Virtuozët dhe virtualët

Virtuozët dhe virtualët

Nga Avni Nezaj - 15/02/2018

Debati i qeveritarëve me artistët dhe aktorët e Teatrit Kombëtar është një histori banale që në një vend demokratik nuk do të ndodhte kurrë. Se çfarë kërkojnë aktorët, artistët, për të miren e tyre e dinë vëtëm ata dhe nuk duhet të mendojë kurrkush që dikush tjeter ta dijë më mirë. Nëse thirrjet e tyre janë për qeveritarët që të heshtin dhe ti lënë në hallin e tyre që të bëjnë punën për të cilen paguhen dhe marrin duartrokitjet edhe kjo është e qartë dhe çeshtje e tyre. Ata i vlerëson publiku.

Por nëse qeveria kërkon ti shkallmojë më shkelma dhe me goditje të njëpasnjëshme për tu mbyllur gojën dhe për t’iu privatizuar me 3 PPP edhe godinën ku dhjetra gjenerata artistësh falen shpirtin e tyre dhe dhanë jeten në skenë, kjo është një çmenduri paralajmëruese për një diktaturë ndaj artit dhe më gjerë, dhe jo vetëm një histori për të bërë zhurmë e për të larguar vemendjen nga skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie totalisht teorike në ide, por pragmatiste në përvetesimin e pasurisë publike.

Artistët janë virtuozë në artin e tyre e nderuar, me nder, qeveri virtuale dhe jo si puna juaj që fshihni kokën e nxirrni b….n në sipërfaqe.

Beteja virtuale e qeverisë nisi me naftëtarët e Ballshit dhe të Fiert. Talljen qeveritare me ta e nisi prefekti, e më pas një minister, e vijoi kryeministri e pasoj tek një minister tjeter e sërish tek kryeministri për tu rikthyër sërish në gjendjen fillestare aty ku nisi tallja. Por halli i virtuozëve të kantiereve të industrisë së naftës nuk ka marrë dhe nuk pritet të marrë ndonjë zgjidhje. Ndërsa virtualët, tani kanë zgjedhur ekrane më të mëdha për të komunikuar me popullin e tyre. Kështu duket edhe më bukur, vetëm era e parfumeve nuk shijohet.

Serish dolën në skenë minatorët, atë që të trembin, pasi nga Valiasi e hodhen një herë qeverinë në alarm, vite më parë. Minatorët, ata që u kalben galerive pa marrë kurrë atë që u ka takuar si përdorues të një profesioni shumë të vështirë e shpesh herë të dhimbëshëm deri në vdekje. Ata kërkojnë statusin e tyre, e prapë qeveria hallin e ketyre virtuozëve të nëntokës e përcjell me përplasje si topin në mur kush ta kapë i pari. Hërë Ministri e herë Kryeministri, herë ndonjë zyrtar i lartë e deri tek “kurroshi” i fundit që drejton parlamentin.

Sërish virtuozë në profesionin e tyre të tallur e nëpërkëmbur nga virtualët tanë qeveritarë që vetëm qeshin e hallin nuk ua shikojnë edhe pse ekranet serish të mëdha janë kur komunkojnë virtualisht me ta.

E ashpra dhe me e habitshmja është se virtualët tanë që na qeverisin kishin vendosur të tallnin kaptinen edhe me pedagogët. I lanë pa rroga edhe virtuozët e fjalës së lirë, virtuozët që stërvisin trurin e atyre që do të menaxhojnë pasurinë kombëtare dhe do të qeverisin këtë vend jo virtualisht. U hutuan virtualët kur kuptuan se çkishin bërë i nxorën paratë nga dheu, nga rëra, aty ku ata fshehin koken  për t’ua dhënë pedagogëve. Por saga vazhdon, vitrtuozet e vazhdojnë betejen e tyre e kanë edhe me ligjin edhe me qeverinë por virtualet i thirren në takim u thanë se do të merren me këtë pune dhe ikën. Inatit të virtuozëve të arsimit nuk i dihet fundi, të presim….

Por virtualët tanë qëveritarë, nuk kanë të ndalur. Dolën përballë ekranëve dhe vendosen që të bindin studentët që bisedimet me Greqine janë konstruktive dhe se marrëveshja me këta është me e mirë se ajo e disa viteve më parë. Dhe virtuozët studentë i degjuan, por u binden apo jo kjo ska shumë rëndësi për virtualët pasi ata e thanë fjalën e tyre dhe do të bëjnë ashtu si thanë vetë edhe pse dëgjuan. Me teorinë e virtualitetit të tyre të shpikur nga frika e përballjes me njerëzit dhe hallet po denigrojnë demokracinë dhe themelin e ndërveprmit të saj që është zgjidhja me debat e problemit, problemeve……

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco