Froni i presidentëve

Froni i presidentëve

Nga Frrok Çupi - 15/02/2018

Ndoshta nuk e keni vënë re se si lindi (lindi ajo që ‘gia’ ishte në jetën e shteteve seriozë), një pemë e re e shtetit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në rrugën për ‘dhënien’ e kufijve detarë shtetit fqinj Greqi, thërriti në konsultim të gjithë presidentët e Republikës, duke filluar nga presidenti i parë i Republikës, Dr. Prof. Sali Berisha. Ka dy ditë që presidentët po konsultohen si të bëjnë me një ‘lajthitje’ të qeverisë që thotë se është lajthitje edhe e BE, për dhënien e territoreve të veta një shteti fqinj.

Nuk mund të them se si do të zgjidhet çështja e kufirit; edhe mund ta humbim ose mund ta fitojmë, sepse në kohë perversësh jetojmë… Në fund të fundit kemi fituar një institucion të ri: Fronin e Presidentëve.

Deri më sot, presidentët , sapo lanë pushtetin, u bënë ‘zero’. As në kafe nuk iu flet njeri. Pse? Sepse presidenti që vjen pas, i bën ‘zhele’. Media dhe kafexhinjtë në Shqipëri, të gjithë presidentët e Republikës i quajnë ‘ish- president’. Është fjalori më denigrues e diletant për postin. Por jo vetëm fjalor; ‘ish’ do të thotë ‘minus zero’. Jo vetëm në këtë post, por edhe shumë poshtë tyre, kështu quhen ‘një ish…”. Edhe kryeplaku i fshatit pasi lë postin nuk i serviloset njeri; madje as kryetarit të familjes pasi nuk merr rrogë të madhe… Ka vdekur hierarkia e shoqërisë dhe e familjes që në vitin 1967 kur u krye ‘revolucioni Maoist’.

Deri sa na ra ky ‘mort’, nuk i pamë presidentët; sapo iu mbaruan ditët e postit- iu mbaroi edhe ‘nafaka’. Kush i zëvendësoi?… Kjo është pyetja kryesore. Presidentët u zëvendësuan nga ‘poste’ jashtë- kushtetuese; gangsterë ministra, hajdutë që nuk japin llogari, policë të lidhur me banda, kriminelë të lidhur me shtetin, arrogantë të kthyer në të shkuarën më të keqe… Ju mund të thoni ‘A vallë presidentët do të na shpëtojnë?’. Presidentët krijojnë idenë e trashëgimisë në shtet. Nëse është luhatur besimi se shqiptarët ‘bëjnë shtet’, kjo ka ndodhur edhe për shkak të mungesës së konservatorizmit dhe trashëgimisë. Çfarë konservojmë në shtet?… Vijnë dy ambasadorë nga jashtë dhe rrëzojnë kushtetutën e shtetit; ne heshtim sepse jemi mësuar të rrëzohemi. Kur u rrëzua kryetari i familjes në vitin 1967, nuk kishte si të mos rrëzohej shteti  sa herë t’i duhej dikujt. Kryetari i familjes u zëvendësua nga ‘nusja sekretare rinie’; dhe në këtë rast- nga ‘nuset’ hermafroditë të adminsitratës publike… Ndërtimi i ‘Fronit’ të presidentëve mund të na çojë më shpejt në Europën konservatore se sa madhësia e domateve ose cilësia e gomerëve.

Froni i presidentëve nuk është një ‘honor’ për këta; mes tyre ka nga ata që as në dasëm nuk i thërret kush  sa për mençurinë. Por i kemi pranuar në një moment. Duhet t’i qëndrojmë ‘besës’ sonë ndaj vetes. Vetë Bibla na ka udhëzuar ndaj Pranimit; jemi të pranuar dhe duhet të pranojmë. Bibla nuk ‘pranoi’ ashtu kot e si ‘për qejf’. Në historinë  tonë kombëtare, thuajse biblike, kemi mbijetuar për shkak të ‘Kodit’ dhe ‘Konstitucionit’. Në vitin 1913, Esad Pashë Toptani- njeriu ynë në gjen, i dashuruar me madama franceze, do ta kishte shitur atdheun tonë. Nuk do ta ndalte dot asnjë administrator, asnjë ministër, veçse e ndaloi autoriteti i atdheut dhe i burrave të kombit. Kësaj here  nëpunësit politik kanë marrë përsipër të japin territore, të rrahin burra e gra akademikë, të pederastojnë me artistë, të zhdukin çdo frymë kombëtare e familjare; dhe.., pse? Sepse duke shitur gjithçka nga vlera e shtetit, administratorët perversë mund të zgjasin pa fund jetën e tyre në pushtet.

Mirëpo nesër…, domethënë pas dhjetë vjetësh, pas njëqind e pas njëmijë…, kush mund t’i thërrasë nëpunësit për të kthyer vlerat që na kanë grabitur? Ata nuk do të jenë, sepse edhe sot janë hije. Kurrë nuk janë këta…

Froni i presidentëve është bazë shteti/Veritas.com.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gici17/02/2018 14:11

Opozitari i pare i partise demokratike qysh ne vitin 1991 , ne nje shkrim as mish e as peshk .

krasasi tp16/02/2018 16:37

z.Cupi, ndonse jeni Mirditor, Ju si njeri i kultivuar dhe i kulturuar, e njifni mire dhe e vleresini kengen Polifonike te Laberise.Kjo kenge minimalisht kendohet nga tre kengetar por do ishte e plote nese kesaj treshe do ti bashkoheshin edhe shume te tjere qe mbajne iso.Per ceshtje te rendesishme qe lidhen me integritetin ,sovranitetin dhe interesin kombetar, mire do ishte zgjerimi i rrethit te konsultimeve dhe maremendja qofte edhe e gazetareve,profesoratit, nacionalisteve apo perfaqesuesve te diaspores.Inisiativa e Presidentit per konsultime dhe "Fronezimi i Presidenteve" prej Tij, duhet pershendetur.Ashtu si Ju jam kritik ndaj qeverisjes se z.Rama.Por ndersa Z.Meta e institucionalizion nje pervoje te re, nderkohe Ne nuk mund te zhbejme nje realitet, ,faktin, qe e duam apo se pelqejme Ne ,Z.Rama eshte Kryeminister i Republikes se Shqiperise. Perderisa nuk e kemi hedhur nga "kurrizi",pasi faktori nderkombetar e ka legjitimuar dhe opozita dhe shoqerija civile fle nani- nani, Ne detyroemi ti kordinojme dhe te bashkerendojme veprimet per te mare maksimumin ne nje marreveshje me nje shtet tjeter, i cili edhe ai synon te siguroj te njejten gje.Por zgjidhja e mosmarreveshjeve midis shteteve me bisedime, jo vetem se eshte trend, jo vetem se eshte norme dhe sygjerim i partnereve por eshte edhe detyrim qe rrjedh nga traktati i miqesise i pranuar nga te dy shtetet.Me marreveshje te gjithe pranuar apo me Gjykaten Nderkombetare kjo eshte ceshtje tjeter.Z.Berisha e dinte qe kerkohej plotefuqishmerija ne 2009 por nuk e kerkoji dhe i dha krah Gjykates Kushtetuese, ta rrezonte marreveshjen.Per te gjithe ata qe mendojne se Turqija nuk ka pranuar Protokollin e Firences e se zgjidhja do ishte ta shtyjme edhe ne ca kohe te shohim cdo behet,Per te gjithe ata qe nuk e parapelqejne integrimin ne BE. Per te gjithe ata qe mendojne se plotesimi i detyrave te shtepise nga z.Rama dhe ftesa per celjen e negociatave me BE do ishte nje bonus i madh per qeverisjen dhe se ne nuk e zbresim dot nga "kurrizi" kete qeveri,Une kam nje pyetje.Po sikur Serbija ti kryej detyrat e shtepise dhe te mare ftesen, kush mban pergjegjesi qe Ne, do na duhet tu fitojme"zemren" dhe tu bejme koncensione me vone edhe Greqise edhe Serbise, ashtu sic u detyruam ti bejme koncensione edhe Cekise.A e themi troc.Kjo pune do vazhdoji sic i kane kopsitur punet SHBA dhe Gjermanija.Ne nuk mund as te cojme shkopinj nen rrota dhe as te rrahim uji ne hava.

genc16/02/2018 09:43

Aman o burre.Jemi duke prite sa te angazhohesh ne politike ti per te zgjidhur hallet qe ka Shqiperia.

Ali Pashe Tepelena 16/02/2018 00:00

Bravo Cupi. Shkrim i goditur. Sic di ti. Pergezime.

Shto koment

Denonco