Shyqyr Zotit që fitoi Trump

Shyqyr Zotit që fitoi Trump

Nga Ben Stein - 05/02/2018

Tani po fillojmë të shohim një konspiracion aq të madh saqë është e vështirë ta besosh. Media, Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC), një gjyqtar vërtet truvdekur i FISA-s dhe përsëri e përsëri media duket se po punojnë ditë e natë për të shkatërruar sistemin kushtetues të qeverisë.

Media, e cila me sa duket beson se është mbi ligjin (dhe besoj se është), po bashkëpunon ngushgtë me fushatën e Hillary Clinton për t’u siguruar se Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokrate/Medias nuk mund t’i humbte zgjedhjet e nëntorit 2016. E megjithatë, Sekretarja e Përgjithshme, Zonja Mao, Jing Qing (apo si dreqin shkruhet) humbi përballë një burri që as për një milion vjet nuk duhej as t’i ishte afruar fitores. Kësht që tani koalicioni DNC/MSM (Mainstream Media) po përpiqet me të gjitha forcat për të mbuluar konspiracionin e dështuar kundër vendit.

Në vende që të përpiqej të zbulonte lajmin e madh, aparati DNC/MSM punoi si dreqi për ta fshehur lajmin. Por ai ka marrë dhenë: Banda DNC/MSM spiunoi paligjshmërisht Trumpin. Ata nuk përdorën një tufë banditësh në Watergate. Përdorën gjykatat dhe patën sukses. Këta tani përdorën një rus apo një ish-spiun mik me rusët, thashetheme dhe blenë gënjeshtra të paguara për të shkelur ligjet zgjedhore dhe të drejtat civile të amerikanëve.

A mund ta imagjonini edhe në ëndrrat tuaja më të çmendura sikur Partia Republikane t’ia bënte këtë Zonjës Clinton? E imagjinonin gjakun në sytë në e kokave të mëdha të medias sikur të zbulonin që PR po bënte pikërisht këtë që bën dhe Clinton?

Shyqyr Zotit që Trump fitoi. Ndryshe, kjo sjellje shqetësuese e DNC, medias, konspiracionit rus, do to kalonte pa u vënë re dhe ne do të vazhdonim të flinim teksa e majta zhburrëronte Kushtetutën.

Tre brohoritje për Devin Nunes. Dhe një prokuror special tani, nëse mundeni ju lutem, për t’i shkuar pas dosjes false, zotit Steele dhe mandatit të FISA-s. Këto janë krime reale. Subversion real i sistemit të drejtësisë. Krahasuar me këtë, ajo që bëri Nixon ishte thjesht vjedhje tasa makinash nga ndonjë nxënës shkolle. A do të mbajë ndonjëherë përgjegjësi media?

Sigurisht që jo. Asnjë person nuk është akuazuar apo proceduar ndonjëherë për dhjetra muliona vdekjet nën udhëheqjen e Stalinit. E majta kujdeset për të vetët. E djathta ka ndërgjegje. Ndryshim i i madh. Por këtë herë ndoshta kemi një luftëtar.

Ndërkaq, t’i kthehemi zemërimit, tërbimit dhe zymtësisë së të majtëve dhe të Black Caucus (anëtarët afro-amerikanë të Kongresit) për fjalimin e parë vjetor të zotit Trump për situatën e vendit. E vutë re heshtjen e vrazhdë të tyre për familjen, ushtrinë, policinë, kishat? E majta në Amerikë e urren vërtet autoritetin, nuk respekton familjet, përbuz dijet, e ka inat politikën. Ky nuk është një veprim, por ajo çka ata ndiejnë.

Ky është revolucioni kulturor 1965-72 alla Mao Ce Dun i DNC/MSM. Kjo është një përpjekje për të shkulur rrënjët e rendit dhe zëvendësuar me zell racial. Kjo është ajo çfarë janë bërë Demokratët.

Kur Zonja Mao më në fund u arrestua dhe gjykua për tradhti pasi Revolucioni Kulturor u shua, ajo u bërtiti gjyqtarëve: “Maos i duhej një qen për të kafshuar armiqë. Unë isha qeni i tij”. Tani, klika e CBC dhe DNC/MSM kanë nevojë për një skuadër qensh për të kafshuar rendin dhe mirësinë. Ata kanë nevojë për SA (trupat sulmuese të Partisë Naziste në Gjermani) për të terrorizuar opozitën e arsyeshme. Ja tek ishin, të ngrysur në dashikit (veshje afrikane) e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe tani kanë edhe një slogan. Jo “Sieg Heil”, por “Ti je racist”. Dhe tani, fatmirësisht, njerëzit e mirë të Amerikës e kanë qenin e tyre sulmues/mbrojtës. Ai madje ka edhe aeroplanin e tij. Kjo nuk ka për të qenë shëtitja që kërkon Cory Booker (Senator Demokrat dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme).

Marrë nga The Spectator.org-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kevinjon05/02/2018 18:35

Arusha-palla, Trump fitoi ne USA pavarsisht Mediave te majta, ne Shqiperi fitoi Rama me Mediat e majta. Faji nuk eshte i te djathtes ne Shqiperi por i nje populli injorant (ndryshe nga populli USA) qe voton pa koke e pa mend edhe pse Rama ishte i pavotueshem me llogjiken me e thjeshte te mundshme.

Sonja05/02/2018 16:03

Shume shpresa te Amerikaneve rilinden dhe shume amerikan te tjere skeptik u tremben, por rezultatet pozitive filluan. Kjo eshte nje e mire jo vetem per amerikanet, por per mbare globin. Botes i duhet nje udheheqes, dhe ky duhet te jete Amerika. Rezultatet e Tramp po duken dhe ne aspektin nderkombetar, dhe Amerika do te rikthehet si superfuqi e vetme dhe jo si dy apo tre superfuqi.

arusha panda05/02/2018 13:36

Nayrisht qe zgjedhjet e kaluara ne USA paten probleme dhe media ishte, pak te themi, e njeanshme, por mendoj qe kryesorja eshte se autori i ketij shkrimi ka paraqitur fytyren reale te se majtes. "E majta i do kaq shume te varferit, saqe kur vjen ne pushtet ben cmos ta rrise numrin e tyre" Kjo thenje lapidare e te madhit Indro Montanelli dhe ky shkrim i shkruar me gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme per te gjithe, tregon menyren se si e majta vepron dhe se si mundohet ta mbaje pushtetin. Nga ana tjeter,ky shkrim tregon qarte edhe menyren se si veprojne mediat e kapura nga e majta. Ju kujtohen sondazhet e te gjitha mediave qe gjate gjithe 2016-es jepnin Clintonin fituese? Ju kujtohet Taul;ant Balla qe bente paashikime se Trump nuk do te kalonte as primaret? Kaq shume sondazhe jepnin Clintonin fituese, sa ne mengjes kur u mor vesh fitorja e Trump-it shumices se njerezve qe "benin tifo" per te, iu dukej e pabesueshme. Menyra e sjelljes se te majteve dhe e mediave te sponsorizuara prej tyre, ka shume gjera te perbashketa me realitetin shqiptar. Por, fatkeqesisht, Shqiperia jone nuk ka nje te djathte reale dhe aq me pak nje "Donald Trump"

Shto koment

Denonco