Ja përse duhet të hapen sa më shpejt negociatat me BE…!

Ja përse duhet të hapen sa më shpejt negociatat me BE…!

Nga Kastriot Islami - 06/02/2018

Romana Vllahutin tha në konferencën për shtyp të datës 6 shkurt 2018 se sa më shumë i afroheni Brukselit aq më ashpërsisht do të monitoroheni nga BE. Nisur nga kjo deklaratë gjykoj se Shqipëria duhet të angazhohet që të hapen sa më shpejt negociatat me BE. Sepse e vetmja mënyrë për të monitoruar bëmat e Ramës dhe të qeverisë së tij, konkretisht

1) drejtimin e vendit nga një regjim oligarkësh dhe kleptokratësh

2) korrupsionin galopant në nivel qëndror e vendor; me lejet e ndërtimit, me fondet publike, me konsensionet;

3) lidhjen e krimit me politikën dhe futjen e kriminelëve në parlament, në administratën publike dhe në postet kyçe të shtetit;

4) kultivimin e kanabisit dhe kthimin e vendit në vendin e parë në Europë si për kultivimin e kanabisit ashtu edhe për trafiqet e drogës;

5) mosndëshkimin e kryeministrit për zotërimin e një pasurie prej 200 milion euro të fshehura në një llogari off shore; dhe të ministrave që zotërojnë pasuri marramendëse;

6) mosndëshkimin e 5-6 ministrave të qeverisë Rama për dhënien e koncesioneve korruptive, skandalet me energjinë elektrike, me naftën, me shëndetësinë, e tjerë;

7) rrënimin e ekonomisë nga evazioni, informaliteti dhe krijimi i monopoleve klienteliste;

8) rrënimin ekonomik e social të qytetarëve përmes rritjes së paprecedentë të papunësisë;

9) shkatërrimin e adminitratës publike dhe zaptimin e saj nga klientela dhe përfaqësuesit e kupolës oligarkike;

10) largimin e investitorëve seriozë perëndimorë dhe zëvendësimin e tyre me sekserë të qeverisë dhe familjarëve të Kryeministrit;

11) rritjen e borxhit publik në kufij të frikshëm dhe krijimin e llogarive prej 1 miliard euro jashtë buxhetit për pastrimin e parave të pista të korrupsionit dhe të narkotrafiqeve;

12) pasurimin gjithnjë në rritje të kupolës drejtuese dhe varfërimin e përditshëm të qytetarëve duke rritur polarizimin ekonomik e social;

13) tensionin politik, rrënimin e të drejtave politike, goditjen e opozitës dhe të kundërshtareve politike;

14) vendosjen nën kontroll nga Kryeministri të biznesit, të shoqërisë civile dhe të medias

15) dëmtimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe partnerët strategjike;

16) komprometimin e ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë të Brukselit për të heshtur apo shkruar raporte të favorshme për qeverinë;

do të ishte hapja sa më shpejt e negociatave me BE.

Këto të vërteta duhet ti bëhen prezente Komisionit Europian dhe vëndeve anëtare të BE, sepse kjo do të ishte e vetmja mënyrë për ti adresuar ato dhe për t’iu përveshur punës me realizëm. Çdo tentativë për ti fshehur këto mangësi e defekte, do të ishte zhgënjyese edhe për shqiptarët edhe për qytetarët europianë. Edhe për zyrtarët në Bruksel. Dhe vetëm kështu do të mund të ishte më angazhuese edhe për qeveritarët në Tiranë, edhe për opozitën. Asnjërin të mos e gënjejë mendja se duke gënjyer do të ecet më shpejt drejt BE, madje një ditë edhe kjo derë mund të mbyllej nëse vazhdohet me të njëjtat gënjshtra, mashtrime dhe mangësi e defekte.

Syri.net/ 6 shkurt 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco