Ekstradimi i Ramës

Ekstradimi i Ramës

Nga Enton Abilekaj - 01/02/2018

Etilda Gjoni, nga sot ka një precedent të artë për tu larguar nga skena e skandalit të esktradimit. Ajo mund të shkojë të enjten në interpelancë me 2 minuta vonesë dhe të japë doreheqjen sic bëri ministry britanik. Kështu mund t’I shpëtojë shënjestrës politike dhe të shpresojë në harrimin e Prokurorisë. Kjo është e vetmja shpresë, pasi alibitë I rrëzoi vet të mërkurën në Opinion, kur nuk arriti të bindte as veten se nuk kishte informacion për hetimin dhe masën e sigurisë së Nezar Seitit.

Pak më vonë dështoi të argumentonte që vendimi I gjykatës, si akt nënligjor, është mbi ligjin. Nuk është faji I saj që ka shkelur ligjin, ajo u vu aty pikërisht për këtë. Edi Rama bëri një qeveri sekretarësh, për këtë qëllim. Ndërsa përbetohet për Reformën në Drejtësi, ndërsa fiton zgjedhjet me mjete të justifikuara nga ndërkombëtarët, prej qëllimit të Reformës, minitsrat e tij, ekzekutojnë vendime të marra nëpër tavolina lokalesh. Në një tavolinë lokali në Durrës është marrë vendimi për ekstradimin e Seitajt. Në atë tavolinë, më shumë se një muaj më parë, ka qënë një ish ministër dhe një prokuror që kanë vendosur të mbyllin dosjen Habilaj-Tahiri. Ajo tavolinë okulte vuri në punë Qeverinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ajo tavolinë imponoi një process të paligjshëm, që u zhvillua në secret të plotë dhe me urgjencë, ajo tavolinë diktoi Pushtetin Ekzekutiv dhe Pushtetin Gjyqësor, jo vetëm t’I bindeshin, por edhe t’I shërbenin krimit.

Dhe, sigurisht, askush nuk mund të mendojë që ministrja e re, mund të kishte guximin ta bënte këtë pa urdhërin e Ramës. 
Xhafaj nuk mund ta bënte dot ekstradimin. Prokurorja e Përgjithshme u shmang. Hetimi I Arta Markut, nuk është ashtu sic duket. Duket si një alibi për esktardimin, por në fakt është një hetim I vërtetë, jo vetëm për të gjetur fajtorët, por edhe për t’u hakmarrë ndaj shmangies që I bënë të dërguarit politikë, prokurores së përgjithshme. 

Arta Marku dhe Fatmir Xhafa janë viktimat e këtij ekstradimi të organizuar nga Kryeministri. Vartësit e tyre u vunë në shërbim të paligjshmërisë me urdhër nga lart. Ata të dy tani, janë pjesa e maxhorancës që po lufton maxhorancën. Ata po e rrezikojnë qeverinë më shumë se opozita. Pas hetimit të Prokurorisë dhe të Ministrit të Brendshëm, Etilda Gjonaj do të rrezikojë më shumë se nga interpelanca apo nga shënjestrimi që I ka bërë opozita. Ajo mund të përdoret si preja, që I jep fund gjuetisë për skandalin e ekstradimit. Autori I vërtetë do të shpëtojë. 

Autori I vërtetë është sigurisht Edi Rama. Pa urdhërin apo lejen e tij, nuk mund të pranohej kërkesa për esktradim nga Ministria, nuk mund të vihej në lëvizje Gjykata e Tiranës që nuk kishte kompetencën për ta gjykuar cështjen, nuk mund të injorohej Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk do të punonte fshehtas, zyra e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk do të nisej policia për të rrëmbyer nga burgu një të dyshuar në masë sigurie, nuk do t’I hapte dyert e burgut juristi I 313, nuk do të kalonte në Rinas pa bërë check in nëj I dyshuar për krim. Të gjitha këto, mblidhen tek ai që ka gjithë pushtetin dhe po kërkon akoma më shumë pushtet. Ai që e nxiti Saimir Tahirin të lejonte kanabizimin e vendit dhe pastaj e perjashtoi nga partia, do të bëjë të njëjtën gjë me Etilda Gjonajn, kur Prokuroria të përfundojë hetimin. 

Ajo që ndodhi sot në parlament, tregoi frikën që ka për të folur për ekstradimin e Seitit. Por, nëse opozitën mund ta përjashtojë nga séance, të mbysë më propagandë, ta izolojë me mediat që kontrollon, problem I tij mbetet Ministri I Brendshëm dhe Prokurorja e Përgjithshme. Aata nuk mund t ‘i heqë, nuk mund t ‘I ndalojë. Mesazhi I djeshëm I ambasadorit amerikan, e tregoi qartë që Ramës I mbaroi koha në 31 janar. Tani është koha e Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fiqiri02/02/2018 16:26

ministri drejtesise etilda gjonaj me doreheqje kalon valen e "sikletit"

Soni01/02/2018 22:07

Brilant Abilekaj. I drsjperdrejte. Bravo.

zavalli01/02/2018 20:55

Lere Abilekaj se e ke myt. me prokuroren e pergjithshme dhe me fatmir xhafen do shpetoje shqiperia. po edi rama eshte vete prokuror i pergjithshem e minister i brendshem. ai i vuri ata.

Shto koment

Denonco