Akademia e Shkencave merr juri me qira për Skënderbeun!

Akademia e Shkencave merr juri me qira për Skënderbeun!

Nga Artan Fuga - 02/02/2018

Por, çfarë hyn Akademia e Shkencave e Republikës të Shqipërisë te viti i Skënderbeut ?

Ja prisni t'ua shpjegoj.

Dihet se ky vit është shpallur përkujtimor për Skënderbeun. Edhe Akademia e Shkencave sikurse mësova nga intervista që pati dhënë sekretari i saj, do të organizoka një konkurs të madh. Me të gjitha veprat më të mira në këto dekada të autorëve për Skënderbeun. Do të shpalli punimin më të mirë.

Duket se nuk e ka keq. Por, po ta analizosh këtë vullnet sheh se ka një lajthitje në logjikën e administrimit të institucionit.

A ka Akademia e Shkencave sot specialistë, jo një, por disa, që të jenë specializuar për periudhën e Skënderbeut?

Pra, a ka mundësi të ngrejë një juri me akademikë, antarë të saj, Akademia e Shkencavepër këtë fushë?

Jo, pra, sepse me përjashtim, të ndofta një akademiku, të tjerët, ne, nuk kemi pikë kompetence në këtë fushë. Si do të jemi ne akademikët pa kompetenca shkencore si juri për të vlerësuar punën dhe botimet shkencore në këtë fushë???

Të përgjigjet shpejt Akademia e Shkencave : Jo mor zotni, ne do të ngrejmë një juri me studjues të jashtëm, jo me akademikë!

Atëhere e kupton se ku janë futur.

Botimet shkencore për Skënderbeun janë bërë në pjesën dërmuese, me ndonjë përjashtim të rrallë, nga joakademikë.

Juria do të përbëhet edhe ajo nga joakademikë.

Atëhere çfarë hyn Akademia e Shkencave këtu?

Thjesht i huazon logon e vet një jurie që nuk ka lidhje institucionale me akademinë e shkencave.

Këtë konkurs, kështu thjesht si agjenci ndërmjetëse, atëhere mund ta organizonte kushdo tjetër agjenci, ministri, ojf, klub, bashki, etj.

Akademia e Shkencave nuk është agjenci organizimi dasmash kur bëhet ndërmjetëse mes anëtarëve të një çifti, krushqisë, miqve.

Cmimi i asaj jurie nuk do të ishte çmim i vërtetë i Akademisë së Shkencave.

Pra, ka edhe një premtim të pasaktë, sepse nuk dua të them të gënjeshtërt. Autori i shkretë fitues do të thoshte se mora çmimin e Akademisë, ndërkohë Akademia e Shkencave as nuk do të kishte realisht dorë aty.

Më tej.

Si do t'i zgjidhte Akademia e Shkencave antarët e jashtëm të jurisë?

Ku e dimë ne akademikët pa kompetenca shkencore në atë fushë se cilët janë specialistët kompetentë në fushën e studimeve për Skënderbeun ?

Do të niseshim thjesht nga opinionet e mbledhura lart e poshtë sepse veprat e tyre përsëri nuk dimë t'i analizojmë.

Ja përse konkursi do të rrezikonte të përfundonte në një trafik influencash mbi bazë opinionesh që nuk kanë asgjë shkencore.

Pastaj nga dy vepra, njëra e bërë para njëzet vjetësh, dhe një tani, me më shumë burime, që atëhere nuk ishin në zotërim, cila do të quhej më e mirë? Kush i ka këto parametra matës?

Ja përse Akademia e Shkencave merr nisma pa logjikë shkencore. Sipas meje thjesht për të kuruar imazhin e vet të rrënuar duke zëvendësuar punën shkencore me teknika marrëdhëniesh publike manipuluese të publikut.

Kjo e rrit edhe më shumë krizën e saj.

Pse shkruajta që e dëgjova këtë ide për jurinë dhe konkursin në televizion? Sepse asnjë platformë zyrtare nuk njoh që të jetë debatuar dhe aprovuar nga asambleja e Akademisë së Shkencave për vitin e Skënderbeut.

A thua se nuk kemi të bëjmë me një çështje themelore të identitetit shqiptar!!!

Akademia jonë e shkencave, ne, bashkojmë, ndërmjetësojmë, autorë joakademikë me antarë jurie joakademikë, dhe pastaj themi se konkursin e bëjmë ne, dhe çmimi është i Akademisë së Shkencave.

Cfarë mungese përgjegjësie!!!

Mua më duket vetja hipokrit që ta konsideroj veten pjesë e atyre që japin çmimin, qoftë që delegojnë vullnetin te një juri, për diçka që nuk jam kompetent.

Se akademia e shkencave promovon shkencën. Këtë detyrë ia njeh ligji. Por, jo të delegojë kompetencën e vet te juri jashtë saj. Kjo nuk është as etike, as e ligshme, është shkelje e ligjit. Eshtë e pautorizuar ta bëjë këtë.

Ndryshe duket si agjenci organizimi martesash me mblesëri.

Por, akademikët meritojnë tjetër menaxhim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp 02/02/2018 17:04

Pika jurise dhe akademise. Meren me Skenderbeun e vdekur, pse mos te meren me Skenderbeun e gjalle te Spiropalit.

Skendergjergjibeu02/02/2018 11:25

Pse lodhesh kaq shume Profesor i Nderuar? Hartime, ilustrime, mashtrime, fallsifikime, zbukurime etj etj bejne per Gjergjin ashtu sic bejne skulptoret lloj lloj Surreterish, gjoja po e bejme Gjergjin me trim, me burre, me te madh, me te eger,me komandant,me legjendkar, dhe fundja del Gjergji ashtu sic ishte ne te vertete, me maska, tradhetar, i pabese, serb, Karikature!Vari k.... bre bur Gjergjit se Enverit i interesonte ta krijonte nje MIT dhe e beri sic e beri!! Eshte e njejte sic po ndodh me Enverin vete: e ngriten ne qiell, e shkelyen ne toke dhe perseri do e ngrene pas 10 vitesh!! ashtu dhe me gjergjin e shkrete!

Shto koment

Denonco