Protesta e shpresës dhe strategjia në vijim të saj…

Protesta e shpresës dhe strategjia në vijim të saj…

Nga Kastriot Islami - 02/02/2018

Protesta tregoi se ekziston një revoltë e madhe qytetare kundër qeverisë Rama, por dha edhe shenjat e para të shpresës së munguar deri tani. Shpresë te opozita ose më saktë për t’ia lënë në dorë drejtimin e kësaj revolte opozitës.

Protesta tregoi se revolta ka përfshirë shumicën e shqiptarëve për shkak:

  1. të gjendjes tejet të rëndë, ekonomike të familjeve dhe katastrofike të bizneseve;
  2. të papunësisë, sidomos të të rinjve;
  3. të varfërisë ekstreme në rritje, sidomos në qytetet e mëdha e në fshat;
  4. të rënies drastike të fuqisë blerëse, deri në kërkesa për bukën e gojës;
  5. të keqqeverisjes në çdo aspekt, arrogancës e talljes me qytetarët;
  6. të babëzisë së ministrave dhe pasurimit të pa fre të kupolës së rilindjes;
  7. të korrupsionit galopant në çdo sektor e në çdo nivel të qeverisjes;
  8. të lidhjes së pushtetit me krimin dhe të vendosjes së kriminelëve në postet kyçe të shtetit;
  9. të pastrimit të parave nga njerëzit me pushtet;
  10. të trafiqeve të drogës nga klanet e familjet mafioze të lidhura ngushtësisht me kupolën qeverisëse.

Protesta tregoi gjithashtu se qytetarët nuk e durojnë më

  1. arrogancën e pushtetit, konkretisht të Kryeministrit e të ministrave të tij;
  2. dhunën e policëve dhe të tatimorëve;
  3. dhunimin tallëse të ministrave e të deputetëve të maxhorancës;
  4. dhunën e tyre plot cinizëm e xhestikulacione;
  5. indiferentizmin e qeverisë për tu marrë me hallet e shqetësimet e qytetarëve;
  6. dhunën verbale të narkoanalistëve dhe sharjet e shpifjet e medias klienteliste të Ramës;
  7. dhunën që ushtrohet çdo ditë e çdo natë mbi kundërshtarët e kryeministrit apo klientelës së tij;
  8. dhunën që ushtrohet në televizione çdo ditë e çdo natë dhe në faqet e shtypit të shkruar.

Protesta ishte partiako-qytetare sepse në protestë kishte, përveç aktivistëve partiakë edhe shumë  qytetarë, me ndjeshmëri partiake të të gjithë spektrit por edhe nga zona e gri e elektoratit, madje edhe socialistë të përgjegjshëm.

Pyetja që shtrohet është çfarë duhet bërë në vijim?

Nisur nga fakti që revolta do të vazhdojë të rritet sepse keqqeverisja do të thellohet, atëherë opozita duhet të ndërtojë një strategji për të rritur shpresën dhe besimin në ndryshim. Një revoltë e drejtuar nga një opozitë shpresëdhënëse do të rriste me shpejtësi madhësinë dhe intensitetin e veprimit për largimin e kësaj qeverie. Konkretisht opozita duhet të punonte në disa drejtime.

  1. Platforma Alternative e Qeverisjes së ardhshme

Ndërtimi i një dokumenti që adreson në mënyrë të thjeshtë e konkrete të gjithë shqetësimet, hallet e problemet e qytetarëve; ku dokument do të pasqyronte të gjithë problemet që do të dilnin gjatë një dialogu me qytetarët dhe zgjidhjet e thjeshta për secilin prej tyre. Zgjidhje që do të kalonin në duart e ekspertëve më të mirë vendas dhe eventualisht edhe të konsulentëve perëndimorë.

  1. Ndërtimi i një ekipi politik, inspirues, meritokratik e aktiv

Opozita në tërësi dhe PD në veçanti duhet të nisin ndërtimin e një ekipi inspirues, të bazuar në kriteret e meriotokraicsë dhe që ngjall besim për mirëqeverisjen e vendit dhe do të adresojë me korrektësi e drejtësi hallet e problemet e qytetarëve. Ky ekip duhet të fillojë të ngrihet mbi bazën e një Baze të Dhënash të burimeve njerëzore për të gjithë kontribuuesit e deritanishëm dhe të gjithë të rinjtë që kanë besim te Platforma Alternative e Qeverisjes së Ardhshme. Në këtë ekip duhet të bëjnë pjesë ekipi qendror drejtues, ekipet vendore, të gjithë postet politike, të gjithë kandidatët potencialë konkurrues për postet kyçe të qeverisjes deri dhe kandidatët konkurrentë për postet në administratën publike.

  1. Forcimi dhe plotësimi i organizimit partiak-elektoral

PD duhet të rinisë veprimin partiak për të forcuar organizimin partiak-elektoral, me të gjithë përbërëset e tij, atë partiake, të të rinjve, të grave, atë forcimit të lidhjeve me shoqërinë civile, me komunitetet e ndryshme, me profesionistët e intelektualët,  me biznesmenët dhe fermerët, me pensionistët e të papunët, me njerëzit në nevojë dhe shtresat e margjinalizuara, e tjerë e tjerë. Ky organizim gjithëpërfshirës duhet të nisë nga krijimi/plotësimi i ekipit të afërt të kreut të PD deri në ngritjen e sistemit të patronazhit në nivelin e anëtarit të seksionit

  1. Platformë për bashkëpunimin politik, elektoral dhe qeverisës

Opozita dhe PD në veçanti duhet të nisin punën për diskutimin, debatin e brendshëm dhe hartimin e një platforme të bashkëpunimit politik, elektoral e deri qeverisës, eventualisht me të gjithë forcat politike opozitare, pavarësisht madhësisë së tyre, me synim ndërtimin e një koalicioni fitues në përballjen e ardhshme elektorale dhe që do të qëndronte eventualisht në themel të krijimit të maxhorancës qeverisëse. Ky proces duhet të jetë mbi të gjitha gjithëpërfshirës së brendshmi.

  1. Ngritja e një ekipi të marketingut mediatik

Opozita dhe PD në veçanti duhet të ngrenë apo të forcojnë me ekspertë vendas e të huaj, një grup për hartimin e një strategjie të marketingut politik e elektoral. Kjo strategji e marketingut politik e mediatik duhet të përfshijë jo vetëm median e ndershme vendase, por edhe atë të huaj si dhe portalet e rrjetet sociale në mënyrë që të gjithë veprimet e opozitës të shkojnë te çdo qytetarë, me të gjithë mënyrat, derë me derë, përmes medias televizive e të shkruar, përmes portaleve, internetit e rrjeteve sociale.

  1. Ngritja e një ekipi lobingu me ekspertë vendas e të huaj

Opozita dhe PD në veçanti duhet të ngrenë apo të përforcojnë një grup lobingu me ekspertët më të mirë vendas e të huj për të informuar, sqaruar apo sensibilizuar kancelaritë perëndimore për realitetin shqiptar; për ti furnizuar në mënyrë të përditshme me lajme dhe informacione mbi gjithçka ndodh në Shqipëri. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp03/02/2018 13:49

I nderuar "Studenti".Mesa duket nuk e keni lexuar shkrimin e Profesorit, se nuk do ishte etike qe te thosha qe nuk e keni kuptuar.Profesori flet per organizim, mobilizim , frymezim, aleat te brendshem e te jashtem, programe qe te ngjallin besim te opozita.Pra sic e kuptoj une,Profesori si strateg qe eshte me te drejte po e ruan "ushtrine" per ta hedhur ne sulm ne momentin e duhur.Sa per identifikimin sic na keshillon askush ne epoken dixhitale nuk fshihet pas gishtit.Per arsye prestigji dhe etiko-morale nuk po identifikohemi se ndryshe Profesorit do ti shtohej edhe nje "borxhlli" me shume.Se kemi luftuar per modernizimin e PS pa e kemi ngrene sa krahu.Se ime shoqe nuk pranoji qe te conte naten nxenesit poshte pallatit te Kastriot Islamit per ta shantazhuar, rol qe e moren persiper te tjeret dhe u shperblyen, ndersa ime shoqe u pushua nga puna megjithse ishte e vetmja e punesuar ne nje familje.Eshte kjo arsya qe sot edhe pas 5 vjetesh endemi neper gjykata .Ndaj me shume se ngutja per te ricikluar ne pushtet ,politikan me te njejtin mentalitet qeverises ndoshta nuk do sillte rezultatet e duhura.Ndaj ne keto momente
kerkohet te kalohet nga denglat me patriotizma, ne thellim te reformave evropianizuese.Zgjidhja me kompromis i ceshtjeve te ngelura pezull nga e kaluara, qe po kerkohet te zbatohet ne maredheniet me fqinjet, lipset te zbatohet edhe ketu.

Studenti02/02/2018 21:06

Jam nje student i ri qe e njoh shume mire profesorin dhe kam shume respekt per aftesite, logjiken dhe ndershmerine e tij.Prandaj mora guximin te shruaj dy rradhe.

Te nderuar lexues te Syri.net. Nuk jam ne mbeshtetje te askujt. Kjo qe po shkruaj nuk eshe ne mbeshtetje as te Lulit, as te Monikes, as te PD dhe as te LSI. Por te jemi realiste.
Gjendja e vendit eshte renduar se nuk degjojme njerzit e ditur. Se Injorantet vrasin profesoret. Se kriminelet po zevendesojne profesoret. Se kembet po i bien kokes. Profesori nuk ka me asnje interes personal dhe mundet te heshte. Por cfare po ju thote.

Po ju thote qe gjendja eshte e rende. Nese mendoni se gjendja eshte e mire, atehere mos e lexoni mendimin e tij.

Po ju thote, ju qe mendoni se gjendja eshte e rende, beni mire qe protestoni, madje i kerkon te gjithe qe mendojne qe gjendja eshte e rende, te protesojne. Nese nuk duhet protestuar, mos e lexoni shkrimin e tij.

Nga ata qe jane te revoltuar disa nuk kane besim te opozita, profesori jep nga eksperineca e tij disa keshilla se cduhet bere. Nese dikush nuk desheron ti degjoje keshillat e tij, mos e lexoni shkrimin e tij. Por ndoshta perfaqsuesit e opozites e lexojne.

Po cfare e keni kete zakon, nuk pranoni mendimet e te tjereve.

Megjithate askush nuk ju pengon te shkruani se cfare mendoni. Por se paku identifikohuni me emer e mbiemer se nuk eshte etike te sulmoni ata qe dalin dhe japin opinione.

krasasi tp 02/02/2018 16:26

O z.Islami ,"marketing mediatik, lobing , dere me dere, te vendsit dhe te te huajte, premtime",etj.Fasadokracise se Rilindjes duhet ti korespodoj dhe te ndertohet shpejt e shpejt, Fasadokracija e PD.Ju Profesor flisni sikur jemi ne shekullin e 20.

CUCO 02/02/2018 15:34

Duhen protetsta,pa keta zgaret qe jane ne fuqi prej gati tridhjete vitesh, majtas e djethtas; pa dallim, per te zhdukur te gjithe rracen politike tradhetare te Shqiprise! Mjfat me anal- iza gjioja sikur ju dhimbet vendi; jeni thjeshte qelbesira kunder interesit te vendit! Jeni shtresa me e pegere e kesaj shoqerie! Por keni gjeteur nje popull idiot qe nuk ngrihet vete pa ju! Vetem keshtu fitohet liria e begatia; larg nga politika te gjthe te shiturit nga Berisha e deri tek i fundit; rrenarrama, e lluli! Shihni o shqiptare popujt e tjere perreth; te gjithe shume me mire se ne, sepse kane kurajen te dalin ne protetsta e te mos ikin me deri se te dorhiqen qeverite e korruptuara dhe qeveritaret;ne burg!!!

Shto koment

Denonco