Ja arsyeja e vërtetë përse Rama e Bushati votuan kundër SHBA

Ja arsyeja e vërtetë përse Rama e Bushati votuan kundër SHBA

Nga Shënim - 08/02/2018

Rama dhe Bushati kanë votuar në OKB kundër SHBA me urdhër të Sorosit, i cili po përdor të gjitha mënyrat për të goditur Presidentin Trump. Kjo është arsyeja e vërtetë që Shqipëria ka votuar për herë të parë kundër SHBA për një çështje që partneri strategjik kërkonte votën e Shqipërisë.

Urdhri i ka ardhur Ramës. Këtë urdhër Rama ja ka transmetuar Bushatit. Dhe Bushati pas asnjë hezitim, madje me dëshirë të madhe, ja ka transmetuar ambasadores së RSH në Nju Jork, zonjushës Kadare, e cila megjithëse kishte një kërkesë nga ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, i është bindur urdhërit të Bushatit pa asnjë kundërshtim. Kjo është arsyeja e vërtetë dhe e vetme, që Shqipëria gjëndet aktualisht në grupin e “armiqve” të SHBA, duke votuar kundër qëndrimit të SHBA dhe dëshirës së Izraelit. Njëlloj si gjatë periudhës komuniste.

Rama dhe Bushati duke çuar në vend dëshirën e Sorosit apo duke zbatuar me vullnet të plotë urdhërin e tij, kanë realizuar edhe dy dëshira të tyre, sa personale aq edhe politike e ideologjike.

Rama adhuron modelin qeverisës të Erdoganit dhe për këtë arsye nuk humbet asnjë rast që të krijojë përshtypjen se është në krah të tij dhe e mbështet atë. Bushati, nuk heziton ta mbështesë Ramën derisa Rama e mban ministër të jashtëm. Rama ka një dëshirë të brëndshme të duket sikur është pro-turk, por në realitet, Rama duke qënë i pafe e jobesimtar, kurse Bushati i pafe e besimtar mysliman, nuk kanë asnjë lidhje me Erdoganin, veçse dëshirës për të qëndruar në pushtet po aq gjatë sa edhe Erdogan. Ata pavarësisht se kanë votuar kundër

SHBA me urdhër të Sorosit, janë përpjekur të krijojnë përshtypjen se vota e tyre ka shkuar pro Erdoganit, i cili e ka trajtuar votimin si një shuplakë kundër Trump. Madje përmes kanaleve diplomatike, thuhet i kanë dërguar Erdoganit mesazhin se vota kundër Trump ka qënë votë pro-Erdogan.

Rama dhe Bushati, duke votuar kundër SHBA kanë realizuar edhe një dëshirë të vjetër, të brendshme, që qëndron thellë në shpirtin e tyre. Një dëshirë që buron nga rrënjët e tyre. Sepse me këtë votë i është bërë zemra mal edhe Sul Bushatit, babait të Ditmirit. Po ashtu është çuar në vend edhe një amanet i dajës së Ramës, Spiro Kolekës. Por edhe Rama edhe Bushati, si dy “çuna” të rritur në oborrin e Bllokut, kanë thellë në shpirt një dëshirë të fortë për ti dhënë shuplakë SHBA e Izraelit, dy armikeve të vjetra të regjimit të baballarëve të tyre. Natyrisht, ky qëndrim nuk është racional që buron nga truri, por thjesht një dëshirë që buron nga shpirti. Sigurisht nëse nuk do të kishin marrë urdhër nga Soros, ata do to votonin pro SHBA, pra edhe kundër dëshirës së tyre të brendshme, madje do ta bënin me pompozitët të madh një gjë të tilë për tu shitur promaerikanë të thekur. Por meqë Soros ja dha këtë mundësi, ata gjetën rastin të realizonin edhe një dëshirë të shpirtit, një dëshirë të prindërve të tyre, ti jepnin një shuplakë Amerikës dhe Izraelit.

Përfundimisht mund të thuhet se Rama e Bushati kanë votuar kundër SHBA me urdhër të Sorosit. Ndërkohë kanë realizuar edhe dy dëshira të brendshme. Njëra pragmatiste, por Erdogan. Dhe tjetra, një dëshirë e thellë e shpirtit, kundër “imperialistes SHBA e sionistes Izrael” siç ju tregonin dikur, çdo ditë baballarët e tyre apo dëgjonin në oborrin e Bllokut ku kanë kaluar rininë.

Syri.net/ 8 shkurt 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho10/02/2018 14:44

Nga e bija e te vetequajturit patridha i madh; Kadare!!!

Eno08/02/2018 20:42

KetA.bastardeduhen.varur

Demokracia08/02/2018 19:54

Kjo eshte arsye e vetme .Bravo administratore ,.Sorros u betua ne davos se do ta rrezoj tramp brenda 2019.Berisha e ceku sorrosin por me turqine ia futi kot ,nuk u perqendrua tek sorrosi por u shpernda ne fjalim sa tek turqia tek vendet islame dhe fjale pa lidhje.

Shto koment

Denonco