Lista (e skandaleve) Basha...

Lista (e skandaleve) Basha...

Nga Bledian Koka - 14/02/2018

Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër..., një qytetar përballet me të parin e kandidatëve të PD-së në qytet dhe i drejtohet Romeo Gurakuqit plot pathos demokrat me fjalët përbetuese: "Dihet ma, vota jonë veçse për PD-në".

Por aty për aty kandidati mançurian i PD-së ia preu hovin demokratit shkodran duke u munduar ti implantonte një tjetër fjalë në mendjen e tij prej qëndrestari duke i kërkuar që në 25 Qershor të votonte për një farë..., "Lista Basha, vetëm Listën Basha"- përsëriste mançuriani Gurakuqi.

Aty për aty demokrati shkodran e pa vjedhtazi kandidatin që e dinte të PD-së (se helbete e kishte parë në mitingun e partisë), e me gjasë duke pyetur veten "ç'dreqin asht i kja lista Basha mar, a ka hup PD-ja aa?!...". E gjitha kjo, nuk është një trill për ta bërë shkrimin fiction, por një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në mes të ditës, në mes te fushatës së se 25 Qershorit, në mes të Shkodrës.

Në mesin e tollovisë që prodhoi fushata kuturu e PD-së së dalë e dërrmuar nga çadra, ajo që e shtoi akoma më shumë paqartësinë e votuesit demokrat ishte edhe shpërndarja nën rrogoz e termit Lista Basha. Këshilltarët "mizerabël" me shumë mundësi janë edhe ideatorët e kësaj mendësie që besohet se e bënë PD-në të merrte rezultatin më të keq historik elektoral, por mesa duket demokratët ende nuk kishin parë asgjë.

Nuk është më një analizë e re të thuash se Republika e Re, Lista Basha dreqi dhe i biri kanë lindur të vdekura dhe po e gjymtojnë opozitën mu si ai fetusi pa jetë në bark të nënës që po i merr jetën dhe lehonës. Por sot më shumë se kurrë simptomat e vdekjes klinike të një politike pa shenja jete, shkaktojnë një zhurmë aq shurdhuese të defribrilatorit, saqë që po e mbyt opozicionin shqiptar.

Sot skandalet që prodhon Lista Basha, i bëjnë të duken zullumet grabitqare të klanit të Edi Ramës në pushtet si arritje historike të një Shqipërie në kataklizëm në zhvillim e sipër. Është e paimagjinueshme shterpësia e një grupi parlamentar të shpartalluar, pa ide, pa busull, pa vizion e pa din e pa iman që po mbyt shpresën. Sot, jo pa baza po forcohet bindja së shqiptarët nuk po ikin se u zhgënjyen nga një mashtrues kalibri si Edi Rama, jo dhe jo!

Sot po ata, shqiptarët po çajnë ferrën e po përbëjnë numrin 1 të azilkërkuesve në Francë e jo vetëm, sepse e shohin që Lista Basha nëse larg qoftë do të merrte pushtetin nesër, nuk do të ndryshonte asgjë me paturpësinë e sharlatanizmin që karakterizon sot klanin sundimtar Rama. Sot PD-ja është nën akuzë se akoma pa e marrë pushtetin nesër, nuk do të bëjë asgjë më shumë sesa bëri PS-ja dje sapo vuri këmbë në pushtet. Dhe faktet që e bëjnë të besueshme ketë krahasim ogurzi nuk mungojnë.

Fakti që kandidatet e Beratit Juvina Jani e Monika Qosja firmosin letrën dorëheqjen e shkruar nga e njëjta dorë, me të njëjtat gabime ortografike, "me vullnet të lirë", në të njëjtën ditë që Eduard Halimi vendos të lërë PD-në për të parë hesapin e vet është një skandal. E gjitha kjo, vetëm e vetëm që Astrit Veliaj të marrë mandatin për të bërë në Kuvend atë bëri në 2013-2017 (asgjë), edhe ky është një tjetër skandal.

Dhe ky skandal nuk ka asnjë ndryshim me atë PS-së që detyroi me forcë dy kandidate në Lezhë të tërhiqeshin e ti lironin vendin Arben Ndokës. Lulzim Basha mund t'i hakërrehet sa të dojë gazetares së Vizion Plus se Astrit Velia ngjan me Arben Ndokën po aq sa ngjan televizioni i saj me një gomone kanabisi, turpin në këtë rast ai ndan njësoj me Edi Ramën.

Që skandali të bëhet siamez, tashmë duhet vetëm të presim që Astrit Veliaj të qëllojë me grushte në korridoret e kuvendit ndonjë koleg socialist të Gent Strazimirit. Sot PD po përgatit njësoj ta dalë në mbrojtje të sms-se rouge të sekretarit të Grupit të PD me bashkëbiseduesin GD.

Heshtja është pranim thotë ligji i ekonomisë së tregut, edhe "ekonomia politike" njësoj e ka. Shkëmbimi i sms-ve është një çështje krejt personale, aq më tepër për një djalosh të ri 27 vjeçar, beqar, qoftë dhe deputet makar. Ama heshtja përballë një opinioni publik që mend se s'po pëlcet nga fakti se në kohën kur PD ka thirrur në interpelancë Ministren e Drejtësisë e cila ka firmosur në mënyre kriminale ekstradimin e një dëshmitari potencial për dosjen më të fortë që opozita ka ngritur deri tani, Sekretari i Grupit të PD nuk e ka dhe aq mendjen, kjo e bën të duket mungesën njerëzore të përqendrimit në Kuvend, një skandal.

Komentet janë të tepërta, reagimi zyrtar do të ishte i mirëpritur në mos i detyruar me përcaktim. Pse? Sepse skandalet apo sandalet që kane mbuluar PD-në vetën harkun e 4 ditëve, nuk po e lënë partinë kryesore të opozitës të ngrejë kokë. Kjo sepse të angazhohesh kaq fort për te bërë deputet Astrit Veliajn i cili edhe pse ishte deputet në 2014-ën mbylli të vetmin televizion opozitar që kishte dhe i çoi selam Aneta Ramës: "pa merak se do ta mbyllim gojën", është skandal.

Për të mos thënë që pasi mbylli të vetmin TV opozitar që kishte mbetur në atë kohë, deputeti më i ri i Listës Basha ndërtoi një kryevepër arkitekturore shkollore ne Durrës me betonin e Gjushit. Bisedat rouge në sallën e Parlamentit janë po aq rënduese për moralin e një partie që mëton qashtërsinë në moralin politik.

Dorëheqja e Eduard Halimit që nuk do të jetë më deputet opozite vetëm e vetëm për të parë portofolin e vet, nuk e bën atë më pak të ndryshëm se shqiptarët që ikin nga sytë këmbët edhe sepse nuk besojnë tek famozja Lista Basha.

A nuk janë të gjitha këto që thamë më lart një konfirmim i të gjithë atyre kundërshtarëve të Ramës dhe kritikë të Bashës, që thanë në krye të herës se Lista Basha ishte një dështim pa integritet moral? A nuk janë këto provat reale se tentativa për të zëvendësuar Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Ritvan Boden apo edhe Belind Këlliçin me Listën Basha, sot kanë dështuar njëherë e mirë? Nëse edhe PD-ja është përfshirë nga sindromi "nuk kemi parë akoma asgjë", atëherë lum Rama e mjer Shqipëria...

P.S... sa për dyshuesit ju betohem që këtë shkrim e kam shkruar përpara se ta botoja...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ola15/02/2018 15:29

"Bisedat rouge"!!! A thua se nuk i bejne te gjithe!!!

gici15/02/2018 14:02

Nje shkrim nen rrogoz , fatkeqesisht prej nje gazetari te kuq e te ri ne moshe , qe pretendon te hedhi balte mbi opoziten ne teresi , duke u hequr sikur keto gjana po ndodhin sot per here te pare ne politiken shqiptare e boterore ....
Sa per patozin e jozin , atyre u ka ikur koha bashke me rulin , boden , bregun , etj .

shqiptar15/02/2018 09:35

Është jashtë çdo llogjike të flasësh për "lista" të Bashës, për cilindo që i ka sytë në ballë dhe e ka parë protestën e 27 janarit, ku me një frymë tërësisht demokratike perëndimore, bulevardi i Tiranës në thirrjen e Bashës ishte mbushur me mbi 100 mijë shqiptarë që e brohorisnin fjalën e tij.. Çfarë lesh gazetari apo kushdo qoftë qenka ky farë Koke, që kërkon të bëje karshillëk me historianin e analistin politik më të shquar të se djathtës shqiptare, profesor Gurakuqin ?
Nga "lista" kundër Bashës, pashë në ate protestë vetëm fytyrën e kalorësit të vrerosur, Astrit Patozit, që i vetmuar, pa asnjë "mik" në krah, nuk dijti se çfarë ti përgjigjej pyetjeve të një gazetareje për protestën masive.Çfarë ndryshimi ka midis Patozit apo këtij Kokës, që flasin kundër PD njëlloj si marksisti Fatos Lubonja, qe nuk i hiqet nga mendja të "denojë" Berishën se paskej bërë "gjëmën" kundër "kundërshtarëve të tij politike", kriminelëve të diktaturës enveriste ? Nuk mund të perfaqesohet partia demokratike me ndonjë listë me Majlinda Bregun, mikeshën e soroistes Vllahutin por me njëqind mijë shqiptarët që dolën në protestë.
Janë boll e me tepri shumë të madhe mediat e kapura nga Rama, që përditë baltosin liderin e opozitës, për ti dalë në krah Edi Ramës. përse i mbani iso atyre ?
Pa na i trajtoni këto farë listash të të pakënaqurve në PD, si ajo tepsia e pushtetit absolut të Edi Ramës. Kur të gjithë demokratët të bashkohen e të heqin qafe të keqen më të madhe qe e ka zënë Shqipërinë me psikopatin Edi Rama, le të dalin Koka apo Patozë me "lista" të reja në zgjedhjet e PD, e të komkurojne për lidership.
Çdo përplasje qejfmbeturish për karrierë ne PD sot, vetëm se ja shton ditët të keqes më të madhe, Edi Ramës.

shqiptar15/02/2018 09:31

Është jashtë çdo llogjike të flasësh për "lista" të Bashës, për cilindo që i ka sytë në ballë dhe e ka parë protestën e 27 janarit, ku me një frymë tërësisht demokratike perëndimore, bulevardi i Tiranës në thirrjen e Bashës ishte mbushur me mbi 100 mijë shqiptarë që e brohorisnin fjalën e tij.. Çfarë lesh gazetari apo kushdo qoftë qenka ky farë Koke, që kërkon të bëje karshillëk me historianin e analistin politik më të shquar të se djathtës shqiptare, profesor Gurakuqin ?
Nga "lista" kundër Bashës, pashë në ate protestë vetëm fytyrën e kalorësit të vrerosur, Astrit Patozit, që i vetmuar, pa asnjë "mik" në krah, nuk dijti se çfarë ti përgjigjej pyetjeve të një gazetareje për protestën masive.Çfarë ndryshimi ka midis Patozit apo këtij Kokës, që flasin kundër PD njëlloj si marksisti Fatos Lubonja, qe nuk i hiqet nga mendja të "denojë" Berishën se paskej bërë "gjëmën" kundër "kundërshtarëve të tij politike", kriminelëve të diktaturës enveriste ? Nuk mund të perfaqesohet partia demokratike me ndonjë listë me Majlinda Bregun, mikeshën e soroistes Vllahutin por me njëqind mijë shqiptarët që dolën në protestë.
Janë boll e me tepri shumë të madhe mediat e kapura nga Rama, që përditë baltosin liderin e opozitës, për ti dalë në krah Edi Ramës. përse i mbani iso atyre ?
Pa na i trajtoni këto farë listash të të pakënaqurve në PD, si ajo tepsia e pushtetit absolut të Edi Ramës. Kur të gjithë demokratët të bashkohen e të heqin qafe të keqen më të madhe qe e ka zënë Shqipërinë me psikopatin Edi Rama, le të dalin Koka apo Patozë me "lista" të reja në zgjedhjet e PD, e të komkurojne për lidership.
Çdo përplasje qejfmbeturish për karrierë ne PD sot, vetëm se ja shton ditët të keqes më të madhe, Edi Ramës.

GD14/02/2018 20:51

nuk duhet me ra preh e komunistave qe dun me rrezu Bashen,

fery14/02/2018 20:46

Shkrim i perkryer i Blendi Kokes .E theme me keqeardhje se shume pake ose aspak Blendi Koka dhe talentet tjere shqiptar nuke lexohen nga lexuesit e Kosove....?
Sikur qe akoma me pake hasesh lexues ose komentues te Shqipërisë ne portalet e Kosoves e qe mendoje se ky trend negativ urgjentishte duhet te ndryshoje ... Ne duhet te mesojme per njeri-tjetrin , ta keshillojme njeri-tjetrin dhe , edhe ta kritikojme aty ku duhet njeri-tjetrin

Arber14/02/2018 19:33

Reagimi i Bashës ndaj ES & GD eshte testi qe verteton lidhjet dhe varesine e PD-se nga George SOROS. Eshte kaq e thjeshte. Keta dy personazhe dihet publikisht qe janë njerëz te UET-se se Neim Çilit qe financohet nga SOROS.
Basha hesht se nuk guxon ti prekë se nuk e lejon SOROS. M'a thoni çfarë tjetër e pengon Bashën?
A e kundërshton kush faktin që një deputet i zgjedhur merret me perversitete ne sallën plenare të Kuvendit (dhe jo ne dhomen e tij te gjumit)?
Në cilin vend tjeter të planetit ky personazh nuk do perjashtohej menjehere ?

Katerina Hoxha14/02/2018 17:47

Sa pa shije kjo Grida mo aman. Po me mire Salianji, se eshte cun i ri, se ai Landi i neveritshem, evgjit, barkderr nga Vlora.
p.s Bledian sig gjuan ne shenje.

DORA14/02/2018 17:40

Shkrim i pergatitur nga A, PATOZI me nenshkrim te KOKES. Kritike mund te besh gjithe diten, por te jeshe kritizerper modelin ligjor zgjedhor qe e kane bere para BASHES, e qe quhen lista te kryetarit, si per RAMEN, ashtu edhe per BASHEN, Ti meshosh ,,,, lista BASHA,,,,LISTA BASHA,,,,,duket sikur edhe ketij shkruesi i ka mbetur hateri per ndonje jasht liste. I cmenduri iqeverise ju ka trembur ju gazetareve,, gjygjtare e prokurore, zyrtare e doktore, ka bere ate qe as krimineli HOXHA nuk ia ka bere ketij populli...Me politiken e tepsise se unit, ky ka larguar xhdo shprese, e aq me teper luften e pa moraleshme, cinike fatale ndaj opozites. Ju qe po qaheni nga drejtuesit e PDse ku jeni fshehur, ku kontribuoni, me shkrime te paguara, eme nentekse kurajoze per fantazmen politike shteteroreqe po ju vdes te gjitheve. Me kete shkrim zKOKA e shpreh perdhosjen nga maskarai, por shperndan pergjegjesite. Nga kush e pret , po nuk u bashkuat te gjithe.

Shkelqim14/02/2018 16:53

Bledi nuk dua ta ul nivelin e te tregoj skandalet roze te Patozit dhe te nje tjetre demokrate permendur ne shkrim se kjo do shkonte ne linjen e horrave te majte. Salianji & co vetediskreditohen ata jane vertete nje gabim por kurrsesi nuk i rrisin vleren Patozit, Jozit, Bodes etj. Nese je vertete demokrat si njeri mediatik promovo dhe suporto njerez te rinj me vlera qe ti ofrohen PD. Ky eshte presion pozitiv dhe i domosdoshem qe i duhet bere Bashes jo rikthime te e shkuara e pavlere.

Tani durres14/02/2018 16:36

Po kthehet ne problem kjo..e keqja me e vogel..e keqe e vogel basha..e keqe e vogel salianji..e keqe e vogel bylykbashi..e keqe e vogel lista basha..shume te keqija te vogla si ti quajme? Sa per figurat qe paska mbajtur rrup sup berisha ..topalli ..bode..patozi..ruli..mos eshte ca si shume e egzagjiruar? Mos ndoshta nga nje vdekje klinike e pd se 97 i duheshin keto figura berishes se ndryshe do ishte harruar sot..respekti per hierarkine mos po perkthehet ne ditet e sotme respekt per pasurine? Ish senatoret ishin aty ku ishin me kontributet e veta jo me aksionet e sorosit..

Daj Jaku14/02/2018 15:09

Këta nuk janë deputetë, janë listaxhinj të telekomanduar nga zullapët (kryetarë). Por turpi më i madh për zullapët është "dorëheqja" copy paste e tre kandidatëve për ti hapur rrugë dikujt që i intereson momentalisht (ekonomikisht) zullapit të gjysmës së djathtë ose zullapit të gjysmës së majtë të mullarit të mutit që quhet "Parlament".

i deleguari14/02/2018 13:54

Zoti Bledian,dakord qe PD ka humbur rrugen,por nuk eshte gjetje te risjellesh "qershijat qe nuk i ka zene shurra", E vetmja pune e mbrekullueshme qe ka bere Basha,eshte shpetimi prej Imamit,Patozit,Topallit,Bregut,Bodes,Rulit e sa e sa sharabajgash ,qe vetem Berisha mund t'i bente zap! Te jesh i sigurte,qe po te kishin shef Edvin Ramen,sejcili prej tyre do tja kalonte SAIMIR TAHIRIT!!! Nderkaq,Basha do te bente nje kryeveper sikur te largohej bashke me ta,e me Tabakun,Dumen e ca te tjere qe shterpesine ne gjthcka e servirin si vetepermbajtje evropianiste.

Ilir14/02/2018 12:46

Skandali duma-salianji eshte i rende per bashen dhe i humbet pike pd-se

arusha panda14/02/2018 12:03

Shume i sakte Bledian Koka. Se bashku me Alibekajn, jane nder te vetmit analiste qe lexohen me kenaqesi

...14/02/2018 11:51

Politika eshte edhe matematike...,o Bledian!

00114/02/2018 11:45

Nuk e di pse si qysh tek po di te them qe Rama nuk iken kollaj nga karriga aq me teper nga Salijani me shoke e shoqe

toni14/02/2018 11:09

Je i madh bled koka! Vetem nje gje kam kundra ketij shkrimi, nese do ja linim pd e beratit ne dore te nje deputete anonim do ishte me keq. A.Veliaj eshte e keqja me e vogel

Shto koment