Çfarë e ka bashkuar Majkon me Daçiç në Uashington?

Çfarë e ka bashkuar Majkon me Daçiç në Uashington?

Nga SYRI.net - 08/02/2018

Majko dhe Daçiç kanë qenë ulur në një tavolinë së bashku, në një takim të organizuar në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Është e çuditshme që Majko i cili është refuzuar të pritet gjatë këtyre ditëve në SHBA nga shqiptarët është gjendur i “përqafuar” me Daçiç, “këngëtarin e serenatave” të Ramës.  

Në këtë sallë përveç dashurisë së induktuar nga dyshja Rama-Vucic, të cilën Majko mesa duket është i detyruar ta çojë më tej me Daçiç, këto dy personazhe i bashkon edhe diçka tjetër. Të dy janë përfaqësues të qeverive që kanë votuar me porosi të Sorosit kundër SHBA në OKB.

Majko pavarësisht se larg kamerave e ka quajtur votimin anti-SHBA një gafë personale të Ramës, ai ende nuk ka thënë asgjë publikisht për qëndrimin antiamerikan të Shqipërisë. Natyrisht pritet me interes se çdo të bëjë Majko pas një muaji kur të votohet në kuvend Rezoluta që i kërkon Ramës të ndryshojë votën anti-SHBA.

Por sot në sallën e Mëngjezit të Lutjeve ku ishte edhe Presidenti Trump, të dy përfaqësuesit anti-Trump, Majko dhe Daçiç, kishin dalë në një foto të përqafuar. Le të shpresojmë që Trump nuk e ka ditur se cilët janë këta të dy dhe akoma më e rëndë do të ishte sikur të merrte vesh se cilin përfaqësonte Majko! Por edhe sikur ti thoshin që Daçiç është “këngëtari i serenatave” të atij që e ka cilësuar Trumpin “turpi i njerizimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

LIKU11/02/2018 03:49

TRASHEGIMENIA RACORE KOMUNISTE.

Shto koment

Denonco