Rama, njëlloj si Soros, qartësisht kundër Izraelit

Rama, njëlloj si Soros, qartësisht kundër Izraelit

Nga Shënim - 08/02/2018

Sot në kuvend, kur me nismën e opozitës, është debatuar për votën e Shqipërisë kundër qëndrimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Ramës i ka dalë nga thellësia e shpirtit e vërteta që mendon, duke i cilësuar hebrenjtë me termin “çifutë”. Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këto 27 vjet në kuvendin e Shqipërisë. Votë kundër SHBA dhe ofendim i rëndë i hebrenjve.

Gjithçka Rama ka thënë sot në kuvend nuk është emocionale. As e rastësishme. As nga paniku. Është gjithçka mendon. Në rezonancë të plotë me gjithçka ka bërë këto ditë Soros kundër interesave të shtetit të Izraelit dhe të hebrenjëve.

Këto ditë Xhorxh Soros është cilësuar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Njetanjahu, si “personi që financon OJQ me axhenda radikale të majta (që po organizojnë protestat në Izrael kundër qeverisë së Benjamin Njetanjahut). Ndërkohë që media izraelite e ka konsideruar Xhorxh Sorosin si “prototipin e demonit anti-hebre”.

Dhe pikërisht sot, kur Xhorxh Soros cilësohet nga media izraelite si anti-hebre, dhe akuzohet nga kryeministri i Izraelit se po punon kundër Izraelit, Rama në kuvendin e Shqipërisë, i cilëson hebrenjtë “çifutë,” njëlloj siç i cilësonin nazistët. Pra Rama shkon edhe më larg se Soros.

Ky qëndrim i sotëm i Ramës në kuvend është në sintoni të plotë me votën e tij në OKB kundër SHBA, që në realitet është votë kundër Izraelit. Madje vazhdon të jetë në sintoni me Sorosin me qëndrimin tij ofendues ndaj hebrenjve.

Syri.net/ 8 shkurt 2018

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

1x209/02/2018 09:20

mir ben qe eshte kunder atyre se jan rraca me e keqe. bota i la pak vend qe te krijonin nje shtet nga meshire dhe keqardhja per torturat naziste, kurse ata sa vjen e me shum shkulin copa nga palestina duke i vrare e i maskaruar. toka qe palestinezet jan munduar ti mbrojne me gjak. ata jan gjakpires.

Shto koment

Denonco