Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Edi Rama dhe Lymi

Edi Rama dhe Lymi

Nga SYRI.net - 01/02/2018

Lymi i Detit është shkurtimi i emrit të Myslym Pashajt, personazhit grotesk që përdori Rama kundër marrëveshjes mes Shqipërisë e Greqisë për vendosjen e kufirit detar mes dy vendeve. Kanditatit për deputet të Kreshnik Spahiut që dezertoi nga Aleanca Kuq e Zi me porosi të Ramës.

Lymi i Detit do të mbetet në histori si Lymi i Trekëndëshit të Tradhtisë përmes së cilës u zbulua që Shqipëria i kishte falur Greqisë detin.

Lymi i Detit u kthye në simbol të “levës” që Rama përdori për të rrëzuar në Kushtetuese marrëveshjen e detit.

Lymi i Detit u bë i njohur edhe si “llozi simbolik” i Ramës për ti mbyllur derën një marrëveshje që Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetuese, gati gati tradhti ndaj atdheut.

Lymi i Detit u shndërrua nga një pensionist në kandidatin për president që e mbështesnin në “Facebook” e bllogje të gjithë fansat e Ramës.

Lymi i Detit prej 5 vjetësh nuk dihet se me çfarë është marrë pavarësisht se i shërbeu Ramës për të hedhur në erë marrëveshjen e detit.

Lymi i Detit i shërbeu Ramës dhe për diçka tjetër, ai ishte i pari që u largua nga Aleanca Kuq e Zi dhe u distancua nga kryetari i saj Kreshnik Spahiu, gjë të cilën ja kërkoi Rama dhe Lymi ju bind pa asnjë rezervë.

Lymi i Detit, sot që diskutohet marrëveshja e Ramës për detin është fshehur. Nuk flet. I është mbyllur goja.  Është bërë memec. Dhe të gjithë kuptojnë se ajo që paska bërë Lymi para 5 vjetësh paska qenë veçse roli i “kukullës” së Ramës.

Lymi, por jo Myslim Pashaj, ka qenë një personazh i mirënjohur në Tiranë. Të gjithë e njihnin si Lymi i Tutit, një burrë i leshtë që shëtiste nëpër Tiranë, në kohën e komunizmit, me një kanaçe boje në dorë për të mbledhur ushqim në plehra. 

Çdo ngjashmëri që lexuesit do të bënin mes Lymit të Tutit dhe Lymit të Detit nuk është në përgjegjësinë e këtij shënimi të redaksisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lokomotiva 01/02/2018 21:41

Harruat top channel, prej tyre e kemi ramen kryeminister

Shto koment

Denonco