Llozha e zbrazët e ambasadorit Lu, që flet shumë!

Llozha e zbrazët e ambasadorit Lu, që flet shumë!

Nga SYRI.net - 08/02/2018

Në fjalën e tij të fundit përpara senatit amerikan, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, trajtoi edhe çështje e votës kundër vendit të tij, i cili njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Ai foli ashpër për një mori shtetesh, mes të cilëve edhe Shqipëria. Tekstualish këto vende ai i quajti “armike” të SHBA dhe “të pabesa”, pas ndihmës financiare dhe jo vetëm që ju jepet sistematikisht.

Pas asaj vote të turpshme të qeverisë Rama, opozita, presidenti Ilir Meta dhe zëra të njohur të medias dhe intelektualëve shqiptarë, u përpoqën që të bënin një ndarje të popullit dhe kombit shqiptar në këtë çështje, nga interesat okulte të Edi Ramës, gjurmët e të cilave të çojnë te labirintet e Xhorxh Soros dhe prapadhomën e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Ajo që ra më së shumti në sy në gjithë këtë skandal, që u uli kokën shqiptarëve jo vetën në Shqipëri, por edhe Kosovë, Maqedoni, Mal i zi dhe gjithë botën, nuk ishte përpëlitja dhe mbrojtja qesharake që i bëri asaj vote antiamerikane, Rama&Bushati, por heshtja e njeriut që më shumë se kushdo duhej të ngrinte zërin dhe të protestonte; ambasadorit të SHBA, në Tiranë Donald Lu.

Përfaqësuesit të presidentit të SHBA-ve në Shqipëri, (Trump  e konsideroi çdo votë që u hodh kundër vendimit të SHBA në OKB, si një përpjekje për të të injoruar vendin e tij), atij që flet për ora e makina gjyqtarësh, që ju tregon përralla fëmijëve, që shfaqet si peshkatar e bukëpjekës, i ngriu gjuha, qoftë edhe për të artikuluar një fjalë të vetme për prozvaljen që Edi Rama, i bëri vendit dhe presidentit të tij.

Gjithmonë në përpjekje për të rregulluar çfarë të mundet nga akti i turpshëm antiamerikan i Ramës, opozita kërkoi dhe realizoi sot një debat në parlament për këtë çështje.

Po diskutohet për votën e qeverisë Rama kundër SHBA, por në llozhën e ambasadorit të SHBA mungon pikërisht njeriu, që duhej të shkonte i pari në këtë seancë, Donald Lu. 

Të gjithëve ju kujtohet nata e gjatë në parlament më 21 Korrik 2016, kur më në fund u miratua me 140 vota Reforma në Drejtësi. Ambasadori Lu, u instalua në lozhën e tij (dhe mirë bëri) për orë të tëra dhe kur çdo gjë u krye, aq shumë u gëzua dhe u çlirua, sa që na dhuroi edhe një skenë të zjarrtë me ambasadoren Vlahutin.

Askush nuk e akuzoi atëherë se ky gëzim vinte pas përfundimit me sukses të një misioni, të ngarkuar nga plaku Soros, i cili më pas na doli që ishte jo vetëm frymëzuesi por edhe bërësi deri në detaje, i kësaj reforme.

Sot për orë të tëra opozita i kërkoi llogari kryeministrit Rama, për votën e tij anti-SHBA.

Ku je futur ambasador?

Sot ajo llozhë e zbrazët, flet shumë për ty si Donald Lu dhe dashurinë “e çuditshme”, që ke me Edi Ramën dhe ustallarët e tij të vërtetë.

Amerika mbi të gjitha-thotë presidenti Trump. Po për ty?  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sonja08/02/2018 18:18

Lu dhe Vlahutin, jane te lidhur ngusht me interesat e narkomaneve shqiptar, ata kane marre pjesen e luanit dhe prandaj kane mbeshtetur Ramen dhe kriminelet....ata duhet te dalin para drejtesis, opozita duhet te dali hapur ne qendrimin e saj, duke bere dhe protesta para ambasades, dhe duke i shpallur non grata per ne.

hola08/02/2018 16:59

dashuri parash midis lu-se dhe rames e company

Gjergj Simaku08/02/2018 15:43

Akoma merreni me ambasadorin Lu? Lu-ja eshte bere si Pilo teneqexhiu (Peristeri) qe fliste vetem per te treguar per sukseset e enverit. Te njejten gje ben edhe ambasadori Lu me sukseset e edit. Te pakten Pilo nu perbente lajm. Po Lu-ja pse ben lajm? Mediat duhet ta injorojne fare Lu-ne dhe ta lene te zhytet ne orizoret kineze se bashku me idhullin e tij Mao Ed Rama.

arusha panda08/02/2018 13:55

China the first nuk e kuptoni ? Ky ambasador nuk perfaqeson SHBA-ne, por interesat e kujtdo qe paguan, qofte ky Soros apo ndonje mvartes i tij....

MeleqAgaci08/02/2018 13:44

Zoti kur krijoi njerezimin filloi me kreativitet ti bente njerzit te ndryshem.....por kur arriti ne Kine ishte kaq i lodhur sa beri vetem nje Lu dhe e shumezoi 1000000000

Maloku08/02/2018 13:43

Komenti me i forte per keta 27 vjet. Po kujt ja beni?. Amerika na ka sttuduar. Ne e duam per interesat tona. Edhe Europen per interesa e duam. Ata e dine qe fukaeai nuk ka bese. Nga halli. Por beseprere kete rradhe dolen zengjinet. Mos beni dallime. Keshtu e do dhe populli. Edhe populli i pabese eshte. Kane thene te tjere per ne.

Zana08/02/2018 13:41

Bjeruni forte se jane fuqizuar dhe ndihen shume trima Bjeruni dhe largojini nga ky vende qe vetem ndihme spo ji japin Sorosjane te ndyrur

JURI08/02/2018 13:37

ÇIFTI QE DUHET TE HETOHEN PER KRIM NDAJ NJERZIMIT SORJANET QE SGHKATERRUAN SHQIPERIN PROSITUTA DIPLLOMATIKE QE SE MBROJTEN NE ASNJE MOMENT INTERESIN E POPULLIT SHQIPTARE VETEM TE MAFJES DROG NE ASNJE MENYRE NUK PERFAJQESON SHBA KY JO DEPERTAMENTIN AMERIKAN KURREN E KURRES
SHBA KA 110-VJET QE MBROJNE INTERESAT E SHQIPTARVE POR LU DUHET TE HETOHET SI SORJAN

Daj Jaku08/02/2018 13:36

Amerika mbi të gjitha? Për amerikanët, LU është kinez, nuk e do Amerikën, vetëm se i ha "bukën". Sa për "bukë", i ka dhënë Rama dhe Sorosi aq "bukë" këtij kinezi, sa mijëra fish "buka" amerikane, aq sa ai është gati të tradhëtojë jo vetëm Amerikën dhe Shqipërinë, por edhe Kinën, edhe familjen, edhe fëmijët, bile edhe dashnoren flokëkuqe, ky qose "ambasador".

Shto koment

Denonco