Negociatat me BE, për një vend ku blihen votat, rritet kanabisi e qeveria e korruptuar?!!!!

Negociatat me BE, për një vend ku blihen votat, rritet kanabisi e qeveria e korruptuar?!!!!

Nga SYRI.net - 13/02/2018

Bravo opozita! Sot në takimin e 12 të Komitetit të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri opozita ka arritur dy objektiva të mëdha.

Së pari opozita ka mundur të vendosë në Deklaratën e Përbashkët BE-Shqipëri të gjithë shqetësimet e ngritura më të drejtë prej saj që kanë të bëjnë me:

I) blerjen e votave edhe në zgjedhjet e fundit, duke provuar kështu se qeveria Rama është ilegjitime;

II) heqjen e imunitetit të deputetëve të maxhorancës dhe ministrave sa herë ka akuza për korrupsion duke stigmatizuar rastin Tahiri dhe duke i mbyllur rrugën cdo vendimi të maxhorancës për të penguar drejtësinë të veprojë,

III) me faktin se Shqipëria është kthyer gjatë 2015-2016 në vendin e parë në Europë për kultivimin e kanabisit dhe tani i është kthyer trafikut të drogave të forta;

IV) shqetësimin ndërkombëtar se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke ja kaluar edhe vëndeve në gjëndje pas-lufte, në varfëri ekstreme dhe në konflikt;

V) rrënimin fiskal të ekonomisë e buxhetit për shkak të koncensioneve.

Thënë ndryshe opozita ka mundur të shkruajë në dokumentin e përbashkët BE-Shqipëri se vëndi po drejtohet nga një qeveri e korruptuar, me ministra të implikuar në afera korruptive, ilegjitime për shkak të votave të blera, përgjegjëse për kultivimin masiv të kanabisit dhe trafikun e drogave të forta, shkaktare e emigrimit masiv të shqiptarëve dhe që po e çon vendin drejt rrënimit ekonomik për shkak të koncesioneve klienteliste.

Së dyti, pavarësisht përshkrimit të gjëndjes katastrofike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, opozita ka mbështetur hapjen e negociatave duke shprehur angazhimin e saj maksimal për të kontribuar maksimalisht për hapjen e negociatave me BE për dy arsye themelore:

1) Shqipëria dhe shqiptarët duhet të integrohen sa më shpejt në Europë pavarësisht se qeveria Rama punon në drejtim të kundërt; dhe

2) Do të jetë edhe më mirë dhe më efikase për opozitën për të kontrolluar/monitoruar zullumet e kësaj qeverie duke u hapur negociatat me BE që do të jenë në vetvete një mekanizëm shtesë i ndricimit dhe frenimit të marrëzive të qeverisë Rama.

Le të shpresojmë të hapen negociatat me BE! Por për të qëbë realist duhet pranuar se Shqipëria do të duket vendi më atipik në Europë, që do të mund të arrijë të hapë negociatat me BE jo pasi ka plotësuar 5 kushtet e vendosura por për të plotësuar 10 kushte të tjera, minimale për tu përgatitur të plotësojë 5 kushtet e vendosura prej mëse 4 vitesh.

Syri.net/ 13 shkurt 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber13/02/2018 22:25

BE eshte nje orginizate nen urdhrat e Soros, Rama eshte zagar i Soros ndaj mos u habisni nese na pranojne. Nuk kane rendesi standardet, ato jane pallavra. Vllahutin do beje raport se ka prgress, keshtu do beje Lu-ja, kjo Rumunja e Causheskut po ashtu do thote po behet drejtesia, me e te tjere e po keshtu do thote edhe komunistja tjeter Mogherni. Dhe ja u be.

t13/02/2018 20:01

po deri tani a nuk kishim monitorim nga be,e perfaqesuar nga vllahuta,?kush garanton se monitorimi nuk do vazhdoje nga kjo apo ndonje tjeter simoter e saj apo sivella,mqs kerkesat per aplikim per ta zevendesuar qenkan te shumta?dhe ky monster km te vazhdoje njelloj, si nje erdogan i vogel

LYTHI13/02/2018 19:08

I mbaruan portretet, i maruan fotografite, i mbaruan karikaturat banale, nuk po i ecen me propaganda e babait e klubit ku u rrit,Me nje fjale nuk kame ku shitet e spo ka me kush ta bleje sepse i doli boja, i doli kallai,,e po merret vesht se ne SHQIPERI eshte i cmenduri i BALLKANIT.

Shto koment

Denonco