Politika ‘Zero’ e Edi Ramës

Politika ‘Zero’ e Edi Ramës

Nga Rudina Hajdari - 01/02/2018

‘Rama 1’ erdhi me slloganin ‘Rilindije’ një koncept që nënkupton se çdo gjë fillon nga ‘0’ duke mohuar çdo lloj përparimi që vendi jonë ka bwrë deri momentin kur Edi Rama erdhi në pushtet. Në fakt në keto vite qeverisjeje, Rama vetëm promovon dhe legjitimon një politikë radikaliste, sepse në vetwvete termi Rilindje do të thotë që çdo gjë fillon nga e para.

Lideri i reformave më të kushtueshme ka rroptuar dhe po vijon ta bëjë këtë me taksapaguesit shqiptarë pa marrë fare parasysh kostot e tyre, në emër të një progresit të pjesshëm, në rastin më të mirë. Bërja e reformave, sot në realitetin perëndimor ka të bëjë me një kombinim midis parimeve të shkencës dhe politikë-bërjes, në mënyrë që kostot të jenë sa më të përbashllueshme për qytetarët. Ndërsa Rama me platformën hiper energjjike e marrëdhënieve me publikun dhe e punës së re, paketohet dhe ripaketohet, si një politikë e re me moton PUSHTETI ËSHTË GJITHÇKA DHE INDIVIDI ASGJË.

Reformat iluzionare ekzitojnë më shumë në letër se në realitet. Imazhi i reformave krijohet nëpërmjet kurdisjes mediatike. Iluzioni krijohet mbi konceptin se ndryshimi po vjen, por në fakt asnjëherë nuk vjen, ose më qartë asnjëherë nuk preket, nuk ndihet nga qytetarët. Për shembull nisma për zyrat e punës mbetet një iluzion pasi ky mekanizëm nuk uli papunësinë. Papunësia tek të rinjtë edhe sipas gjetjeve të Instat, po shkon 30 për qind. 

Shërbimi për qytetarët është një iluzion i pastër dhe taktikë për të manipuluar opinion publik se qeveria po punon, por në reaitet ndryshimi nuk ndihet në asnjë aspekt të jetës. Problematikat e rënda në arsim dhe shëndetësi janë dëshmi e këtij konkluzioni.

Çdo reformë është një kurdisje e radikalizimit politik të Edi Ramës që ne vetvete ngërthen një parapëlqim të një ndryshim total në administratë në emër një të një përmirësimi të pjesshëm. Tranformimi i dhunshëm i ristruktrurimit të sistemit arsimor, shëndetsor, apo administrator etj, shpesh herë shitet si imperativë për progresin drejt rrugës së Bashkimit Europian po ajo që mbulohet është se reformat radikale bëhen në emër të një ‘revolucioni’ që politikanët e Ballkanit shpikin për të krijuar iden e ndryshimit dhe për ti dhënë vetes tyre pikë në sy të botës. 

Sindromë e liderave në vendet post-komuniste sepse e shikojnë si të domosdoshme për të prodhuar politika ‘revulocionare’. Wiston Churchill e ka përshkruar Balkanin duke thën se “Rajoni Ballkanit prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojnë’ dhe kjo e bën politikën tonë të lodhshme. Ne kemi nevojë për një politkë më të kujdeshme dhe më të matur që merrë në konsideratë çdo përparim të deritanishëm. Na duhet një politike që këtë një vijushëmërinë e politikave të mira dhe pozitive dhe ndryshimet të jenë gradule për një zhvillim sa më të qëndrueshëm të vendit. 

Reforma e drejtësisë është një tjetër iluzion me impakt të gjerë publik, por shpresa e qytetarëve varet nga fakti se kjo reformë përbën kushtin kryesor për shtetin e Shqipërisë për të filluar bisedimet me Bashkimin Evropian. Por edhe ky kapitull kryesor në historinë moderne të vendit ende nuk ka shënuar ndonjë rezultat konkret.

I vetmi ndryshim janë ndëshkimet ligjore që janë të pranishme kudo përmes shembjeve të ndërtimeve pa leje, në ndërprerjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe së fundmi do paraqitet dhe në disiplinimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm. 

Unë e shoh këtë qasje si dhunë ligjiore e cila paraqitet si element parësor në politikat qevërisëse, sidomos në politikat e pushtetit vendor. Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me shtetin ligjor, por me ‘forcën e ligjit në duart e Maliqit’. Për pasojë burgjet mbushen çdo ditë e më shumë me të varfër, se sa me kriminelë apo me njerëz që bëjnë shkelje reale ligjore.

Përdorimi i dhunës ligjore në kushtet e sotme, ose përdorimi i forcës në emër të ‘mirëqenies’ të pjesës më të madhe të popullisë, nëpërmjët shëmbulldhënjes negative, tregon një politikë ‘0’ të Edi Ramës për të mbajtur qeverinë nën kontroll me represion popullor, si në shekullin e 18 & 19. Madje po ti referohemi fjalëve të filozofes Hannah Arendt, ajo evidenton se: ‘Dhuna është thjeshtë e kundërta e politikës. Aty ku urdhërohet dhe pastaj vjen bindja, aty nuk ekziston politika. Dhuna shfaqet aty ku pushteti është humbur’.

Pra gjithe kabineti tij funksionion në këtë mënyre, me instrumentin politik se pushteti ushtrohet nëpërmjet bindjes me forcë. Asnjë deputet, në grupin e tij parlamentar nuk ka të drejtën dhe lirinë e mosbindjes ndaj këtyre ligjeve zbatimi i të cilëve i ndëshkon qytetarët ‘për të mirën e madhe të shqiparëve’.

Në thelb këtu del një tjetër qasje politike radikaliste e shumicës së majtë, që flet shumë për epitizmin populist, një koncept politik që po shkatërron jo vetëm Shqipërinë, por mbarë botën. Po shkatërron brezat me radhë për kontributin e tyre në emër të progresit edhe inovacionit që vijnë në formën e disa pushtetarëve pa eksperiencë dhe pa përvojë. 

Përfshirja e të rinjve në politikë është natyrisht hap pozitiv, por kjo mund të jetë e sukseshme vetëm kur ndërthuret në mënyre kolektive midis brezave të tjerë. Rrespekti ndaj gjithçkaje të mirë që është ndërtuar deri tani, ndaj eksperiencës dhe përvojës që sjellin brezat e tjerë, është gjithashtu i domosdoshëm. Tani jemi kthyer në një klonim të rinjve në politikë, të cilët janë aty, në aulën plenare për të shitur veten e tyre si progres dhe risi e nevojshme politike. 

Ndërkohë realiteti është i thjeshtë, por dramatik nga vuajtjet. Çdo ditë më shumë qytetarët janë të zhgënjyer nga vendim-marrja e çoroditur, aprofesionale dhe mungesa e transparencës e institucioneve. Shqiptarët nuk marrin pothuajse kurrë zgjidhje nga zyrat e shtetit

Si mund t'i besojnë ata një qeverie, e cila është e lidhur fort me skandalet e trafikut të drogës dhe interesat e klaneve të inkriminuara. Na drejton një udhëheqës, i cili nuk paraqet asnjë shpjegim për të gjitha akuzat dhe skandalet që lidhin qeverinë e tij me afera korruptive dhe kriminale. Në këtë drejtim është udhëheqësi më i paduhuri për të miratuar reforma që pretendojnë të ndryshojnë realitetin, të zgjidhin stanjacionin ekonomik dhe të japin drejtësi për shqiptarët.

Strategjia e tij e revolucionit të politikës së përhershme rrit edhe lodhjen dhe cinizëm. Politikisht, kjo lloj metode është kundërproduktive. Kriza që ka paralizuar të gjithë sektorët mund të zgjidhet vetëm nëse qeverisja, drejtimi i institucioneve merret në dorë nga zyrtarë të aftë dhe me duart e pastra. Këtë e siguron vetëm largimi i qeverisë Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

beqo02/02/2018 09:36

Bravo Rudina. CDO gje qe thua eshte ne perfeksion. Por keto as I kupton as ka per ti kuptuar ky qe sot per fatkeqesine tone eshte kryeminister. Ky duhet larguar me dhune nga pushteti ne te kundert do te mbreteroje gjate

Shto koment

Denonco