Çfarë tha Dash Shehi që nervozoi Edi Ramën

Çfarë tha Dash Shehi që nervozoi Edi Ramën

Nga Dritan Hila - 10/02/2018

Ditën e enjte me një performancë që donte të imitonte atë të viteve të para, Edi Rama pa përmendur emër u përpoq të bënte qesharak një nga emrat e përveçëm dhe domethënës të parlamentit gri dhe pa individualitete të Shqipërisë: Dashamir Shehin.

Çfarë i kishte thenë Dash Shehi, Ramës që e nervozoi aq shumë? Pse e kishte ngacmuar Shehi Ramën, ndërkohë që ai nuk kishte folur fare në parlament. Pse duhej Edi Rama të performonte me gjeste e batuta, të bëra njëzet vjet përpara, kur ishte më i ri dhe rrekej t’i hynte në zemër Ilir Metës?

Pavarësisht sa u mundua Rama të bënte qesharak një nga deputetët më të vjetër të parlamentit shqiptar, e pati të kotë. E tregoi mbeshtetja qe Shehi pati nga publiku.

Shehi vjen nga një familje e vjetër tiranase dhe jo të ardhur të vonshëm. Babai i tij ka studiuar në Torino dhe ka vuajtur katër vjet burg në ishujt e Italisë fashiste si antifashist dhe patriot, se bashku me presidentin e mevonshem te Italise, Sandro Pertinin. Vetë Shehi ka studiuar inxhinjeri, një fakultet goxha më solid, sesa ai i Arteve që ka studiuar Rama dhe është shumë më tepër djalë Tirone, sesa të dyzuarit mes bordurave të bulevardit dhe kthesës së Bllokut, ku ëndërronin të hynin një ditë.

Edhe karriera e tij politike është dinjitoze. Dashamir Shehi është një i djathtë i natyrshëm me prejardhje nga familjet e vjetra dhe nuk është i djathtë për shkak të koloboracionizmit të fisit. Asnjëherë nuk e ndërroi rreshtimin e tij. Ka qenë një nga ministrat më dinjitozë të qeverisë Meksi, i papërfolur në afera korruptive, dhe nga të paktët në mos i vetmi që dënoi fenomenin e piramidave, kur edhe socialistët nuk ndiheshin, ngaqë merrnin përqindjet.

Kur demokratët nuk kalonin dot Shkumbinin, Shehi pranoi të ishte deputet i PD në Vlorë dhe vlonjatët ia vlerësuan burrërrinë. Ishte koha kur Rama nuk kalonte unazën e parë të Parisit se i fanepsej fantazma e Izet Haxhisë.

Pas vitit ’97, Dashamir Shehi u nda nga PD, por nuk ndryshoi krah. Formoi një parti e cila ka mëse 20 vjet në opozitë, por nuk pranoi ofertat e së majtës që donte ta shkërmoqte me çdo kusht PD-në. Ishte koha kur Rama flirtonte herë me Ilir Metën, herë me Pandeli Majkon dhe herë me Fatos Nanon.

Po çfarë tha Shehi që nervozoi aq shumë Ramën. Asgjë apokrife sesa i thotë një ekonomist dhe shtetar me mend dhe ia tha ne Komisionin e Ekonomise dhe jo para kamerave: I tha të mos fokusohej vetëm në investimet lindore, pasi nëse duam të hyjmë në BE, duhet ta bëjmë këtë të fundit të interesuar edhe si treg për kapitalet e saj; se nuk mund të ishin ndërmarrjet strategjike në duar të kinezëve dhe turqve; se Turqia vetë po rrëshqet në abise të errëta të koalicioneve lindore me Rusinë, Iranin dhe rrymat që luftojnë SHBA në atë rajon; se nuk mund ta bënte vendin, shesh lufte të rivaleteteve të brendshme të Erdoganit me konkurentët e tij dhe se ky vend është tepër i vogël për lojëra të mëdha; se po humbasim prirjen tonë perëndimore. Kaq.

Asgjë më shumë sesa një radiografi të situatës vendore, por e cila i tregonte Edi Ramës se nga një kryeministër që u prit me shpresë të madhe nga gjithë shqiptarët, kishte degraduar në një satrap të stilit lindor. Kjo mesa duket i ka djegur Ramës. Por jo vetëm kjo. Sepse më shumë sesa fjalët, është e shkuara dhe e tashmja e Dash Shehit, që i kujton kryeministrit të vendit atë që i mungon me shumicë dhe që nuk mund t’ia japi asnjë ofiq: karakterin. /Dritare.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber14/02/2018 03:01

Dash Shehi ka studiuar Ekonomi Agrare jo Inxhinieri (vetem per saktesim nderhyrja). Ka qene zvKM ne Qeverine Meksi 3. Sigurisht qe nuk mund te krahasohet me hajdutet e mevonshem qeveritare megjithate mos na e nxirrni engjell. Rruga apo autostraden e pare Tirane - Durres u be kur ishte ai zvKM dhe Minister Ndertimi, dhe dihet se me cfare cilesie pertoke u be. Natyrisht u futen para neper xhepa. Nje gafe te tij mbaj mend kur Tirana vuante keq per drita dhe ai tha se nuk ka ra shi fare. Te nesermen ka filluar nje shi per tre dite qe gati permbyti vendin. Nuk besoj se Dash Shehi eshte nga ata qe mund t besohen fatet e vendit. Eshte vertete ordiner, por nuk eshte horr si Rama e kompani e sigurisht ka shume te drejte te qortoje politikat ekonomike te Rames qe orientijne investimet nga Lindja. E vetmja gje qe Rama ben me postin e KM eshte te gjeje menyra per te vjedhur kete vend duke mashtruar njerezit. Kaq.

Sirius11/02/2018 23:54

Ca merreni me Ramen. Rama ishte llum, eshte llum, e llum do te vdese. Thjesht tipik ordiner qe i beri veze kokoshi kur ishte kryebashkiak me perqindjet e lejeve, dhe bleu PS-ne nga Fatos Nano.

Astrit10/02/2018 16:47

O "lali" 10/02/2018 13:41,
Unë në asnjë mënyrë nuk kam shkruar as edhe një shkronjë të vetme kundër "tironsve", lagrqoftë.
Ka qenë vet arsyetimi i z.Hila që më shtyri të shkruaj ato pak rreshta.

Shkelqim 10/02/2018 15:12

Shkrim dhe analize mese dinjitoze, vleresimi per Ramen perfekt, ai per Shehin modest sepse si unik ne politiken bashkekohore shqiptare meriton shume me teper vleresim.

ORTI Z H 10/02/2018 15:01

ORTI Z H, po ti pergjigjem rrjeshtit te fundit sepse gjate gjate ke onger m.. shume. Une jam vetvetja dhe nuke i sherbej askujte, nese tyja te duket qe una i sherbej dikujte mund te thom qe i sherbej P.... S...., dakort!

shkodrani10/02/2018 14:19

shkrimi eshte i sakte por i bute.duhej ti tregohej kelyshit te komunisteve edhe per droge jo vetem se drogohet ai vete por edhe te tjere.edhe komentusi i pare duket qarte qe eshte nje kopil turk e sipas gjasave eshte djali i sules,djale kurve e din gjithe shkodra si i ka rrite shkallet e karieres si dhe origjinen turke te tije

Tirana10/02/2018 14:13

Dash Shehi ne zgjedhjet e vitit 2009 , duke mos qene ne koalicion me Partine Demokratike , beri nje akrobaci politike , ku nen siglen e " polit te lirise " se bashku me ish kryeministrin Meksi arriten te marrin 1.8 % te votave te djathta , duke mos kaluar pragun hyrjes prej 3 % e duke mos u futur as vet ne parlament ...???!!! .
Kjo gje mundesoi qe e djathta te mbetet me 70 vota , po aq sa edhe e gjithe e majta , gje e cila e detyroi Doktorin te beje koalicion me LSI-ne me 4 vota .
Prandaj duhet te themi se ashtu si topi edhe shehi ka patur " lekundjet " e tij politike dhe nuk eshte aq i djathte sa na hiqet ....??!!

ORTI ZOTITHILA10/02/2018 14:00

O mi i bodrumev të kryeministrisë, çilimi mercenar i Sulltan Zullapit. E njoh Dash Shehin që kur ishte në moshën tënde, thuhet që e pëlqen alkolin, por ne, miqtë e Tij, kurrë nuk e kemi parë të pirë, me mëndje të turbulluar. Ti e quan pijanec, megjithse pijet alkolike shiten në çdo dyqan, bar e restorant të shtetit. Me sa di unë, Dashi e ndonjë tjetër parlamentar tip Ristani, nuk kanë kundërshtuar të bëjnë testin e alkolit. Por çfarë do thuash ti o lëpirës me pagesë për Sulltan Zullapin, EDramën dhe shokët e tij që pallohen me kokainë dhe heroinë, të cilët refuzuan kategorikisht testin e drogës të kërkuar nga Doktori? Mjafton të marrësh një kampion nga kanalet e shkarkimit të parlamentit, kryeministrisë dhe disa ministrive për tu bindur për konsumin e drogave të forta të "rilindësave". Sa i përket arsimimit, Dashi është profesionist ekonomist me arritje të konsoliduara, EDrama është shkarravitës trotuaresh dhe muresh. Dashi pushtetar i ekuilbruar perëndimor, musliman pa komplekse fetare, atdhetar shqiptar, prandaj pa kompkekse kërkon që Shqipëria të renditet aty ku i takon, me perëndimin, dhe jo me anadollin. EDrama është një pushtetar i dështuar totalisht, i paaftë, pa haberin minimal në drejtimin dhe administrimin e shtetit, prandaj ja ka deleguar komplet oligarkëve privatë, miq/fiq dhe vetë mbledh llokmat. Për mungesë vizioni dmokratik, paaftësi totale intelektuale e dialogu, ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë, diktaturën, sundimin, njësoj si çdo injorant që ndodhet në krye, si Enveri, si Stalini, si Hitleri, si PolPoti, si Maxhun Nahunde, si Kim bullafiqi i Koresë. Kthesa turko aziatike e këtij katoliku, ortodoksi, muslimani, hebreu, (çorbë derrash), sepse këtij dullës së ri i intereson korrupsioni dhe mënyra e sundimit diktatorial monist i anadollit. Prandaj nuk ka asnjëlloj pike takimi ndërmjet Dash Shehit dhe EDram sulltan zullapit, të cilit ti i shërben me rrogë.

lali10/02/2018 13:41

Sa per kulture, Dash Shehi nuk eshte se mund te hiperblizohet si "Cun Tirone" sic mund ta perdorin e keqperdorin disa edhe ketu me komplekse inferioriteti. Dash Shehi ne rradhe te pare eshte intelektual, profesionist, familjar dhe politikan popullor pa deficensa e komplekse. Ndersa picketori si kercu i gjate eshte pikerisht ashtu sic e thote edhe Hila (pavaresisht se per kete njeri kam rezerva). Ne fillimvitet 1990 e me pas ka qene nje njeri i dyzuar dhe me shume komplekse, pasi nuk dinte nga te shkonte, pra me pak fjale ne ajer e jo me kembe ne toke. Sa per rakine eshte nje dizinfektant dhe sherues shume i mire, ndersa sa per te bardhen dhe te perzieren qe perdor picketori i arteve eshte shume e demshme ne cdo aspekt. Dhe sa per prizrenalinjte, gjakovaret, shkupjanet etj etj., i them Astritit qe nuk besoj se e ka shume te qarte, por Tirona i ka hap dyert dhe ka qene konaku dhe sofra me mikpritese se kushdo tjeter dhe ka bere cdo kend te ndjehet i mirepritur dhe i qete. Nuk kane qene Tironsit qe i kane vne etiketime askurkujt, por kane qene vete fshataret e ardhur me komplekse qe kane etiketuar njeri-tjetrin.

Zotithila10/02/2018 12:08

Hahah Dritan leshi, nuk eshte problemi se po te ha palla te lavderosh e ngresh ne qiell Dash Shehun nje pijanec por diku tjeter e ke hallin, e di ti hahaha dhe Dashi nuk ka kryer per inxhinjer por ne ins e kamzes! saper dieni! dhe arsimimi i Rames per shkencat e KULTURES po te duken te pavlera eee hahah Je Islamofob z Hila, kjo te vret ty, sepse arritjet e Kines dhe Turqise jane ne stratosfere, e di ti dhe e fundit: kush i ka penguar keta perendimoret more, pse ja keput kot, vetem nga vreri qe ke per Ergoganin, dhe fut ne ket thes pastaja edhe KINEN! kulmore fare dritan! Nejse mbaj mendjen tate por e ke gabim, dritan.

Sonja10/02/2018 12:06

Dashamiri eshte nje politikan i ndershem dhe i pa perlyer ne afera korruptive, eshte politikani me realist , intelektual i vertet, me i besueshmi nga te gjithe,me pozitivi....prandaj Rama ka marre keto sulme te nje pas njeshme ndaj tij. Mendon se me balten dhe llumin qe eshte perlyer vet, te perlyej dhe Dashin.

Astrit10/02/2018 12:00

Unë Dritan Hilën e respekoj shumë, e njoh si njeri parimor dhe i drejtë. Kuptoj edhe tendencën e këtij shkrimi, jo sa për t'a mbrojtur z. Shehu por, thjeshtë, diskursin që ka sjellë z. Shehu.
Por, gjithmonë ka "por", të veçosh prejardhjen e tij si "tirons i vjetër" krahasuar me tjerët më befason. A do të thot kjo se "shkodranët", "vlonjatët", "beratasit", "shkupjanët" ( po, po, ka shkupjanë të vjetër), "gjakovarët", "prizrenalinjët" e vjetër kanë më pak "domethënje" qytetare?!?!?!

Ajo10/02/2018 11:38

Te lumte Z. Hila!
Nuk mund ti shtosh as edhe nje presje ketij shkrimi dinjitoz.
Ju ndjek me deshire dhe vleresoj drejtimin me dinjitet tek Arena. Jeni vertet profesional, me nje panel te zgjedhur te ftuarish dhe per me teper me pelqen se si i lejon te ftuarit tuaj te shprehin mendimet e tyre. Sa kontrast i madh nga Artur Zheji qe e ka kthyer 360grade ne bufonate me batutat e tij tejet te pavend dhe acaruese, per njeanshmerine dhe sidomos per disa te ftuar si puna e atij gazetarit te Top Channel. I vetmi qe ia vlen te degjohet aty eshte Z. Gjokutaj. Ishte skandaloze se si Zheji heren e fundit gati sa nuk shperthey ne lot per Tahirin duke na e krahasuar edhe me Mark Antonin!

Latif10/02/2018 11:22

Dashi eshte njeriu me më kembe ne toke kur duskuton aq sa duket sikur i ben thirrje ndergjegjes se bashkebiseduesit.

idi10/02/2018 11:12

Nje artikull i shkelqyer. Nje respekt maksimal per Dashin. Per Ramen nuk ja vlen asnje fjale ku ka degjeneruar.

Shto koment