Sakashvili endacak, pa atdhe e pa pasaportë! Rama në rrugën e tij…?

Sakashvili endacak, pa atdhe e pa pasaportë! Rama në rrugën e tij…?

Nga SYRI.net - 15/02/2018

Mikael Sakashvili, këshilltari i Ramës ka mbetur pa nënshtetësi. Sakashvili, miku i ngushtë i Ramës është kthyer në një endacak që bredh nëpër botë pa pasaportë. Sakashvili, pinjolli i Sorosit është larguar nga Gjeorgjia dhe është dëbuar nga Ukraina duke mbetur pa atdhe, apatrid.

Për shkak të marrëzive të tij kur ishte President i Gjeorgjisë dhe pasi u akuzua nga autoritetet gjeorgjiane për korrupsion ai iku nga vendi. Më tej do të dëbohej edhe nga Ukraina për organizim të trazirave. Dhe madje, më së fundmi, do të abandonohej edhe nga babai i tij shpirtëror Soros, i cili e ka akuzuar “djalin plangprishës” në prehrin e oligarkëve rusë.

***

Sakashvili është një nga produktet e Sorosit. Një ish-ministër i Drejtësisë së Presidentit të fundit komunist, Eduard Shevarnaxe, që do të arrinte të vihej me ndihmën e Sorosit në krye të revolucionit të Trëndafilave në Gjeorgji. Por edhe të fuste Gjeorgjinë në një konflikt me Rusinë, sipas këshillave të Soros, duke vendosur Gjeorgjinë në një situatë të komplikuar.

Këshilltari i Ramës, do të do të akuzohej për korrupsion dhe kapje të shtetit, gjë që do ta detyronte të largohej nga vendi dhe të linte shtetësinë gjeorgjiane. Për të vajtur në Ukrainë, i ftuar nga shoku i tij i klasës Presidenti- oligark i Ukrainës dhe marrë nënshtetësinë ukrainase për tu bërë guvernator i Odesës.

Miku i ngushtë i Ramës, do të futej shumë shpejt në konflikt edhe me “shokun” e tij të ngushtë, Presidentin e Ukrainës. Vetëm pak muaj pasi ishte emëruar prej shokut të tij si guvernator i Odesës, Sakashvili do të fillonte ta sulmonte shokun e klasës si të korruptuar dhe të vihej në krye të protestave të një partie të financuar nga disa oligarkë. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Ukraina do ta dëbonte drejt Polonisë, duke i hequr edhe nënshtetësinë ukrainase.

Kështu miku i Ramës dhe pinjolli i Sorosit, do të detyrohej të ktheje në endacak, duke bredhur nëpër botë pa pasaportë. Pa nënshtetësi. Pa atdhe. apatrid . I urryer nga gjeorgjianët. I përçmuar nga ukrainasit. I braktisur nga të gjithë.

***

Sakashvili ishte një personazh kontrapedal. Ai pas revolucionit të Trëndafilave u vendos në krye të vendit në postin e Presidentit. Por shumë shpejt, ai do të kthehej në një personazh antipopullor për shkak të arrogancës, korrupsionit elitar dhe jetës së shthurur. Ndërkohë që qytetarët u varfëruan në ekstrem gjatë qeverisjes së tij, ai dhe një grup shumë i ngushtë rreth tij do të pasuroheshin në ekstrem.

Ai pas një kohe shumë të shkurtër në krye të vendit, do të kontrollonte bizneset e mëdha. Të gjithë grupet e shoqërisë civile. Do të vendoste nën kontroll median, e më tej prokurorinë e gjykatat. Partinë e drejtonte me dorë të fortë, arrogante e abuzive. Do të përjashtonte nga partia të gjithë kundërshtarët dhe do të hapte çështje penale për të gjithë ata që nuk i bindeshin apo nënshtroheshin.

Shumë nga bashkëpunëtorët e ngushtë do të largoheshin nga vendi nga frika se mund ti burgoste. Të gjithë të huajt ankoheshin për sjelljet e tij dhe ofendimet që ju bënte. Kështu përfundimi i tij në një personazh pa atdhe, pa pasaportë, pa nënshtetësi, endacak nëpër botë, nuk çudiste askënd, as miqtë e tij, as bashkëpunëtorët, as kolegët, as kundërshtarët, madje as deri vetëm babain e tij shpirtëror Soros.

****

Pikërisht këtë personazh Rama e adhuronte. Prandaj e bëri këshilltarin e tij, me porosi edhe të Sorosit. Për të mësuar prej tij bëmat dhe zullumet e tij. Ai do të vinte edhe në Tiranë për të drekuar më Ramën për t’iu demonstruar shqiptarëve se ishte i vendosur të ndiqte rrugën e Sakashvilit.

Kishte mesa duket të drejtë. Njëkohësisht edhe fati i Sakashvilit po duket se po e ndjek edhe Ramën. Për të mos arritur dot të gëzojë 200 milion eurot e fshehura në llogari off shore. Për të mos arritur të ketë një jetë të tretë normale por të sillet endacak nëpër botë. I akuzuar për korrupsion. I larguar nga vendi nga frika e burgut. I abandonuar nga të gjithë. I urryer nga të gjithë. I fshehur sa andej këtej në skuta të largëta të planetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tony18/02/2018 17:14

Tony si duket ka rënë në dashuri me Sakashvilin. Apo jo o T. Nuk ke hajër nga Sorosi o T. Parja huej e shkreta.. Të këshilloj o T (Tony) të mësosh ndonjë zanat e të krijosh pavarësinë tënde. Të shash e të ofendosh për llogari të zullapit të rradhës është pa të ardhme. Aq më tepër kur vetë zullapi është në bordero të huaj.

T16/02/2018 09:54

O syri po pse jeni kaq idioter? E keni te lindur apo u bete rruges?

t15/02/2018 18:14

deri tani perputhen,te shohim fundin,do zoti sa me shpejt,se po te jete per shqptaret.......

Shto koment

Denonco