Humbja e Ramës me Baçin…

Humbja e Ramës me Baçin…

Nga Shënim - 07/02/2018

Armando Duka u zgjodh kryetar i FSHF për të pestën herë, pra duke mbajtur postin e drejtuesit për 20 vjet. Duka fitoi me një rezultat të qartë, 38 vota kundrejt të 24 votave të grumbulluara nga kundërshtari i tij, kandidati politik i mbështetur nga Rama dhe klienti i tij, Presidenti i Partizanit Gaz Demi.

Armando Duka ishte një kandidaturë e fortë, me avantazhet dhe dizavantazhet përkatëse, por fitoren ja bëri të sigurtë frika tek të gjithë se Rama po shtrinte kthetrat edhe në futboll. Frika se klientela e Ramës po kërkonte të vendoste nën kontroll edhe futbollin. Frika se me zgjedhjen e Finos në krye të FSHF do të fillonin spastrimet edhe në të gjithë klubet, siç ka vepruar Rama me të gjithë administratën publike.

Armand Duka fitoi thellë për herë të pestë sepse në fakt humbi thellë Baçi, i cili mund të konsiderohet kandidati më i dobët i mundshëm përballë Dukës. Se të gjithë e dinë shumë mirë se Baçi ishte një personazh politik i sponsorizuar nga Rama përmes vëllait të tij Olsi Rama. Se kudo thuhet se Baçi ishte pjesë e lojës së Gaz Demit për të kontrolluar futbollin përmes Olsi Ramës i cili vetëm pak kohë më parë u parashutua Drejtor i Partizanit. Se të gjithë ata që kalojnë kohën në kafenetë e Tiranës së re e dinë se Baç Fino njihet si lolo i Gaz Demit që konsumon kohën më të madhe duke vënë baste dhe luajtur tavëll te lokalit i Gazit. Se Baçi do të ishte vetëm një kukull në krye të FSHF fijet e të cilit do ti lëvizte Rama, Olsi apo Gazi.

Baç Fino nga ana tjetër ishte i pasigurtë sepse e kuptoi që po përdorej. Se nuk kishte asnjë shans të fitonte. Se e ndjeu që Rama donte ta kontrollonte FSHF me të vëllain por nuk u angazhua seriozisht për Baçin. Prandaj dhe nuk e dha dorëheqjen si deputet gjë që ja zbuloi frikën e humbjes.

Tani që Bashkim Fino humbi këtë garë duhet që Gjykata Kushtetuese të shprehet për mandatin e tij sepse ashtu si miku i tij i vjetër Tak Ngjela që u largua nga parlamenti kur kandidoi përballë Edi Ramës për bashkinë e Tiranës ashtu ehe Baç Fino duhet të largohet nga parlamenti. Dhe kështu duhet të marrë një mësim të mirë edhe Baçi dhe kushdo tjetër që në të ardhmen do të futet në lojra të tillë.

Por Baçi vazhdon i qetë në kuvend duke u kapërdisur me puro në gojë. Sepse ai nuk e konsideron humbjen si humbjen e tij por si humbjen e Ramës. Si humbjen e Olsit. Si humbjen e Gazit. Se vetë as që kishte ndonjë dyshim se do të fitonte.

Syri.net/ 7 shkurt 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

korabi08/02/2018 10:51

Ishte votim i njerzve me mende e karakter.Nuk kishte mundsi edvini me bacit te blenin votat si ne zhgjedhje e fundit

qytetar08/02/2018 10:15

Më duket se nuk ka sepse të komentohen këto "zgjedhje" për kryesimin e Federats shqiptare të futbollit, se kush është më i miri nga kandidatët.
Kjo farsë "zgjedhjesh", në fakt përbente aktet e fundit të kapjes së çdo institucioni të Shqipërisë deri edhe tek futbolli, nga i pabëzituri për pushtet absolut, Edi Rama.
Parë me këtë këndvështrim, "humbja" e Finos duhet përshëndetur me fjalët "hajde për hajë na qoftë" e pac këmbën e mbarë o Fino.
Le të shpresojmë se "Fine" e Finos, është sinjali i parë i "FINE" të Edi Ramës.
"FINE" e filmit tragji-komik të Ramës, duhej të kishte ndodhur që në dy vitet e para të qeverisjes së tij. Që nga muaji i parë sa u ul në karrigen e kryeministrit, ai e filloi e vazhdoi me skandale për cdo javë. Janë bërë tashmë kaq shumë, sa është mundim i madh e humbje kohe që ti përmendësh të gjitha.
Ndoshta, ndoshta, do të jetë tifozllëku i futbollit , që do të nxise elektoratin shqiptar që të kuptojë se kujt delenxhiu i dhanë votën, me bindje apo me para droge.

Edlir Rameta 07/02/2018 19:59

Baci i mbaruan purot sot,dhe olsi Edveri Gaz lopa apo si e ka ky i partizanit nga deshperimi.hunbjes i kane komunikuar bacit se nuk i japin me pare per puro keshtu qe baci duhet te mbaje ate qe ka thene i madhi Nar Koka sot baci duhet te mbaje pilin ose nga berati i thone bibilen e Erion braces ne goje.Sukse ne jete Edver Gazmer dhe olsiana rama.sfida te tjera do ju presin ne jete.gjithe zullumet qe keni bere do i paguani.

Turi07/02/2018 19:35

Fitoi klani I zemunit .Mafia e durrsit klani I Dukes dhe i kokes.Turp per shqiptaret qe jemi bere si sklleverit e mafias pa perjashtim.S ka as elite as intekektuale as popull.Turp

krasasi tp 07/02/2018 18:26

Edhe ata qe nuk e donin Duken, shpreheshin se me mire ky, se Baci legeni.Por qe Edi Rama nuk e kish seriozisht largimin e Z.Duka, kete as nji njeri me mend ne koke nuk e beson. E perse ?.

Sonja07/02/2018 18:19

Ne keto zgjedhje ishte e veshtire perorimi i parave te droges. Ketu nuk kishim te benim me popull qe blihet, por me nje nivet tjeter me larte votuesish. Ky nivel sigurisht qe dhe di te beje vlerime me te sakta. Kjo ishte nje vote kunder Bacit, kunder Rames, dhe kunder llumit. Duhen zgjuar shqiptaret......ka ardhur koha...

Shto koment

Denonco