Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Si e ka paraqitur Zëri i Amerikës, në shqip, fjalën e Trump?

Si e ka paraqitur Zëri i Amerikës, në shqip, fjalën e Trump?

Nga SYRI.net - 01/02/2018

Çuditërisht Zëri i Amerikës në versionin shqip ka transformuar dhe keqpërkthyer fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, në Kongres. Në fjalën e tij Presidenti Trump i ka kërkuar kongresit të miratojë një ligj që asistenca e huaj amerikane  në dollarë gjithnjë ti shërbejë interesave amerikane dhe të shkojë vetëm te miqtë (friends) e Amerikës, jo te armiqtë (enemies) e Amerikës.

Zëri i Amerikës në versionin shqip këtë qëndrim të Presidentit Trump e ka transformuar (nuk dihet nga e gjetur këtë version të fjalës së Presidentit Trump dhe për më tepër e ka keqpërkthyer fjalën e tij, ku termi “armiq e Amerikës (enemies of America) është përkthyer “kundërshtarët tanë”). Nuk është provuar nëse ky është thjesht një lapsur apo është bërë i qëllimshëm. Dhe nëse është me qëllim do të shtrohej pyetja: Se kus e ka bërë me qëllim një veprim të tillë?

I mbetet drejtuesve të VOA në anglisht e shqip ti bëjnë me dije publikut shqiptar të vërtetën. Sepse shqiptarët, duke dëgjuar direkt fjalën e Presidentit të SHBA janë të shqetësuar dhe të indinjuar që Shqipëria, një partnere strategjike e SHBA dhe një vend mik, në mënyrë indirekte, për shkak të votës së qeverisë Rama në sesionin e OKB, kundër qëndrimit të SHBA për Jerusalemin, është vendosur në krahun e “vëndeve armike të Amerikës” nga Rama dhe qeveria e tij. Natyrisht pasi edhe Presidenti Meta e ka sqaruar pozicionin e tij përmes një letre drejtuar Presidentit Trump, i mbetet kuvendit të ndërmarrë të gjithë hapat për të rivendosur Shqipërinë në pozicionin që i takon në marrëdhëniet me SHBA.

***

Transkripti në anglisht i fjalës së Presidentit Trump: “…That is why tonight I am asking Congress to pass legislation to help ensure American foreign assistance dollars always serve American interests and only go to friends of America, not enemies of America. (http://www.telegraph.co.uk/news/2018/01/31/donald-trumps-state-union-speech-2018-full-transcript/)

Përkthimi në shqip i fjalës së Trump: Kjo është arsyeja pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t'u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës.

Përkthimi në shqip nga Zëri i Amerikës: “….Kjo është arsyeja përse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë një ligj që dollarët amerikanë për ndihmat e huaja t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe t’u shkojnë vetëm miqve të Amerikës. Ndërsa forcojmë miqësitë në mbarë botën, ne gjithashtu po rikthejmë qartësinë se cilët janë kundërshtarët tanë…”. (https://www.zeriamerikes.com/a/trump-state-of-the-union/4232427.html)

***

Për të ndjekur në anglisht fjalën e Presidentit Trump dhe për të vlerësuar se çfarë ka thënë saktësisht në anglisht Presidenti Trump në fjalimin vjetor në Kongres në 31 janar 2018, për çështjen e vendeve që votuan kundër qëndrimit të SHBA në sesionin e OKB për shpalljen e Jerusalemit kryeqytet i Izraelit, shiko linkun më poshtë (https://www.express.co.uk/news/world/912312/State-of-the-Union-speech-watch-in-full-Donald-Trump-live-online-address-sot ) në minutat 1:06:00-1:07:00.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

porda02/02/2018 03:43

Merre nje her origjinalin dhe krahasoje. Nuk e di ku e ke par ti orgjinalin

qytetari01/02/2018 17:49

Fjala enemies ka kater perkthime ne shqip dhe kundershtaret eshte kuptimi i dyte. Mundohuni dhe shikoni fjalorin perpara se te mbani qendrime.

Zri01/02/2018 17:46

Zëri i amerikës është mbushur me bij komunistësh dhe sorosianë.

Shto koment

Denonco