Linda Rama-Xhillari-Çabiri me rreth 2 mln euro pasuri të paluajtshme

Linda Rama-Xhillari-Çabiri me rreth 2 mln euro pasuri të paluajtshme

Nga SYRI.net - 11/02/2018

Nga informacionet e sotme të medias rezulton se Linda Rama, në bashkëpronësi, ka pasur 5 shtëpi (secila mbi 100 metra katrorë), 4 sipërfaqe toke dhe 3 garazhe.

Sipërfaqja e 5 shtëpive të banimit rezulton 610,62 metra katrorë. Nëse do ti referoheshim cmimeve të banesave, vlera e tyre do të ishte rreth 1,2-1,3 milion euro.

Sipërfaqja totale e tokës rezulton rreth 6000 metra katrorë, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Kurse vlera e 3 garazheve do të shkonte rreth 100 mijë euro.

Pra në total vlera e pasurive të paluajtshme të Linda Ramës rezulton të jetë rreth 2 milion euro.

Në këtë vlerë nuk përfshihet vlera e pasurisë së paluajtshme, e krijuar gjatë këtyre viteve martese me Edi Ramën.

Shtrohet pyetja për një qytetar të thjeshtë:

Gjatë periudhës pas vitit 1990, a ka qenë e mundur që me një pagë shtetërore Linda Rama të grumbullonte një pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 2 milion euro.

Kjo vlerë do të thotë që vetëm kursimi i lënë më mënjanë për të blerë pasuri të paluajtshme ka qenë rreth 100 mijë euro në vit ose rreth 8 mijë euro në muaj.

Sa duhet të ketë qenë paga e Linda Ramës për të pasur mundësi të kursejë 8 mijë euro në muaj? Për 20 vjet rresht apo për 250 muaj?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ilir12/02/2018 12:51

100k euro 3 garazhde?...35k euro garazhdi? Per nje pasuri te paluajtshme rendesi ka vendodhja.. shifra qe duken arealiste.. edhe sikur te gjitha keto te ishin ne bllok prape e ekzagjeruar duket. Duhet specifikuar vendodhja e appartamenteve. Nje shtepi 100m2 kushton mbi 1 milion euro ne qender te Parisit, 400/500 mije ne periferi te tije..

Tironci12/02/2018 01:43

Vlera e shtepive vertet sot kap ate vlere qe thoni ju.... por nuk besoj se zonja Rama i ka blere shtepite ne vleren e tregut qe eshte sot,pronat i ka blere ne kohen qe nje apartament ne bllok bente 25mij $ dhe te pakten ka nja 20 vjete qe punon me shoqate dhe jo rroge shteti.

VASJARI12/02/2018 00:54

Ne se kjo rezulton e vertet duhet hetim i thell,kjo pasuri nuk justifikohet kurren e kurres me rroga !! Per nji pasuri te tille eshte e pa mundur pa biznes dhe sigurisht duhet justifikua rme pagesa tatimore !!!!......

KARIERE11/02/2018 23:37

Ka shumë që dijnë të bëjnë karierë. Ka edhe nga ato që bëjnë pithierë. Në listat e ishave keni "harruar" më të rëndësishmin, atë plakushin, drejtorin e fondacionit Soros që e kishte "sekretare". Ai që bëri edhe kodoshin në "mblesërinë" e Lindiditës me këtë zullapin steril. Fatet e popullit dhe të trojeve shqiptare në fushën e tavllës së pithierave të baxhellëve.

Shto koment

Denonco