heret kishte qene me Tanin jashte shtetit dhe tash po i vinte keq qe ne median e tij, aty ku ishte aksionar, te botohej nje shkrim qe e godiste median me te madhe shqiptare. Ajo qe po me pengonte ishte se Tani i kishte thene Bujes qe Berati nuk ekzistonte, por se prapa kesaj nofke fshihej lartmadheria e tij Baton Haxhiu. Pra, ne syte e Tanit une isha Baton Haxhiu. Dhe nuk kishte Zot qe ta bindte ne te kunderten. Mezi nuk pritem te gdhihej per t'u nisur per ne Tirane, qe t'i deshmonim Tanit qe, minimumi, une isha njeri, e nuk isha Batoni, dhe se dyti, te provoja ta mbroja para tij shkrimin tim. Hajde bela, hajde. Nuk ishte autostrada dhe duhej te fluturonim.

Nuk deshiroj qe tash kete shkrim ta zgjas pafundesisht. Sapo mberritem ne Tirane, Buja e telefonoi Tanin dhe i tregoi qe ne kishim mberritur. Tani kishte qene ne Rinas, duke u nisur per ne Itali. U kthye me nje fryme. Buja me dorezoi te ai dhe iu duk sikur e hoqi nga vetja nje barre te rende. Edhe une, edhe Tani, i vume dorezat dhe filluam ndeshjen. Atmosfera ishte mjaft e acaruar. Ai e sulmonte Berishen, ne menyren me te ashper te mundshme. Une i jepja te drejte, ne kete qe e thoshte, sepse media duhet te shkruaje per qeverine dhe per Kryeministrin, por i thosha qe nje media, nje televizion, nuk guxon qe te behet pale politike. Ne ate kohe, Top Channel po bente edhe reklama antiqeveritare. Ky debat, mes meje dhe tij, ka zgjatur deri ne mengjes. Sigurisht qe shume me i shtensionuar. Arrita ta bindja qe isha Berati, dhe jo Batoni, por, Buja eshte deshmitar, gjithashtu u pajtua qe kisha pasur te drejte me shkrimin, ne mase te madhe.

"Po ma shkaterron televizionin", me tha. Nuk e tha kete ne kuptimin financiar, por ne kuptimin editorial.

Jam takuar me Tanin edhe dy tri here te tjera, pas asaj dite. Filluam te benim edhe disa plane te perbashketa, per nje projekt medial. Nuk shkoi as disa jave, kur ai e humbi jeten.

Tani kishte qene per mua njohja me e rrembyeshme dhe me simpatike qe me kishte ndodhur ndonjehere. Kishte qene si nje vetetime. Duket sikur te mos kishte ndodhur fare.

Edhe kur Steve Jobs vdiq, shume prej nesh thame qe Apple nuk eshte me kompania e njejte. Shume prej nesh, e shume prej eksperteve te njohur boterore, thame qe po te ishte Jobs ne krye te Apple, tash do te kishin ndodhur gjera te hatashme. Gjerat e njejta jane thene dhe vazhdojne te thuhen edhe per Top Median - Top Channel dhe derivatet tjera do te dukeshin shume me ndryshe. Shume me te fuqishme dhe shume me kreative. Tani ishte uragan.

Prandaj, me te drejte themi qe pa te, Topi nuk eshte i njejte. Ne nderkohe, prej kur ai nuk eshte me, ne skenen politike dhe mediale te Shqiperise kane ndodhur plot gjera. Jane nderruar pushtete e kryeministra, kane dale ne skene media te reja, interneti po ben kerdine, etj. Pa dyshim qe Tani nuk do te kishte qendruar duarkryq perballe ketyre ndryshimeve te medha. Mirepo, gjithcka tjeter qe mund te themi tash, me shume se sa thash, do te ishte nje spekulim i paster. Topi edhe pa te arriti ta mbante hapin me mediat tjera, ndonese nuk arriti te mbante distancen qe e kishte me to, kur Tani ishte Commander in Chief. Fatkeqesisht, per kete nuk kam informata, arma e tij nukleare u rrembye dhe u perdor nga te tjeret, jo per qellime publike, por per qellime private. E shnderruan Top Channelin ne nje department per marredhenie me publikun te Edi Rames. Relevanca e kesaj superfuqie u be - pothuajse - e ngjashme me televizionin e Edit, ERTV'ne. Ishte pothuajse e pabesueshme ne cfare derexhe kishte rene kjo supermedia. I ishte nenshtruar tekeve te nje femije te kompleksuar, packa qe mund t'i kishte 40-50 vjec. E kam fjalen per Sokol Ballen. Top Channel, nen Sokolin, u tredh. Top Channel, nen Sokolin, u konvertua ne dicka per te cilin Tani do te turperohej. Nuk po flas ketu per spektakle televizive, as per humor, as per muzike. Keto gjera mire duken, ndonese nuk eshte qe i ndjek me kersheri te madhe. Une po flas per politiken editoriale. Po flas per lajmet qendrore dhe per debatet politike. Tani, djali i lire e plot energji, do te villte nga ajo se cfare po prodhohej ne Top Channel. Nje media e madhe, pa shtylle kurrizore. Nje media e madhe, qe ishte zaptuar nga nje politikan, qe sot eshte, neser nuk eshte.

Sonte rastesisht fillova te shikoj emisionin Te paekspozuarit, te Ylli Rakipit. Te gjitha keto me rane ndermend kur e pashe kroniken para debatit. E pashe se si Top Channel paska filluar ta marre veten dhe t'i perngjaje, ndoshta jo te duket njejte, atij te Tanit. Thash me vete, udheheqesit e ketij megamediumi paskan filluar te besojne - me te drejte - qe nje media sikur ajo, qe ata e kane, eshte me e rendesishme, sesa nje kryeminister kalimtar.

Jam i vetedijshem qe nje gje e tille ka ndodhur per shkak te ndryshimeve te fundit ne kete televizion. Sigurisht qe ardhja e Rakipit, e posacerisht ardhja e Ben Blushit si drejtor i tij, ishin nje levizje e fuqishme e atyre qe e drejtojne ose atyre qe jane pronare te kesaj medie.

Shqiperia, por as shqiptaret, kurre me shume se sot nuk kane pasur nevoje per nje medium te madh, te fuqishem dhe te pavarur.

Top Channel i plotesonte te gjitha keto kushte - pervecse nuk ishte i pavarur. Tash duket qe edhe eshte bere i tille.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar18/02/2018 13:51

E hap herë pas here këtë portal pasi përkon me bindjet e mia e më duket se është ndër të paktët që ka një qëndrim të hapur kundër ideolloëgjise komuniste, apo socialistëve kanabistë.
Ndonëse kam bërë disa komente, duke hapur edhe shkrime të vjetra, shoh se të gjitha komentet e mija janë fshirë.
Kam provuar fare rallë që të postoj ndonjë koment tek partali i Mero Bazes "Tema" e nuk habitem se ai nuk ja ka dhënë dritën jeshile, pasi në rubrikën e komenteve, të kësaj medie ligjërojnë vetëm shtresa më primitive e enveristëve.

Po ç'ju ka zënë me mua ju se nuk po e kuptoj ?
Keni hall se kam kritikuar Patozin se po bëhet bashkëpuntor i Ramës për të "dermuar" opozitën ?
Po kush ka ngelur nga mediat shqiptare televizive, të shkruajtura apo të internetit që nuk po godet më shumë opozitën sesa Ramën si kryeministër në pushtet ?
Hap rubrikat e komenteve të qytetarëve tek që para disa vitesh, para se të vinte në pushtet Rama, zjenin nga komentet e shumta, rubrikat e komenteve edhe nëse ekzistojnë shoqërohen me fjalët "s"ka komente"
Për kë shkruani ju mediat ?
Për qeveritë, për vete, për politikanët e dështuar apo për qytetarët ?
Po lereni o të uruar gazetarë këtë censurë të mendimit të qytetarve se me paratë e qytetarëve ushqeheni.
Ju pëlqen Patozi e nuk ju pëlqen Basha. Mereni Patozin e punësojeni në profesionin e tij të gazetarit në redaksinë tuaj.
Kam respekt për imtelektualin Kastriot Islamajn që pati kurajon e të hiqte dorë nga ish partia e punës e ti bashkohej partisë demokratike, por nuk ka sepse të censuroni e të baltosni fjalën e shefit aktual të kësaj partie Bashën, vetëm se nuk i pëqen njëfarë Patozi.

Krist16/02/2018 19:54

Berat,je nder gazetaret e cilter,qe disa mendime i thua pa make yp,por edhe disi "tip exentriku".Po ta shpjegoj:Si guxon more burre i dheut,me e perzvale mendimtarin e famshem serbo-komunist te gangsterit Edkulla,kete inisiator te ngjalave te Lalzit,apo ketij zbuluesi te keshilltarit me fame beogradase ,cunit te ministrit jugosllav,ne Kosove,qe ja dha peshqesh kryeministrit tone,pra Batonin fantastik per gjithcka(ne fakt per asgja).Nga ana tjeter,krahason Tanin ( vagabondin-pijanec-lakuriq te nates,qe morri ne qafe edhe vajzen-qe rastesisht ate nate kishte rradhen ne orgjine e tij),me Steve Jobs-in e paperseritshem te Apples,qe transformoi shoqerine njerezore.Dhe a e dini pse?Sepse punonjesit qe ofronte,i zgjidhte nder ajken e profesionisteve qe i duheshin,bile deri edhe tek financieri.,duke i marre nga cdo cep i USA. dhe e ka filluar aktivitetin,pa para,e nisi duke qene ,pothuajse i varfer, Ndersa Tani yt,vendosi drejtore,bile deri ne marrketing,njerez qe kishin punuar shume vite shofera,dhe pa asnje profesion tjeter.Tani ishte vertet i shkathet,por parat e droges e bene Topin,se pa ato (parat),idhudhi jot nuk do njihej fare.

Mic Sokoli16/02/2018 14:13

Me këtë gomar rrallë pajtohem, por, këtu e ka mirë.

sonja16/02/2018 13:36

Analiza eshte perfekte. Mediat nuk duhet te jene pro qeverrive, ato duhet te jene ne opzit me te gjitha qeverrit. Topi dhe shume media te tjera jane kthyer ne media politike duke dal haptaz ne krahun e majt ne mbrojteje te Rames, bile dhe me keq, duke dhene lajme te genjeshtera , te genjeshtera, duke fshehur ngjarje te renda, krime , ….. Ato (jo vetem Topi) jane kthyer jo vetem politikisht ne nje krah (vegel e Rames) por dhe ato jane zhytur ne afera korruptive per interesat e tyre duke u larguar nga misioni i tyre. Jane kthyer ne pjese e tenderave te qeverris, po marrin truaje per ndertim kullash ne Tirane, pra jane te blera , te kapura 100% nga Rama. Dhe Topi, po reagon per prishje interesash dhe asgje me shume, bile po bene presion deri sa ti jepet ndonje pjes dhe pastaj ktheht ne origjin.

Arber16/02/2018 12:19

Topi i Tanit mori fund si media e pavarur qe kur i dhane me qera shteterore zyrat te Piramida. Rama ishte Kryetar Bashkie atehere. Paret per te bere "Topin" jane bere me tregti kontrabande kafe dhe droge. Gjithsesi nuk duhet mohuar pasioni i perhershem i Tanit per elektroniken.

Sonja16/02/2018 11:51

I dashur Berat. Shkrimi yt eshte nje analiz e perkryaer dhe reale. Shpresojme qe media te jete e pavarur dhe gjithnje ne opozit me cdo pushtet, sigurisht ne opozit te paster ne dobi te vendit dhe ne lufte me te keqen. Je i nderuar, mos u intimido nga asgje e nga askush. Shpirtin munde ta marrin, por vlerat, moralin, nuk ta marrin dot, dhe ato jetojne perjetesisht i dashur.

Kosta16/02/2018 09:25

E lexova me shume vemendje kete shkrim te Beratit.....dhe mu kujtua nje darke ne Torino me dy pedagog te Politeknikut te Torinos....kur me pyeten per Tv u thashe se Topi eshte i Tanit ata me thane se Topi eshte i MAFIAs franceze dhe Tani eshte mekembesi i kesaj MAFIA.....pronari e vertet eshte Xhylien Rosh, kapo mafia ne France......Berat Buzhala me bere te nderroi mendim per ty.......

Toni16/02/2018 08:28

Ik o njeri i ndyre pacavure shkrim si surrati jot

Adi 16/02/2018 07:01

Po të shpjegojë se si bëhet Grosha, do ishte të paktën një tentim për të shpjeguar diçka. Kjo, kurrë nuk do t'i hyjë në punë dikujt. Ne nga Kosova i themi këtij LAPUÇ që dmth kur fytyra shtypet me caterpillar dhe disi shpëtojnë veshët por mbesin në një pozitë të palakmueshme. Gjithsesi edhe pse veshët jan pengesë, ky depërton deri te faqja juaj për të na treguar neve që jemi këndej: ja shikoni, nuk jam LAPUÇ.

B e rati15/02/2018 23:35

Hahahahaha mashtrues je berat hahaha, kur thua ti u krye! ik more palaco, se me bere ta lexoj kete paloshkrim deri ne fund

joni15/02/2018 23:15

Le te shpresojme, do doja te ishte e vertet por mos u nxito Berat eshte ne kete konkluzion

Shto koment

Denonco