A është ky fundi i kandidaturës së Donald Trump

A është ky fundi i kandidaturës së Donald Trump

Nga Stephen Collinson - 08/10/2016

Surpriza e tetorit për Donald Trump ishte aq tronditëse, fyese dhe e neveritshme se dhe vetë ai ndjeu nevojën për të kërkuar falje. Në një video të publikuar pas mesnatës të së shtunës, Trump ka shprehur keqardhje për komentet e tronditëse që kishte bërë rreth grave.

"Çdo njeri që më njeh mua, e di se këto fjalë nuk pasqyrojnë atë që jam - tha ai - Ishte e gabuar. Dhe unë kërkoj falje."

Por një skandal i tillë, i paprecedent e ndoti së tepërmi reputacionin e kandidatit. Ai e pranoi se ishte gabim, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar një fushatë që tani është në një krizë të plotë.

Dhe Trump u përpoq të rregullonte situatën duke kritikuar Bill dhe Hillary Clinton e duke paralajmëruar se do të zgjeronte këtë argument në debatin e së dielës.

"Bill Clinton ka abuzuar me të dashurat e tij dhe Hillary ka i keqtrajtuar, sulmuar, turpëruar dhe të frikësuar të gjitha viktimat e tij, - ka thënë Trump. - Ne do ta diskutojmë këtë më shumë në ditët e ardhshme. Shihemi në debat të dielën."

Kandidatura e Trump ka zbuluar një histori të gjatë të poshtërimit dhe turpërimit të grave . Por komentet që dolën të premten shkojnë përtej çdo imagjinate sepse tregoi çfarë “dëshiron të bëj ai me gratë sapo ti jepej një fije pushteti”.

Kjo goditje nuk mund të vinte në një kohë më të keqe për fushatën e Trumpit. Tani ai po përgatitet për debatin e radhës kundër Clinton. Dhe tani republikanëve do tu duhet të vendosin nëse do qëndrojnë më të apo ta braktisin vetëm 32 ditë para zgjedhjeve.

Debati, i moderuar nga Anderson Cooper i CNN-it është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se Trump dështoi në përballjen e tij të parë me Clinton dhe pastaj kaloi dy javët e ardhshme në një cikël vetëmbrojtje, mohimi dhe grindje me ish-miss Universin, Alicia Machado.

Trazirat politike mbi “bombën e fundit” janë aq të mëdha sa ia kalojnë edhe uraganit “Mattheu” në Florida dhe akuzës së qeverisë amerikane mbi një operacion të fshehtë të hakërave rus për të prishur zgjedhjet.

Ka qenë një nga klishetë e kësaj gare presidenciale që, Trump nuk mund t’i ndalonte komentet mizore dhe të kthehej në një politikan normal. Por kjo video teston kufijtë e këtij supozimi dhe kandidati Republikan ka thyer njëherë e mirë të gjitha kufijtë dhe i ka dhënë një spirancë të mirë të gjitha fjalëve të mëparshme që janë thënë për të.

Në bisedën e nxehtë të publikuar fillimisht nga “The Uashington Post”, Trump është parë dhe dëgjuar të flasë në mënyrë vulgare dhe të neveritshme me Billy Bush, në një autobus në vitin 2005, duke i treguar si dështoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua e martuar.

"Unë u mundova të bënim seks dhe dështova. Unë e pranoj - ka thënë Trump në video. - Unë u përpoqa ta ... ajo ishte e martuar."

Komentet kanë vazhduar, por duke u bërë më vulgare (duke qenë se gjuha e përdorur është e papërshtatshme komentet nuk janë bërë publike)

Para se Trump të largohej nga autobusi ku ishin, ai dhe Bush kanë parë një aktore e cila i përshëndeti.

“Uau - thotë Trump. - Ti e di që unë jam i tërhequr nga femrat e bukura ... unë mund të filloj ta puth papritur... ajo është si magnet ... mund ta puth dhe mos të pres fare”.

“Dhe kur ti je një yll, ,mund të bësh çtë duash. Preki nga të duash. Ato nuk do të thonë asgjë – dëgjohet të thotë Trump - sepse jemi të famshëm!”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco